Mesazhi i shqiptares për Merkelin

0

Ajo u deportua nga Gjermania pasi nuk plotësonte kushtet për azil, por ka vetëm fjalë të mira për kancelaren Angela Merkel.

Revista gjermane “Focus” solli në vëmendje momentin e riatdhesimit të 80 shtetasve shqiptarë, të cilët u rikthyen me pahir në atdhe.

Kancelarja Angela Merkel ka theksuar vazhdimisht se nuk do ketë azil për shkaqe ekonomike, shkak për të cilën kjo shtetase u deportua bashkë me familjen e saj.
“Ne në Gjermani ikëm nga halli, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, siç ikën gjithë të tjerët ikëm. Por shteti gjerman aq deshi, aq na mbajti. Na kanë trajtuar shumë mirë. Bukë na kanë dhënë, fëmijët i kanë ushqyer, na kanë respektuar, por ne ishim në kamp, nuk kishim lekë dhe nuk e dimë si do bëjmë tani që u kthyem këtu, probleme kemi, në borxhe jemi, fëmijët i kemi pa shkollë, se me çfarë do t’i veshim nuk e dimë”, deklaron e shqiptarja e riatdhesuar.

Gjermania përfshiu Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta të origjinës, për të përshpejtuar procedurat e deportimit.

​Flamuri amerikan në gjysmë shtize në Prishtinë në përkujtim të 11 shtatorit (Video)

0

Në ditën e sotme para 14 viteve, më 11 shtator 2001, në Amerikë ndodhi njëri ndër sulmet më të rënda ndonjëherë, sulm ky i cili la pas të rrënuara “Kullat Binjake” në New York. Në këtë sulm terrorist me aeroplanë humbën jetën rreth 3 mijë persona. Shumë prej këtyre personave ishin të huaj, e një pjesë tjetër po ashtu e madhe edhe zjarrfikës. Në mesin e viktimave të atyre sulmeve ishin edhe tre shqiptaro- amerikanë.

Për të përkujtuar këtë ditë tragjike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe Garda e Nderit e Policisë së Kosovës ulën sot në Sheshin Bill Clinton në Prishtinë flamurin amerikan në gjysmë shtize.

Agim Rexhepi nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” tha se 11 shtatori është ngjarje që ka tronditur gjithë botën dhe jo vetëm SHBA-të. Sipas tij, Amerika ka qenë çdo herë aleat strategjik i Kosovës dhe mik historik i shqiptarëve.

Kurse, njëri nga njerëzit që ka më për zemër Amerikën, nga shoqata e personave me aftësi të kufizuara, Agim Vatovci, tha se po të mos ishte Amerika e të sulmonte caqet e Serbisë, ne sot nuk do të ishim. Ai sulmin terrorist të para 14 viteve e cilëson si sulmin më makabër të bërë ndonjëherë.

Sulmet ajrore të 11 shtatorit të 2001-ës, kanë shë nuar pikë kthese, jo vetëm për Amerikën por për mbarë botën në luftën kundër terrorizmit.

MIE nisë përgatitjet për përkthimin e legjislacionit të BE-së

0

Ministria e Integrimit Evropian (MIE), ka nisur përgatitjet për përkthimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian në gjuhët zyrtare të Kosovës.

Ky proces nënkupton përkthimin e rreth 200 mijë faqeve të legjislacionit të BE-së, të cilat do të hyjnë në shërbim të ministrive gjatë hartimit të ligjeve vendore dhe përafrimit të legjislacionit vendor me rregullat dhe procedurat e BE-së të njohura si ‘Acquis’.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, sipas të cilit, krijimi i versionit kombëtar të ‘Acquis’ është obligim i secilit shtet që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

“Kosova është në fazën fillestare të këtij procesi. Në këtë kontekst, MIE ka hartuar ‘Rregulloren për Procesin e Përkthimit të Legjislacionit të Bashkimit Evropian në Gjuhët Zyrtare të Republikës së Kosovës’ e cila është aprovuarnga Qeveria në fillim të këtij viti dhe ka për qëllim të përcaktojë procedurat e përkthimit, koordinimin e procesit të përkthimit, si dhe unifikimin e terminolo gjisë të Acquis të BE-së në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës”, ka plotësuar ai.

Sipas tij, ky proces përfshinë përkthimin e të gjitha normave dhe praktikave juridike, legjislacionin primar dhe sekondar, parimet, marrëveshjet, deklaratat, rezolutat, mendimet, objektivat dhe praktikat institucionale dhe operative si dhe praktikat gjyqësore të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, që aplikohen ndaj BE-së.

Ai ka shpjeguar se ministria që ai drejton do të koordinoj procesin e përkthimit të këtij legjislacioni deri në përfundimin e tij.

