Premiera botërore e filmit “Demolition”, me Jack Gyllenhaal në rolin kryesor, ka hapur mbrëmë edicionin e 40-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.
Më shumë se 300 filma nga 60 shtete do të shfaqen gjatë festivalit 10-ditësh.
“Pikë së pari, është i 40-ti, që e bën edhe më të madh. Ka qëndruar aq gjatë dhe çdo vit bëhet më shumë e më shumë i jashtëzakonshëm. Kjo është shumë e mirë për qytetin”, ka thënë Donna Christo, një vizitore e festivalit.
“Është e mrekullueshme t’i shohësh krejt fansat dhe njerëzit dhe aktorët dhe producentët – gumëzhimën e të gjithë atyre”.
Në “Demolition” Gyllenhaal luan rolin e një investitori bankar, i cili e dekonstruon jetën e tij pas humbjes së gruas në një aksident me makinë.
Një pjesë e zhvillimit të karakterit të tij përfshin edhe demolimin e shtëpisë ku ka jetuar me gruan e ndjerë.
Festivali filmik në Toronto tà « Kanadasë do të zgjasë deri më 20 shtator.
