Horoskopi ditor,11 shtator 2015

0

Dashi

Ideja jonë për drejtësi është qartësisht ndryshe nga pikëpamjet e të thjerëve. Shumë prej të lindurve të kësaj shenje besojnë se baza e çdo marrëdhënie bazohet në pavarësinë e tyre, por partnerët dhe miqtë mendojnë ndryshe. Mundohuni të gjeni një kompromis në mënyrë që të mos hasni në agresivitet.
Demi

Situata për të lindurit e kësaj shenje do të jetë e tensionuar deri në mbrëmje, e mbushur me mosmarrëveshje dhe do t’iu duhet të merreni me sqarimin e tyre. Ka shumë mundësi që  t’’iu duhet të ngriheni herët në mëngjes ose të ndihmoni dikë që do të ketë nevojë për ju. Edhe aktivitetet më të thjeshta mund të rezultojnë të dështuara.

Binjakët

Ju po planifikoni disa pushime dhe do të jeni të hapur për shkëmbimin e pikëpamjeve me dikë. Pavarësisht se mund të keni qëllime të mira, veprimet tuaja dhe të tjerëve do të kenë efekte anësore. Një komunikim i këndshëm mund të shoqërohet me humbje monetare dhe konflikte të brendshme. Nuk përjashtohen grindjet me një njeri që keni përzemër.

Gaforrja

Është e rëndësishme që të zgjidhni një vektor të veprimeve tuaja, një klimë të favorshme në familje dhe martesa mund të përfundojë me jë përkeqësim të gjendjes. Nuk do të jetë një ditë shumë produktive. Entuziazmi që do ju karakterizon në raport me të tjerët mund të merret si një përpjekje për të fshehur problemet në sytrin e të tjerëve.

Luani

Për të lindurit e shenjës së Luanit do të jetë një ditë e mbushur me çaste të lumtura, pasi do të jeni në shoqëri të njerëzve interesantë, të cilët do të tregojnë një besueshmëri shumë të lartë karshi jush. Por, kjo ditë nuk do të jetë e favorshme për të bërë investime apo për të marrë vendime të rëndësishme të cilat knë kosto të larta si për shembull të ndërroni shtëpinë. Nuk është ditë e duhur për të diskutuar në familje për marrjen e vendimeve të tilla.

Virgjëresha

Nuk është dita më me fat për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës por me pak kujdes ju mund të arrini të shmangni shumë probleme. Mënyra më e mirë për të ruajtur ekuilibrin gjatë ditës është që të merreni me gjëra të rëndësishme, por mos harroni që punët e rëndësishme mund të sjellin edhe diskutime me miqtë, probleme në familje, humbje parash apo edh probleme të tjera. Nadaj duhet të jeni të përgatitur për çdo rast.

Peshorja

Do ta keni të vështirë të nxirrni në pah disa nga cilësitë tuaja më të mira. Këshillohet që të gjeni një tjetër moment për të zgjidhur problemet që prekin personalitetin dhe karakterin tuaj. Sot nuk do të mund të ruani qetësinë. Do të keni disa momente nervozizmi, xhelozie, agresiviteti dhe dëshpërimi.

Akrepi

Do të përjetoni një zemërim të madh gjatë ditës së sotme. Do mërziteni edhe më shumë me disa persona që gjithsesi edhe më parë nuk i keni pasur shumë qef. Do të ndiheni i tradhtuar nga një person që jeton në një qytet apo shtet tjetër. Edhe pse rrënjët e kësaj sjellje agresive do të jenë vetëm brenda jush, ndaj në orët e mbrëmjes do të ndiheni më të qetë.

Shigjetari

Do të jetë një ditë shumë aktive për të lindurit e kësaj shenje. Do të angazhoheni në shumë aktivitete familjare dhe me miqtë. Ju keni shumë aftësi për tu bërë një drejtues shumë i mirë, por për ta arritur këtë nuk do ta keni shumë të lehtë. Por gjatë kësaj dite të mbushur me lumturi dhe aktivitete do të keni edhe disa momente që do ju prishin pak lumturinë, por që do ti kaloni shumë shpejt.