“Përkthimi i akteve ligjore të BE-së do të planifikohet në bazë të Programit Vjetor Legjislativ të Qeverisë si dhe në bazë të prioriteteve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Acquis përmban rreth 200 mijë faqe legjislacion, mirëpo ky numër është i ndryshueshëm për shkak se ligjbërja në BE është shumë dinamike”, ka s htuar Çollaku.

Më tej, ka informuar se MIE me mbështetjen e organizatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ, aktualisht ka nisur procedurat për pajisjen me sistemin softuerik për përkthim (Trados).“Pas pajisjes me këtë softuer, MIE do të fillojë trajnimin e zyrtarëve për përdorimin e këtij softueri”, plotësoi Çollaku, duke thënë se në saje të këtij procesi kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi edhe me institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

Pikërisht për këtë proces ka njoftuar se MIE ka bashkëpunim të ngushtë edhe me Ministrinë e Integrimit Evropian të Shqipërisë me të cilën muaj më parë kanë nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e Komisionit teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së në gjuhën shqipe, si dhe bashkëpunimit në sferën e përafrimit të legjislacionit.

“Po ashtu, Kosova ka bashkëpunim të rregullt me shtetet tjera të rajonit përmes pjesëmarrjes në tak ime rajonale ku shtjellohet procesi i përkthimit dhe elementet që e përbëjnë atë”, plotësoi ai.

Siriani të cilin e rrëzoi kameramanja ka qenë trajner i suksesshëm

0

Siriani të cilin, derisa mbante në duar djalin e tij shtatëvjeçar, e rrëzoi duke i vënë stërkëmbës kameramanja hungareze Petra Lazlo, para se të braktiste Sirinë ka qenë trajner i sukseshëm futbolli, njofton sot “Euronews”.

Osama al-Abd al-Mohsen nga qyteti Deir Ezzor ka drejtuar klubin futbollistik “Al Fotuwa SC” të premier ligës siriane, ndërsa atë e kanë njohur pjesëtarët e një faqeje interneti të bashkësisë siriane në Evropë.
unnamed (6)

Ata kanë thënë se Mohsen e ka braktisur Sirinë për t’u shpëtuar xhihadistëve të Shtetit Islam, ndërsa thuhet se ka qenë edhe një nga revolucionarët e parë të cilët i kanë arrestuar dhe torturuar pjesëtarët e regjimit të kryetarit Bashar al Asad.
Në xhirimin që u përhap në internet, kameramanja Petra Lazlo është zënë se si pengon një burrë që vrapon me fëmijën në krahë, kurse më pastaj shqelmon një fëmijë tjetër që po vrapon te vendi Reske, në kufirin Hungari-Serbi.

Më vonë u publikua se ajo ka punuar për televizionin N1, një stacion i afërt me p artinë e së djathtës ekstreme Jobbik.
Pak pas incidentit i cili ndodhi më 8 shtator në kampin e refugjatëve në Hungari, Lazlo mbeti pa punë, kurse dje prokuroria hungareze ngriti hetime penale për shkak të prishjes së rendit.

unnamed (7)

Në facebook-llogarinë e Osama al-Abd al-Mohsenit gjendet fotografia në të cilën ai qëndron në vendin e trajnerit të skuadrës futbollistike “Al-Fotuwa”.

Sirianët në facebook kanë lutur shfrytëzuesit që të luten për Osamën, i cili, siç thonë, “ka ikur nga urrejtja për të hasur prapë në urrejtje”.

Përfundon aksioni i VV-së (Video dhe foto)

0

Aksioni i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët tentuan të vendosin disa fleta në veturat zyrtare, ku shkruhej “jofunksional”, ka përfunduar me arrestimin e disa aktivistëve të Vetëvendosjes.

Ata nuk u lejuan nga Policia e Kosovës, të cilëve më vonë i erdhi në ndihmë edhe Njësia Speciale e cila për një kohë qëndroi e barrikaduar para oborrit të ndërtesës së qeverisë së re. Megjithatë, aktivistët e Vetëvendosjes kanë arritur të shpërthejnë disa goma të veturave zyrtare.

Vetëvendosje thotë se 40 veturave u janë shpërthyer gomat duke i bërë jofunksionale, ashtu siç do të bëhet Kosova jofunksionale me “Zajednicën”.

 

 

Rita: Anëtarësimi në UNESCO sjellë më shumë mundësi për të rinjtë e Kosovës

0

Këngëtarja Britanike me famë botërore e lindur në Kosovë, Rita Ora, në një artikull të revistës diplomatike Franceze “La Lettre Diplomatique” ka shprehur mbështetjen e saj të fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Në vijim ju sjellim të plotë artikullin e znj. Rita Ora të shkruar për revistën diplomatike Franceze “La Lettre Diplomatique”.

