Në pjesë lojen e parë ka shënuar kryeministri maqesonas Nikola Gruevski, me asistim të zv.kryeministrit kosovar Hashim Thaçi.
Kombinim i njejtë ka ndodhur edhe në pjesën e dytë. Për 2 me 0 goli ka ardhur nga Gruevski me asistim të Thaçit.
Zv.kryeministri kosovar është dëshmuar si kontribuesi më i mirë për thellim të rezultatit, duke i asistuar për golin e tretë ministrit të Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.
Ekipi i “BE-së së ardhme”, po avancon 3 me 0.
Fillon loja futbollistike ndërmjet BE-së së tashme dhe të ardhme (Foto)
Kanë filluar përgatitjet e liderëve politikë për miqësoren e futbollit ndërmjet ekipit të shteteve jo anëtare të BE-së “BE e ardhshme” dhe ekipit të shteteve anëtare ”BE”.
Indeksonline ka siguruar pamjet e para të fushës, ku shihet duke u prononcuar për mediet e huaja dhe duke u përgatitur për lojë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Veçantia e ekipit “BE e ardhshme”, e cila ka tërhequr vëmendje botërore, siç mëson Indeksonline, është rreshtimi i kryeministrit serb Vuçiç përkrah dy liderëve shqiptarë, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, që njëherësh është edhe mesazh i fuqishëm politikë se pa bashkëpunuar me njëri-tjetrin nuk mund të ketë integrim evropian, ashtu siç lojtarët nuk mund të shënojnë gol dhe të fitojnë pa u komponuar dhe kombinuar me njëri-tjetrin.
Kjo ndeshje e pazakontë futbolli, e cila në medie botërore është quajtur edhe “lojë diplomatike”, po luhet në kuadër të samitit për vendet e Ballkanit Perëndimor në Vjenë të Austrisë.


