Transparenca në qeverisje, Kosova dhe Shqipëria kanë bërë progres

TË FUNDIT

Politikanë nga vende të ndryshme të Ballkanit janë mbledhur sot në Tiranë, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar: “Dialogu për Partneritetin për Qeverisje të Hapur në Ballkanin Perëndimor”, ku synohet të paraqesë një mundësi të shkëlqyer për të nxitur një Qeverisje të hapur në vendet e BallkanitPerëndimor dhe më gjerë; një qeverisjetë përgjegjshme dhe transparente në politikbërjen, nëpërmjet zgjerimit të ekspertizës së shoqërisë civile.

Pjesëmarrësit në forum thanë se transparenca në qeverisje mund të përmirësojë shërbimet publike, të nxisë rritjen ekonomike, të reduktojë varfërinë dhe korrupsionin dhe të rivendosë besimin publik në qeveri. Po ashtu, dialogu do të vendosë bashkëpunimin rajonal si një prioritet kyç.

Përfaqësuesi i Parlamentit të Kosovës Zenun Pajaziti tha se Kosova ka bërë progres të madh në këtë drejtim, ku është krijuar një dialog dhe bashkëpunim i mirë mes Parlamentit, shoqërisë civile dhe qytetarëve, por megjithatë ka ende punë për t’u bërë për të arritur standardet e BE-së në këtë drejtim.

Edhe Valentina Leskaj, nënkryetare e Parlamentit të Shqipërisë foli në këtë forum, ndërsa theksoi se sot më shumë se kurrë qeverisja është më e hapur dhe më transparente. Sot qytetarët, shoqëria civile, media kanë akses për të kërkuar çdo informacion që ju nevojitet, dhe në këtë drejtim edhe infrastruktura është modernizuar.

Për organizatorët Partneriteti për Qeverisje të Hapur (PQH) është një platformë ndërkombëtare për reformatorët e brendshëm të angazhuar për të bërë qeveritë e tyremë të hapura, të përgjegjshme dhe reaguese ndaj qytetarëve. Që nga fillimi në vitin 2011, PQH është rri tur nga 8 vende në 65 vende pjesëmarrëse.Ajo çfarë është unike në PQH është se kjo platformë sjell së bashku në mënyrë të njëjtë angazhim dhe veprim si nga qeveritë ashtu edhe ngashoqëria civile. Qeveritë kanë treguar gatishmëri për të miratuar parimet e PQH dhe përhapjen e tyre sipas angazhimeve të PQH mbi hapje,përfshirjen dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve të tyre. Nga ana tjetër, ekziston një rol i pamohueshëm i shoqërisë civile, duke vepruar si një motor ifuqishëm që nxit procesin dhe në raste të tjera si një forcë lëvizëse që nxit qeveritë e tyre për të marrë përgjegjësi për një qeverisje të hapur.

Eventi vjen në një kohë të rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi iu bashkuan PQH-së në Dhjetor tëvitit 2012, ndërsa Serbia u bashkua në Prill të vitit 2013. Të katër vendet nënshkruese janë duke përgatitur dhe/ose zbatuar Planin e tyre Kombëtartë Veprimit 201 4-2016. Në qershor të vitit 2014 Kosova bëri një angazhim për t’iu bashkuar me PQH dhe në Shtator 2014 Bosnja dhe Hercegovina ubë vendi i fundit nënshkrues i PQH