Rita Ora

Jam një vajzë tipike nga Londra. Jam një yll i popit. Jam refugjate. Në të vërtetë jam një bebe refugjate. Si fëmijë jam rritur në një banesë me një dhomë të cilën e kam ndarë me prindërit e mi dhe motrën më të moshuar. Nga dritarja kam mundur të shoh Varrezat Brompton. Ishte e frikshme.

Nuk e di se çka ishte më e frikshme – varrezat apo të qenit refugjat…

Prindërit e mi u larguan nga Kosova në kërkim të një jete më të sigurt. Fakti i të qenit një person i zhvendosur nga vendi, bartja e etiketimit “refugjat,” më ka dalluar thellësisht. Refugjatët rrallë se kanë një zë.

Fatmirësisht, unë e kam një – në kuptimin e plotë të fjalës dhe në mënyrë metaforike. Zëri më dha famë. Unë jam e privilegjuar dhe motivuar në mënyrë të barabartë për ta përdorur zërin tim në emër të refugjatëve. Edhe pse paqja dhe siguria janë ato që ne i synojmë, – parakushtet për një jetë normale, – jo gjithkush gëzon këto të drejta legjitime; ato nuk jepen, ato duhet të ruhen. Organizatat ndërkombëtare luajnë një rol të madh në këtë drejtim.

Ekziston edhe një aspekt tjetër i tregimit. Njerëzit e suksesshëm dhe ata të cilët i shikojnë ata kanë tendencë të besojnë se janë të veçantë, se janë bërë vetë të suksesshëm. Kjo është në një masë të madhe e vërtetë.

Megjithatë, ne nuk duhet të harrojmë fuqinë e mundësive të ofruara tek ne. Madje edhe më të mirët prej neve, në një vend të shkatërruar nga lufta, do të ishin këmbëzbathur pranë një vije kufitare, të zënë duke u munduar të mbijetojnë.

Prandaj, unë i përkrah përpjekjet e autoriteteve të vendit tim të lindjes në angazhimin e Kosovës në të gjitha forumet multilaterale – duke përfshirë UNESCO, në mënyrë që të sigurohet se populli i Kosovës, rinia e Kosovës, kanë qasje në më shumë mundësi. Gjithashtu, të drejtat e tyre do të mbrohen më mirë.

Unë e kam përjetuar personalisht faktin se të qenit refugjat bart shumë paragjykime dhe mund të shkaktojë izolim. Kombet janë si njerëzit, sa më i izoluar të jetë një vend, aq më shumë qytetarët rrezikojnë të vuajnë nga vetëvlerësimi i ulët. Izolimi iu nervozon; mund t’i kthejë vendet në dhunë. Jam e kënaqur që Kosova, vendi im i origjinës, ka zgjedhur rrugën e bashkëpunimit. Kjo i mundëson qytetarëve të jenë më të vendosur për të ecur përpara, të jenë më të egër për progres dhe sukses. Unë gjithmonë e kam dashur muzikën, isha e vendosur për arritjen e suksesit, por i falënderohem të gjithë atyre që më përkrahën. Ata më ndihmuan në shkrimin e tregimit tim.

Është e rëndësishme për Kosovës që të mbështetet në rrugën e saj drejt integrimit. Kjo nënkupton aftësinë e komunitetit ndërkombëtar për njohjen e përpjekjes, mbështetjes së saj dhe arritjen e kompromisit. Duke bërë kështu, komuniteti ndërkombëtar tregon një vizion të botës. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë duhet të jetë pjesë e këtyre përpjekjeve. Së bashku mund ta përcaktojmë shekullin 21.

Miratohet kredia prej 11 milionë dollarëve për sistemin e arsimin

0

Bordi i drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore e miratoi sot një kredi prej 11 milionë dollarëve amerikanë (me vlerë aktuale prej rreth 9.8 milionë eurosh) për Projektin e përmirësimit të sistemit të arsimit në Kosovë (ESIP), i cili ka për qëllim forcimin e një sërë sistemesh të përzgjedhura që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit të arsimit në Republikën e Kosovës.

Projekti bazohet në të arriturat e projekteve të cilat i ka mbështetur më parë Banka Botërore dhe fokusohet në përmirësime në nivelin sistemor, i cili do të mundësojë menaxhim më të mirë, hartim të politikave më efektive dhe që bazohen në dëshmi, si dhe ndarje më efikase të mjeteve në sektorin e arsimit në Kosovë.

“Qeveria e Kosovës po i jep prioritet forcimit të sistemit të arsimit, andaj Banka Botërore me kënaqësi do të vazhdojë t’i mbështes përpjekjet e saj në këtë drejtim”, u shpreh Jan-Peter Olters, menaxher për Kosovën i Bankës Botërore. “Investimet në arsim janë çelësi i zvogëlimit të varfërisë ndwrmjet gjeneratave , dhe i promovimit të prosperitetit si të individit ashtu edhe të vetë vendit.”