Bricjapi

Qëllimin që i keni vënë vetës do ta arrini edhe pse kundrejt disa kostove dhe një përpjekje shumë të madhe, pjesë e së cilës do të jenë edhe disa humbje. Do të jetë një ditë, ku ju do të kuptoni se nuk keni pranë njerëz të cilët ju mbështesin dhe ju qëndrojnë pranë kur keni nevojë. Ky mund të jetë edhe një person që ju e konsideronit shumë të afërt, si bashkëshorti, një mik apo edhe një anëtarë i familjes. Këshillohet që të mbani një ekuilibër të qëndrueshëm në kërkesat dhe interesat tuaja.

Ujori

Nuk do të shfaqni cilësitë tuaja më të mira gjatë kësaj dite. Do të keni nevojë për mbështetje dhe bashkëpunim me të tjerët në punën. Nëse keni pasur një prishje të marrëdhënieve me persona të rëndësishëm për ju, kujdesuni që gjatë ditës t’i përmirësoni raportet me ta, duke i lënë mënjanë konflikte. Me pak përqendrim dhe vullnet ju mund të zgjidhni shumë probleme të rëndësishme gjatë ditës.

Peshqit

Dita e sotme do të jetë një test i vërtetë për fisnikërinë dhe drejtësinë që karakterizojnë të gjithë të lindurit e kësaj shenje. Thënia “mos gjykoni që të mos gjykoheni” i shkon më së miri përshtat të gjithë të lindurve të kësaj shenje. Të vepruarit në këtë mënyrë është si një ilaç për mendjen dhe krenarinë juaj. Arrogancën, sjelljet e pakëndshme nuk mund ti pranoni kur i shikoni tek njerëzit e tjerë, ndaj dhe nuk mundet kurrsesi këto tipare t’i bëni ato pjesë të karakterit apo personalitetit tuaj.

Aktori rus 84-vjeçar martohet me 24-vjeçaren, tani mendojnë për fëmijë

0

Një aktor 84-vjeçar rus, i famshëm për më shumë se 140 role në filmat sovjetikë dhe rusë, ka zbuluar planet për të krijuar një familje me bashkëshorten e tij 60 vjet më të re.

Aktori legjendar, Ivan Krasko u martua me 24-vjeçaren, Natalia Shevel, ish-studente e tij, në një ceremoni sekrete ku ishin të ftuar vetëm disa familjarë dhe miq të ngushtë, në Shën Peterburg.

Pavarësisht kritikave të shumta, çifti e përshkroi marrëdhënien e tyre në një intervistë në mediat ruse si një “bashkim i bërë në parajsë”.

Dyshja u takua gjatë kohës që babai i 6 fëmijëve jepte mësim në Artet Pamore në Institutin e Shën Peterburgut.

Natalia ishte studente dhe filloi t’i shkruante atij poezi duke i treguar për dashurinë e madhe që kishte për të.

Aktori që kishte qenë i martuar tre herë, tha: “Nga fjalët e saj fillova të ndjehesha si një burrë, për të cilin mendoja se ishte zhdukur me kohë. Më ringjalli, diçka që më mungonte u kthye”.

Merkel selfie me emigrantët

0

Kancelarja gjermane Anglea Merkel ka vizituar një qendër klandestinësh, ku është pritur me ngrohtësi dhe duartrokitje, ndërsa refugjatët i kanë kërkuar të bëjnë dhe selfie me të, dhe kancelarja Merkel nuk ka ngurruar tua plotësojë dëshirën.

Kancelarja gjermane vizitoi në Kreuzberg një prej shkollave ku do të arsimohen fëmijët e refugjatëve, si pjesë e programit për integrimin e familjeve të refugjatëve.

Duke folur për gazetarët Merkel tha se kjo është mënyra e duhur për t’u thënë klandestinëve se janë të mirëpritur dhe të nisin të mësojnë gjuhën gjermane. Fëmijët e refugjatëve kryesisht sirianë do të mësojnë së bashku me fëmijët gjermanë, tha Merkel

“Numri i lartë i klandestinëve natyrisht shtron para nesh sfida të mëdha, pasi në Berlin mbërrijnë çdo ditë mbi 1000 refugjatë. Unë mund të them vetëm një gjë. Ne po bëjmë gjithçka edhe për një fëmijë të vetëm dhe po përpiqemi për t’u dhënë atyre një të ardhme më të mirë”, ka thënë kancelarja Merkel.

