Transparenca në qeverisje, Kosova dhe Shqipëria kanë bërë progres

0

Politikanë nga vende të ndryshme të Ballkanit janë mbledhur sot në Tiranë, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar: “Dialogu për Partneritetin për Qeverisje të Hapur në Ballkanin Perëndimor”, ku synohet të paraqesë një mundësi të shkëlqyer për të nxitur një Qeverisje të hapur në vendet e BallkanitPerëndimor dhe më gjerë; një qeverisjetë përgjegjshme dhe transparente në politikbërjen, nëpërmjet zgjerimit të ekspertizës së shoqërisë civile.

Pjesëmarrësit në forum thanë se transparenca në qeverisje mund të përmirësojë shërbimet publike, të nxisë rritjen ekonomike, të reduktojë varfërinë dhe korrupsionin dhe të rivendosë besimin publik në qeveri. Po ashtu, dialogu do të vendosë bashkëpunimin rajonal si një prioritet kyç.

Përfaqësuesi i Parlamentit të Kosovës Zenun Pajaziti tha se Kosova ka bërë progres të madh në këtë drejtim, ku është krijuar një dialog dhe bashkëpunim i mirë mes Parlamentit, shoqërisë civile dhe qytetarëve, por megjithatë ka ende punë për t’u bërë për të arritur standardet e BE-së në këtë drejtim.

Edhe Valentina Leskaj, nënkryetare e Parlamentit të Shqipërisë foli në këtë forum, ndërsa theksoi se sot më shumë se kurrë qeverisja është më e hapur dhe më transparente. Sot qytetarët, shoqëria civile, media kanë akses për të kërkuar çdo informacion që ju nevojitet, dhe në këtë drejtim edhe infrastruktura është modernizuar.

Për organizatorët Partneriteti për Qeverisje të Hapur (PQH) është një platformë ndërkombëtare për reformatorët e brendshëm të angazhuar për të bërë qeveritë e tyremë të hapura, të përgjegjshme dhe reaguese ndaj qytetarëve. Që nga fillimi në vitin 2011, PQH është rri tur nga 8 vende në 65 vende pjesëmarrëse.Ajo çfarë është unike në PQH është se kjo platformë sjell së bashku në mënyrë të njëjtë angazhim dhe veprim si nga qeveritë ashtu edhe ngashoqëria civile. Qeveritë kanë treguar gatishmëri për të miratuar parimet e PQH dhe përhapjen e tyre sipas angazhimeve të PQH mbi hapje,përfshirjen dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve të tyre. Nga ana tjetër, ekziston një rol i pamohueshëm i shoqërisë civile, duke vepruar si një motor ifuqishëm që nxit procesin dhe në raste të tjera si një forcë lëvizëse që nxit qeveritë e tyre për të marrë përgjegjësi për një qeverisje të hapur.

Eventi vjen në një kohë të rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi iu bashkuan PQH-së në Dhjetor tëvitit 2012, ndërsa Serbia u bashkua në Prill të vitit 2013. Të katër vendet nënshkruese janë duke përgatitur dhe/ose zbatuar Planin e tyre Kombëtartë Veprimit 201 4-2016. Në qershor të vitit 2014 Kosova bëri një angazhim për t’iu bashkuar me PQH dhe në Shtator 2014 Bosnja dhe Hercegovina ubë vendi i fundit nënshkrues i PQH

Policia: Aksioni i Vetëvendosjes, 1 polic i lënduar dhe 15 të arrestuar

0

Policia e Kosovës thotë se rreth 40 persona, aktivist të Lëvizjes Vetëvendosja, kanë hyrë me dhunë brenda oborrit të objektit të ish- Rilindjes dhe kanë filluar që t’i dëmtojnë gomat e veturave me targa zyrtare, ku rreth 55 veturave iu janë dëmtuar gomat.

Polica e Kosovës në bazë të detyrave dhe autorizimeve të përgjithshme ka ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore për të menaxhuar me këtë situatë dhe gjatë kryerjes së detyrës një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore.

“Gjatë këtyre zhvillimeve janë shoqëruar për në stacion policor 15 persona, të cilët po intervistohen sipas proceduarve të parapara dhe të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të kryhen në pajtim me ligjin”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Benitez më i mirë se Mourinho thotë Perez

0

Presidenti i Los Blancos mendon dhe beson se menaxheri aktual në Santiago Bernabeu Rafael Benitez është më i miri që ai ka punuar me të.