Projekti do ta mbështes agjendën dhe strategjinë e qeverisë për reformat në sektorin e arsimit. Në mënyrë të veçantë, projekti ka për synim t’i forcojë kapacitetet planifikuese, të menaxhimit të financave dhe të vlerësimit në nivele të ndryshme të sektorit të arsimit, si në atë shtetëror, komunal, shkollor dhe universitar, si dhe t’i përmirësojë dhe modernizojë sistemet dhe praktikat e menaxhimit dhe analizimit të të dhënave në sektorin e arsimit. Po ashtu, ka për synim ta mbështesë dhe ta institucionalizojë sistemin e karrierës së mësimdhënësve, duke i shfrytëzuar praktikat më të mira ndërkombëtare në vlerësimin e nxënësve dhe studentëve, si dhe t’i përmirësojë kapacitetet dhe reagimin e institucioneve të arsimit terciar ndaj nevojave të tregut të punës.

Meqë projekti përqendrohet në nivel sistemor, atëherë nga ky projekt do të përfitojë secili, në të gjitha nivelet e, në sistemin e arsimit. Në veçanti, nën-komponenti i granteve për zhvillimin e shkollave do t’i mbështet shkollat në zonat më të varfra rurale, ku do të përfitojnë rreth 45,000 nxënës (rreth 20 për qind të të gjitha shkollave fillore). Përfituesit e tërthortë të këtij nën-komponenti do të jenë edhe mësimdhënësit, administruesit, si dhe personeli tjetër i punësuar në ato shkolla. Një nën-komponent tjetër do të ofrojë mbështetje në zbatimin e licencimit dhe të vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, i cili do të ketë ndikim te rreth 25,000 mësimdhënës të arsimit para-universitar.

Projekti do të zbatohet në një periudhë katër vjeçare, prej vitit 2015 deri më 2019, nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë e Republikës së Kosovës. Projekti do të financohet në tërësi përmes një kredie nga Asociacioni për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA) i Grupit të Bankës Botërore.

Të gatshëm 't'i zbardhin' marrëveshjet e Brukselit

0

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka dorëzuar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës kërkesën për të informuar deputetët e Kuvendit lidhur me marrëveshjet arritura më 25 gusht 2015 në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e relacioneve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja dhe të përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kërkesa e Zyrës së Kryeministrit për të informuar Kuvendin që në seancën e parë të saj për këto marrëveshje, është dorëzuar në Kuvend së bashku me tekstet e të gjitha marrëveshjeve, në tre gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht.

Qeveria e Republikës së Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin e saj të plotë për transparencë, shpreh gatishmërinë për debat të hapur dhe me argumente për çdo pikë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, si edhe për proceset tjera të rëndësishme në Republikën e Kosovës.

Qeveria e Kosovës vlerëson se marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel, të mbështetura fuqishëm nga partnerët strategjik të Kosovës, SHBA-të dhe BE-ja, janë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe me ligjet e Republikës së Kosovës dhe ato do të fuqizojnë sovranitetin dhe proceset integruese euroatlantike të Kosovës.

VV në aksion te Qeveria, arrestohen disa persona

0

Policia e Kosovës ka arrestuar disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, derisa ata kanë tentuar të vendosin disa fleta në veturat zyrtare ku shkruante “jofunksional”.

Ata tentuan të zhvillojnë një aksion në oborrin e ndërtesës së Qeverisë së re, ku edhe kanë shpërthyer gomat e veturave zyrtare

unnamed (1)

unnamed (3)

unnamed (4)

Itali: Kapet banda e shqiptarëve

0

Shkatërrohet banda e grabitësve shqiptarë që vepronte në Austri, Zvicër dhe Itali. Grupi kriminal u identifikua nga policia e Bolzanos në bashkëpunim me policinë austriake. Bëhet fjalë për 4 shqiptarë të arrestuar të moshës nga 25 vjeç në 34 vjeç, të cilët janë nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Banda kriminale godiste kryesisht restorantet, hotelet dhe lokalet e natës. Ata grabisnin kasafortat e këtyre bizneseve dhe merrnin çfarë gjenin brenda. Hetimet e policisë vërtetuan se grupi i shqiptarëve kishte kryer plot 75 vjedhje nga gushti i vitit 2012 deri ditët e sotme.

Vlera e sendeve të vjedhura është më shumë se 250 mijë Euro.

Gjatë grabitjeve, banda vidhte edhe makina të ndryshme për t’u arratisur, të cilat më pas i braktisnin ose i shisnin nëse ishin luksoze.