Shqipëria kërkon hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

TË FUNDIT

Samiti i Vjenës ka mbledhur dje udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët të vënë përballë shoqërisë civile, kanë diskutuar mbi sfidat e rajonit por dhe problemet kryesore me të cilat përballen vendet e tyre. Krerët më të lartë të këtyre vendeve, por dhe komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn vunë theksin tek bashkëpunimi. Komisioneri Hahn theksoi rëndësinë e arritjes së standardeve të BE-së. Ndërsa Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij theksoi se në këto kohë nuk është e nevojshme që liderët e Ballkanit të tregojnë se çfarë kanë bërë, por është e rëndësishme ajo që ata do të bëjnë së bashku. Në Samitin e Vjenës, kryeministri Rama ka kërkuar që të hapen negociatat me BE-në. Ndërsa kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç falënderoi kryeministrin Rama duke thënë se mes Shqipërisë dhe Serbisë tashmë nuk ka më tensione.