Drejtuesit e shkollës thanë se nxënësit i përkasin moshave nga 13 në 17 vjeç dhe vijnë nga Siria, Iraku, Ukraina, Bullgaria , Vietnam, Ekuador dhe Meksika.

Shqipëria merr Presidencën e ACEEEO

0

Kryetarja e KQZ-së së Shqipërisë, Lefterije Luzi u zgjodh Presidente e ACEEEO-s. Kryetares së KQZ-së iu kalua presidenca përmes një ceremonie zyrtare gjatë punimeve të Konferencës së 24-t vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Europiane të Zyrtarëve Zgjedhore (ACEEEO), që po zhvillohet në Kishinau të Moldavisë.

Në mbledhjen plenare të datës 10 shtator, me vendim unanim të të gjithë përfaqësuesve të shteteve anëtare në Konferencë, Shqiperia u zgjodh vendi ku në 2016 do të organizohet konferenca e 25-të e Asamblesë së Përgjithshme të ACEEEO.

Republika e Shqipërisë përfaqësohet në këtë konferencë nga një delegacion i përbërë nga anëtarë dhe administratë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryesuar nga Lefterije Luzi.

Gjatë sesioneve plenare të Konferencës, Kryetarja e KQZ-së, Luzi, referoi para trupave zgjedhorë rajonal dhe ndër-rajonal eksperiencën shqiptare mbi edukimin zgjedhor “Education of Voters, Vote education”.

Hungaria gati të dekretojë gjendjen e jashtëzakonshme përballë refugjatëve

0

Qeveria hungareze mund të marrë në konsideratë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për të përballuar fluksin e imigrantëve që vijnë nga jugu, tha të enjten kryetari i stafit të kryeministrit Viktor Orban.

“Masa e propozuar nga ministri i Punëve të Brendshme do të bisedohet në një mbledhje të kabinetit që do të mbahet të martën”, tha Janos Lazar.

Orban, një konservator që ka mbajtur një qëndrim armiqësor kundrejt imigrantëve, ka thënë se Hungaria nuk dëshiron të pranojë imigrantë myslimanë dhe urdhëroi ndërtimin e një gardhi me gjemba të gjatë 175 kilometra në kufij me Serbinë.

Kjo barrierë përfundoi në fund të gushtit por deri tani ka dështuar që të ngadalësojë këtë fluks njerëzish që synojnë të arrijnë në Gjermani dhe në vendet e tjera të pasura të Evropës Perëndimore.

Sipas një ligji të ri që hyri në fuqi të martën, dëmtimi i barrierës do të dënohet me pesë vite burg, dhe kalimi i kufirit do të konsiderohet si veprim kriminal.

Masat e tjera që parashikon qeveria të ndërmarrë përfshijnë një rritje të barrierës, që aktualisht përbëhet nga një gardh me tela me gjemba, dhe përforcimin e trupave policore me patrulla ushtarake që prej datës 15 shtator.

Ushtria hungareze zhvilloi të enjten stërvitje në zonën kufitare duke u përgatitur për misionin që do të kryejë javën e ardhshme, ndonëse Ministria e Mbrojtjes nuk e lidhi drejtpërdrejtë ushtrimin në kufij me krizën aktuale të imigrantëve.

Ardhja e imigrantëve në Hungari është rritur në dy javët e fundit, ndërsa policia regjistroi një rekord të ri ditor me 3 321 persona që hynë ilegalisht të mërkurën nga Serbia.

Në kufirin perëndimor të Hungarisë, kompania austriake hekurudhore OeBB ndërpreu të gjitha linjat ndërkufitare me tren me Hungarinë, duke u shprehur se “masa e madhe e refugjatëve dhe e imigrantëve që udhëtojnë për në perëndim ka krijuar një ‘mbingarkim masiv’ në Austri”.

Hungaria, një pikë kryesore hyrëse për në BE, ka regjistruar më shumë se 145 mijë refugjatë që kalojnë kufijtë e saj që prej fillimit të këtij viti, sipas presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Evropian të mbajtur të mërkurën, Juncker tha se “shumica e refugjatëve që vijnë në Evropë i largohen luftës në Siri, terrorit të Shtetit Islamik, përkrahësve të ISIS-it në Libi dhe diktaturës në Eritre.