Rafa ka marrë 4 pikë në dy ndeshjet e para në La liga me “mbretërit” dhe ka shumë para vetes.

Prandaj Rafael Benitez , sipas Florentino Perezit president i klubit Benitez është “trajneri më i mirë që unë kam pasur ndonjëherë “, ka thënë Perez dhe gati ka hequr mëdyshjet për një kthim të mundshëm të Mourinhos, edhe pse ka pasur fjalë të mira për portugezin, për të cilin tha se sa ishte këtu ka punuar mjaft në rritjen e cilësisë së Realit.

Premiera botërore e “Demolition” hap Festivalin e Torontos

0

Premiera botërore e filmit “Demolition”, me Jack Gyllenhaal në rolin kryesor, ka hapur mbrëmë edicionin e 40-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.
Më shumë se 300 filma nga 60 shtete do të shfaqen gjatë festivalit 10-ditësh.

“Pikë së pari, është i 40-ti, që e bën edhe më të madh. Ka qëndruar aq gjatë dhe çdo vit bëhet më shumë e më shumë i jashtëzakonshëm. Kjo është shumë e mirë për qytetin”, ka thënë Donna Christo, një vizitore e festivalit.
“Është e mrekullueshme t’i shohësh krejt fansat dhe njerëzit dhe aktorët dhe producentët – gumëzhimën e të gjithë atyre”.

Në “Demolition” Gyllenhaal luan rolin e një investitori bankar, i cili e dekonstruon jetën e tij pas humbjes së gruas në një aksident me makinë.

Një pjesë e zhvillimit të karakterit të tij përfshin edhe demolimin e shtëpisë ku ka jetuar me gruan e ndjerë.
Festivali filmik në Toronto tà « Kanadasë do të zgjasë deri më 20 shtator.

Filloi fushata për pavarësinë e Katalonisë

0

Mbështetësit e pavarësisë së Katalonisë filluan sot fushatën e tyre zgjedhore, në përpjekje që të sigurojnë shumicën e votave në zgjedhjet rajonale parlamentare, të cilat zhvillohen më 27 shtator.
Fushata filloi sot, pikërisht kur Katalonia kremton festën e vet kombëtare. Për çdo vit, më 11 shtator, mbështetësit e pavarësisë organizojnë tubime masive në Barcelonë, duke kërkuar pavarësimin e Katalonisë nga Spanja.
Partitë që angazhohen për pavarësinë e Katalonisë duhet të fitojnë 68 nga 135 ulëset në parlamentin rajonal, me qëllim që të kenë mundësi që të vazhdojnë të angazhohen për realizimin e qëllimit të tyre. Sipas anketave të fundit, këto parti do të sigurojnë një shumicë të ngushtë.
Luftëtarët për pavarësinë e Katalonisë kanë premtuar se në rast të fitores në zgjedhje, Katalonia do të shpall në mënyrë të njëanshme pavarësinë brenda 18 muajve.
Autoritetet qendrore në Madrid përpjekjet për shkëputje të Katalonisë i cilësojnë si jo-kushtetuese dhe kanë theksuar se nuk do të lejojnë që kjo të ndodhë./21Media

Genci , Alma ,Sidriti dhe Jonida në jurinë e “The Voice of Albania 5”

0

Ky lajm është bërë i ditur nga vet spektakli “The Voice of Albania”, ku këta të fundit përmes një statusi në rrjetin social facebook kanë zbuluar në tersi ekipin e trajnerëve
“The Voice of Albania 5” do të fillojë së shpejti ndërsa tashmë janë zbuluar të gjithë emrat e trajnerëve të këtij sezoni.

Nga sezoni i kaluar do të rikthehet trajneri fitues, Genc Salihu edhe për një sezonë ndërsa Elsa Lila është zëvendësuar nga këngëtarja nga Shqipëria, Jonida Maliqi.
Dyshja Alma Bektashi dhe Sidrit Bejleri, të pranishëm në panel që nga sezoni i parë i “The Voice of Albania” do vijnë përsëri me batutat mes tyre dhe profesionalizimit maksimal në muzikë.

