Beyonce Perfekte (Foto)

0

Së fundmi Beyonce ka pozuar për revistën “Flaunt”, duke treguar edhe një herë format e mrekullueshme

Ajo njihet tashmë si një personazh që bën sete fotografike superseksi, por së fundmi Beyonce ka pozuar për revistën “Flaunt”, duke treguar edhe një herë format e mrekullueshme trupore.

Të fotografuara nga Robin Harper, fotografitë tregojnë këngëtaren e veshur me bikini teksa i drejtohet pishinës për të notuar. Ajo nuk është perfekte vetëm në këngë…

beyonce2

beyonce3

Vlorë: Turistët polakë “pushtojnë” fshatin Pilur

0

Qindra turistë nga Polonia kanë vizituar gjatë muajve të fundit fshatin Pilur, në Bashkinë e Himarës.

Një grup prej tyre ishin pak ditë më parë në këtë fshat, në të njëjtën kohë kur këtu zhvillohej një aktivitet për vlerat turistike të zonës, organizuar nga Kooperacioni Gjerman, GIZ dhe Agjensia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, AULEDA, në kuadrin e hartimit të Planit të Integruar të Zhvillimit të Turizmit në Bregdetin e Jugut.

Ky aktivitet, që u shndërrua në një festival idesh, kulture, tradite, produktesh tipike, me praninë edhe të turistëve nga Polonia, krijoi një dimension të vërtetë promovimi të resurseve turistike të zonës.Turiste nga Polonia ne fshatin Pilur Vlore Foto Harilla Koçi

Krahas programit të vizitave, ku përfshiheshin kisha më shumë se katër shekullore e këtij fshati, si dhe banesa karakteristike e bukuritë natyrore, turi stët e huaj u bënë pjesë e këtij aktiviteti duke dëgjuar e ndjekur edhe këngët e bukura të grupit polifonik të Pilurit.

Ilir Papa, përfaqësues i një agjencie turistike, thotë për ATSH-në se, fshati Pilur është pjesë e itinerarit turistik që organizohet në bashkëpunim me agjenci partnere polake.

Gjatë më shumë se 4 muajsh, pjesë e këtij itinerari janë bërë qindra turistë që vijnë nga qytete të ndryshme të Polonisë, të cilët kanë vizituar Sarandën, Butrintin, bregdetin e Jugut, Pilurin, fshati më i lartë në zonën e Himarës, që është edhe një nga pikat më të rëndësishme në këtë program lëvizjeje.

Kisha ne fshatin Pilur Vlore Foto Harilla KoçiBarbara, përfaqësuese e një agjencie polake që organizon udhëtime turistike në Shqipëri, thotë për ATSH-në se, bregdeti i Jugut, por edhe ky fshat, kanë vlera të rëndësishme natyrore, kulturore e historike të cilat pëlqehen nga bashkatdhetarët e saj.

A jo thekson se, turistët polakë vijnë me kënaqësi në këtë pjesë të Shqipërisë së Jugut, ndërkohë që ky fshat u krijon një ndjesi të veçantë me pozicionin gjeografik, me objekte të rralla si kisha katërqind vjeçare, apo banesat karakteristike e mikpritjen e banorëve.

Prania e turistëve polakë në Bregdetin e Jugut, është pjesë e fluksit të shtuar të turistëve të huaj, të cilët kanë frekuentuar këtë zonë dhe më gjerë, Shqipërinë, gjatë këtij sezoni veror.grupi polifonik i fshatit Pilur, duke kenduar ne qender te fshatit Foto Harilla Koçi.

Turistë nga dhjetra vende të Evropës e më gjerë, Gjermania, Anglia, SHBA, Danimarka, Rusia, Rumania, Çekia, Italia, Ukraina, Kazakistani, Mali i Zi, Kosova etj, mbushën bregdetin e jugut gjatë këtij sezoni veror.

SHBA-ja hap dyert për sirianët

0

Presidenti amerikan, Barak Obama ka urdhëruar administratën e tij që të përgatiten për pranimin e 10 mijë migrantëve sirianë, vitin tjetër, ka deklaruar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Ernest. Ky numër paraqet “një shkallë të konsiderueshme” për angazhimin e Shteteve të Bashkuara, për të pranuar migrantë, nga vendet e luftës, duke i pajisur me gjërat elementare, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Ernest./21Media

Vazhdon gjykimi kundër Oliver Ivanoviqit

0

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti, do të vazhdojë sot gjykimi kundër liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq dhe katër të dyshuarve të tjerë, Dragolub Delibashiq, Ilija e Nebojsha Vujaçiq dhe Aleksandar Llazoviq.

Dëshmitarët e sotëm Hava Sejdijaj dhe Behgjet Plakolli, do të rrëfejnë për ngjarjet e 3 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës.
Oliver Ivanoviq dhe katër të akuzuarit tjerë akuzohen për krime kundër popullatës shqiptare gjatë viteve 1999 dhe 2000 në Mitrovicës.

MTV: Rita Ora, shembull i jashtëzakonshëm i një refugjateje

0

“Çfarë ju vjen ndërmend kur dëgjoni fjalën refugjat? Natyrisht, jo tapeti i kuq me shkëlqimin e personazheve dhe paraqitjen elegante, kështu? Ja tek janë disa prej personazheve të famshëm që historia e tyre mund t’iu surprizojë”. Kështu e nis shkrimin e saj faqja online e televizionit prestigjioz muzikor MTV, duke shkruar për historinë e yllit të ri të pop­it, për 24-­vjeçaren me origjinë nga Kosova, Rita Ora.