Ardhja e imigrantëve është rritur gjithashtu edhe në Austri, ndalimi i radhës pas Hungarisë për ata që udhëtojnë përgjat të ashtuquajturës rrugë ballkanike migrimi. Imigrantët gjatë këtij rrugëtimi kalojnë nëpër Turqi, dalin në ishujt grekë dhe më pas lëvizin nëpërmjet Maqedonisë, Serbisë dhe Hungarisë.

Kompania austriake OeBB i kërkoi vullnetarëve dhe kompanive të autobusave që të ndalojnë së sjelluri njerëz në stacionin hekurudhor të vendit, që tashmë është i mbushur plot me ata që kanë ardhur nga Hungaira dhe po kërkojnë të udhà «tojnë për në Gjermani.

Kompania parashikon të dërgojë trena të posaçëm nga kufiri austro-hungarez për në Vjenë dhe shtoi se do të vazhdojë të ofrojë vende për të fjetur në stacionin hekurudhor Westbahnhof në kryeqytet.

Autoritetet numëruan të enjten 3 700 refugjatë në qytetin austriak kufitar Nickelsdorf, dhe dy mijë në Vjenë.

“Ne vazhdojmë të kemi informacione të pakta nga Hungaria për sa i përket operacioneve dhe planeve të autoriteteve të tyre”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë austriake të Punëve të Brendshme, Karl Heinz Grundboeck, për agjencinë austriake të lajmeve APA.

Më në jug të rrugës ballkanike, mijëra kanë mbetur të bllokuar në ishujt e Egjeut, duke detyruar Greqinë që të shtojë një traget të tretë këtë javë në flotën e anijeve që transportojnë njerëzit për në Pire, pranë Athinës.

Trageti shtesë mund të transportojë rreth 7 000 njerëz në ditë nga ishujt grekë d rejt kontinentit.

Një grup prej 3 000 imigrantësh ishte mbledhur të enjten në kufij me Maqedoninë, 550 kilometra në veri të Athinës, ku policia në të dyja anët e kufirit lejon vetëm grupe të vogla të kalojnë dhe të marrin trenin për në veri.

Maqedoni:Dështon zgjedhja e Prokurorit Special

0

Ka dështuar zgjedhja e prokurorit special në takimin e mbajtur sot në Klubin e deputetëve mes përfaqësuesve të katër subjekteve politike.

Nga burimet e veta brenda taboreve politike,mësohet se edhe pse ka pasur përafrim të qëndrimeve, zgjedhja nuk është arritur.

Bisedimet vazhdojnë nesër në Klubin e deputetëve, ndërkohë që subjektet politike shprehin optimizëm për arritje të marrëveshjes/Zhurnal.

LSDM-ja kërkon 12 prokurorë dhe kryeprokuror special, ndërsa BDI propozon që përveç prokurorit special të ketë edhe 8 prokurorë, prej të cilëve 3 shqiptarë. Bisedimet e sotme filluan me takime bilaterale mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së që në orën 15, ndërsa partitë shqiptare BDI dhe PDSH janë bashkëngjitur në takim pas orës 18:00.

Maqedoni, emigrantët luftë me policinë dhe me motin e keq

0

Shirat e rrëmbyeshëm e kanë kthyer kufirin maqedonas në një det balte. Një tjetër vështirësi me të cilën duhet të përballen emigrantët gjatë përpjekjeve të tyre për të kaluar në Europë.

Të paktën 7 mijë njerëz, përfshirë dhe prindër që zvarriten me fëmijë të vegjël në krahë, janë përleshur me forcat e policisë për të kapërcyer kufirin verior grek për në Maqedoni

Policia kufitare greke tha se kjo ishte vala më e madhe e refugjatëve që kishin parë deri tani.

Zgjimi i hershëm: i mirë apo i keq?

0

Të zgjohesh herët nuk është gjithmonë një gjë e mirë. Ja çfarë thonë ekspertët.

T’u kërkosh njerëzve nën moshën 55-vjeçare të fillojnë punën përpara orës nëntë të mëngjesit, është e ngjashme me torturën, sipas një nga ekspertëve më të mirë të gjumit në Britani.