“Po e zbulojmë. Ekipit të trajnerëve të ‘The Voice of Albania 5’ i bashkohet Jonida Maliqi. Tani ata janë sërish katër. Sidriti, Alma, Genci dhe Jonida. Ekip i forte për zërat më të mirë të shqiptarëve. Sfida fillon së shpejti” është shkruar në status.

Haradinaj: "Shkoni me votue në Medvegjë"

0

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, sot ka takuar një delegacion të përfaqësuesve politikë të Medvegjes, e cila do të organizojë zgjedhje këtë të dielë. Është biseduar për aktualitetin politik, dhe për problemet në pag të këtyre zgjedhjeve.
Mesazhi kryesor që ka dalë nga takimi, është se obligimi më i rëndësishëm qytetar për të gjithë banorët e Medvegjës, duke përfshirë edhe ata që aktualisht jetojnë në Kosovë, është pjesëmarrja në votimet e së dielës. Pjesmarrja sa më e madhe në zgjedhjet komunale në Medvegjë, nënkupton përcaktim për më shumë hise politike të shqiptarëve në pushtetin e kësaj komune, që do të dalë nga zgjedhjet e së dielës.

Biskota e vogëlushes (Foto)

0

Kjo foto e kësaj vogëlushe e cila është e bllokuar me familjen e saj në kufirin serbo-hungarez,po bënë jehonë të madhe në botë.
Fjalët janë të tepërta për përshkrimin e kësaj fotografie, ku kjo vogëlushe shifet duke iu ofruar Policëve një biskotë.
Të paktën vajza e tregon anën humane të saj../21Media

Hungaria ushqen refugjatët si të ishin kafshë (Video)

0

Në një xhirim shqetësues, i cili ka vërshuar rrjetet sociale, tregon se me çfarë tretmani po përballen refugjatët në kampin kryesor për pranimin e tyre në Hungari, në brezin kufitar me Serbinë.
Xhirimi është përplot me skena, në të cilat mund të shihet se si policët hungarezë ushqejnë refugjatët, si të ishin kafshë në ndonjë ahur.
Xhirimi, i cili u bë fshehurazi nga një vullnetar nga Austria, i cili vizitoi kampin në Reske, tregon se si 150 refugjatë me të gjithë fuqinë shtyhen mes vete për të kapur qeset me ushqim, të cilat policët hungarezë i hedhin në hapësirën e kufizuar brenda kampit.
Në turmë kishte edhe gra dhe fëmijë, përderisa refugjatët e uritur tentonin të kapnin ushqimet, të cilat fluturonin në ajër.
Austriaku Aleksander Shpricendorfer e komentoi xhirimin me fjalët “Sikur të ushqejnë kafshët në ahur, një Guantanamo në Evropë. Shpricendorfer vendosi këtë xhirim në Ju Tjub, i cili më pas u përhap me shpejtësi dhe deri sot në mëngjes xhirimi pati mbi 20 mijë klikime.
Shpricenberger tha se në kampin në Reske kishte shkuar që të dërgojë ushqim, veshmbathje dhe ilaçe, me qëllim që të ndihmojë me mijëra refugjatë, të cilët po kalojnë kufirin.
Siç shpjegoi ai, përderisa ai po fliste me vullnetarë të Kryqit të Kuq, bashkëshortja e tij, Mihaela, kishte parë se si po zhvillohej situata dhe kishte vendosur ta xhirojë skenën./21Media

https://youtu.be/2VrhHiw84p4

Timberlake : Të bëhesh baba është gjëja më e mrekullueshme

0

Megjithëse ai është një këngëtar, aktor dhe biznesmen shumë i suksesshëm, të qënit baba është gjëja më e mrekullueshme që i ka ndodhur Justin Timberlake.
34 vjeçari e ka pohuar këtë gjë gjatë emisionit “The Tonight Show” mbrëmjen e së mërkurës.
Timberlake është bërë baba për herë të parë në prill të këtij viti me djalin Silas.
“Është gjëja më e mrekullueshme , e pabesueshme dhe mahnitëse që mund ti ndodhë kujtdo.”- tha këngëtari.
Baba i lumtur gjithashtu deklaroi se fjala e parë e vogëlushit 5 muajsh Silas ishte “dada”.

2C23076900000578-3228885-image-m-25_1441866327590

2C22B5FD00000578-3228885-image-m-3_1441864573556