Këngëtarja e ndodhur në majat e listave muzikore dhe anëtarja e re e jurisë së “X Factor”, Rita Sahatçiu Ora, lindi në Prishtinë, Kosovë.
Kur ishte vetëm 1 vjeçe, grupet rivale politike sulmuan e plaçkitën vendin e saj, ndërsa prindërit e saj, u detyruan të largohen për të shmangur paragjykimet dhe represionin brutal. Ata ia dolën mbanë në Londër, aty ku Rita Ora jetonte në një dhomë të vetme me motrën, vëllanë dhe prindërit.

Pavarësisht se asnjë prej pjesëtarëve të familjes së saj nuk fliste anglisht, ata ishin të vendosur për të arritur suksesin. Rita dhe prindërit e saj, luftuan shumë për të përballuar jetesën në vendin e tyre të ri.

Dhjetë vjet më vonë, ajo është një nga artistet që shet më shumë në muzikë dhe aktore e filmit “Fifty Shades of Grey”, si dhe ndër më të kërkuarat nga markat prestigjioze.

Stones është i paprekshëm për Martinezin

0

Menaxheri i Evertonit, Roberto Martinez ka refuzuar të diskutojë mundësinë për mbrojtësin brilant John Stones që të kalojë në ndonjë skuadër tjetër.

Gjatë kësaj vere Chelsea kishte bërë përpjekje që të joshë Stones, por ka rezultuar i pasuksesshëm.

“Çdo lojtar i Evertonit është i vlefshëm dhe ne duhet të shikojmë interesat tona më të mira. Kështu Johni do të vazhdojë të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Jo vetëm Johni por çdo lojtar tjetër”, ka thënë Martinez.

“Zhvarroset” koka gjigande e Leninit

0

Koka gjigande e një statuje të revolucionarit rus, Lenin, është “zhvarrosur” 24 vite pasi ishte groposur në një pyll gjerman.
Punëtorët e nxorën nga dheu strukturën gjigande prej graniti, pas një fushate nga historianët.

Koka ka qenë dikur pjesë e një monumenti 19 metra të liderit komunist, e ngritur në lindje të qytetit.
Statuja u çmontua në vitin 1991, pas rënies së Murit të Berlinit dhe copat u groposën në një pyll të izoluar.

Koka, që peshon 3.5 ton, do transportohet drejt një muzeu gjerman, ku edhe do të ekspozohet.

Ajo është e vetmja pjesë që do të “zhvarroset”.

The huge granite head of Berlin's Lenin statue hangs from a crane on 13 November, 1991

Fillon festivali “Ylberi i Prishtinës”

0

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinës, Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës organizojnë edicionin e 14-të të Festivalit Ndërkombëtar tradicional të valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”, që do të mbahet prej sot deri të dielën, 13 shtator.

Ceremonia e hapjes së festivalit mbahet sot, në ora 18.00, në Sheshin “Zahir Pajaziti” ku do të shfaqen me nga një valle të gjitha ansamblet pjesëmarrëse në festival.

Qëllimi i këtij festivali është promovimi i vlerave kulturore përmes valleve të trevave nga vijnë ansamblet, shoqërimi i fëmijëve, njohja, miqësia, lidhjet e tyre mes vete pa dallim gjuhe, feje apo race.
Gjatë këtij viti, në festivalin “Ylberi i Prishtinës” do të marrin pjesë 19 ansamble nga vendi dhe rajoni. Shtetet e huaja pjesëmarrëse janë Shqipëria, Kroacia, Turqia, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Përndryshe, siç njofton organizatori, në skenën e festivalit “Ylberi i Prishtinës” për 14 vite me radhë kanë defiluar mbi 6000 valltare e solistë të ndryshëm, të moshave nga 10 – 16 vjeçare. Këtë vit mbi 500 fëmijë nga Kosova dhe shtetet e ndryshme të rajonit do të defilojnë në kryeqytetin nën tinguj t e muzikës dhe me veshjet tradicionale kombëtare.

Ferizaj, fillojnë seminaret për pakot fiskale

0

Administrata Tatimore e Kosovës nis sot serinë e seminareve me tatimpaguesit lidhur me zbatimin e pakos së re fiskale, respektivisht ligjeve për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimin në të Ardhura Personale, Tatimin në të Ardhura të Korporatave dhe për Faljen e Borxheve Publike.

Seminari i parë mbahet sot në Ferizaj, në Kuvendin Komunal, me fillim në orën 10:00, ndërsa deri në fund të muajit do të vazhdohet me seminare në Gjilan (14 shtator), Prizren (15 shtator), Gjakovë (16 shtator), Prishtinë (17 shtator), Pejë (28 shtator) dhe në Mitrovicë (më 29 shtator).

Në këto seminare ATK fton të marrin pjesë tatimpaguesit (organizata biznesi, OJQ apo përfaqsues të tyre), përfaqsues të njësive të përhersheme, kontabilistë dhe qytetarë të interesuar.

Një investim nga Gjermania në Kosovë

0

Me përkrahjen e Ministrisë së Diasporës – Departamenti i Hulumtimit dhe i Investimeve të Diasporës, edhe një investim nga Gjermania vjen në Kosovë.
Siç njoftoi MD, me këtë rast, ministri Valon Murati, sot në orën 17:00, do të marrë pjesë në inaugurimin e fabrikës në Ferizaj për prodhimin e mbulesave të karrigeve për stadiumet evropiane.

Në këtë ceremoni, të pranishëm do të jenë edhe kryetari i Rrjetit të bizneseve të diasporës për ShBA, Elmi Berisha, dhe koordinatori i rrjeteve të Gjermanisë, Mustafë Abazi.

Ky investim bëhet nga kompania “Eurofol-Kunstoffe Group GmbH” nga Siegen – Gjermani, e cila merret me prodhimin e stofit dhe riciklimin e plastikës.