Ata që e detyrojnë stafin të punojë nga ora nëntë deri në pesë, shkaktojnë te punëmarrësit rraskapitje dhe stres, të gjitha këto për shkak të deprivimit të gjumit, thotë doktor Paul Kelley.

Akademiku nga Universiteti i Oksfordit tha se mungesa e gjumit është një kërcënim për performancën e mirë në punë për të gjithë ata persona deri në moshën 55-vjeçare. Pas kësaj moshe, njerëzit kanë nevojë për më pak gjumë.

Doktor Kelley, tha: “Ne nuk mund ta ndryshojmë ritmin tonë 24-orësh. Nuk mund të mësojmë të zgjohemi në një orë të caktuar. Trupi ynë i përshtatet dritës së diellit dhe ne nuk jemi të vetëdijshëm për këtë, sepse i përket hipotalamusit, jo shikimit”.

Doktor Kelley, një kërkues klinik në Institutin e Neuroshkencës dhe Gjumit në Universitetin e Oksfordit, tha se ekzistonte nevoja që shoqëria të ndryshojë kohën e fillimit të shkollës dhe punës, për t’u përshtatur me orën natyrore të trupit.

Kompanitë që i detyrojnë punonjësit të fillojnë të punojnë herët, rrezikojnë të dëmtojnë performancën e tyre dhe t’u sjellin atyre probleme shëndetësore.

Ai thotë se “ky është një problem i madh i shoqërisë sonë, puna duhet të fillojë në dhjetë të mëngjesit. Nuk duhet të punoni përpara kësaj ore pa kaluar moshën 55-vjeçare”.

Punonjësve zakonisht u privohet gjumi. Ne jemi një shoqëri e privuar nga gjumi. Kjo dëmton shumë sistemet tona trupore, sepse prek sistemet fizike, emocionale dhe performancën e trupit.

“Mëlçia dhe zemra juaj kanë funksionim tjetër dhe ju u kërkoni atyre të ndryshojnë rutinën me dy ose tri orë. Ky është një problem ndërkombëtar. Kushdo po vuan dhe ne nuk kemi përse e bëjmë këtë gjë.”

Dr. Kelley bëri thirrje për të ndryshuar orën e fillimit të shkollës dhe punës, pasi këtë e imponon vetë ritmi 24-orësh i trupit të njeriut. Trupi ka një matës të ritmit, që është i përbërë nga receptorë të specializuar në sy, gjë që ndikon më pas në të gjithë trupin.

Mungesa e gjumit është zbuluar se prek vëmendjen dhe kujtesën afatgjatë, nxit abuzimin me drogën dhe alkoolin. Mund të shkaktojë gjithashtu zemërim, ankth, acarim, sjellje impulsive, shtim në peshë, presion të lartë të gjakut, stres dhe probleme mendore.

 

Rama në Munih për bashkëpunim ekonomik dhe çështjen e azilantëve

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Munih, i ftuar nga Kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer.

Sipas njoftimit zyrtar të Kryeministrisë, gjatë kësaj vizite kryeministri Rama shoqërohet nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi.

Gjatë takimit mes dy delegacioneve që do të zhvillohet ditën e nesërme, Rama do të diskutojë me kryeministrin Seehofer mbi bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe rajonit të Bavarisë, bashkëpunimin në fushën e arsimit profesional dhe universitar, por edhe mbi çështjen e azilantëve që mbetet një temë aktuale.

Ja çfarë shkruan Ami për Ermalin në 5 vjetorin e martesës

0

Janë një ndër qiftet më të ëmbla të skenës tonë. Bëhet fjalë për Ermal Mamaqin dhe Amarda Toska dashuria e të cilëve sa vjen e rritet.

Çifti festoj 5 vjetorin e martesës, ndërkaq Amarda është kujdesur që përmes një postimi ti thotë fjalët më të mira për Ermalin.

“5 vjet nga dita kur u betuam ne altar ….Do te te dua gjithmone si diten e pare qe hyre ne jeten time!!! Je thjesht frymemarrja ime!”, ka shkuar Amarda poshtë një fotografie të postuar në Instagram.