Mbështetësit e pavarësisë së Katalonisë filluan sot fushatën e tyre zgjedhore, në përpjekje që të sigurojnë shumicën e votave në zgjedhjet rajonale parlamentare, të cilat zhvillohen më 27 shtator.
Fushata filloi sot, pikërisht kur Katalonia kremton festën e vet kombëtare. Për çdo vit, më 11 shtator, mbështetësit e pavarësisë organizojnë tubime masive në Barcelonë, duke kërkuar pavarësimin e Katalonisë nga Spanja.
Partitë që angazhohen për pavarësinë e Katalonisë duhet të fitojnë 68 nga 135 ulëset në parlamentin rajonal, me qëllim që të kenë mundësi që të vazhdojnë të angazhohen për realizimin e qëllimit të tyre. Sipas anketave të fundit, këto parti do të sigurojnë një shumicë të ngushtë.
Luftëtarët për pavarësinë e Katalonisë kanë premtuar se në rast të fitores në zgjedhje, Katalonia do të shpall në mënyrë të njëanshme pavarësinë brenda 18 muajve.
Autoritetet qendrore në Madrid përpjekjet për shkëputje të Katalonisë i cilësojnë si jo-kushtetuese dhe kanë theksuar se nuk do të lejojnë që kjo të ndodhë./21Media
