​Jahjaga: Shqipëria dhe Kosova pa njëra-tjetrën nuk do të ishin ato që janë sot(VIDEO)

0

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka mbajtur sot një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, duke shprehur gjithë vlerësimin dhe mirënjohjen e saj dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer që Shqipëria ka dhënë për Kosovën në momentet më të vështira të saj.
“Atëherë kur na detyruan t’ia kthenim shpinën atdheut tonë; shtëpitë tuaja u bënë shtëpitë tona,” tha presidentja Jahjaga ndërsa kujtoi kohën e tmerrshme të luftës dhe të gjenociditi serb./ 21 Media

 

Nobelisti Ferid Murad përkrahë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

0

Nobelisti amerikan me prejardhje shqiptare, Ferid Murad, laureat i çmimit nobel për mjekësi, është personaliteti i radhës me famë botërore që ka mbështetur publikisht kandidaturën e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën, (UNESCO).

“Unë jam një hulumtues me prejardhje shqiptare. Kamë qenë në Kosovë dhe kam parë progresin e mrekullueshëm që është arritur dhe potencialin e rinisë dhe studentëve. Tek ata e shoh të njëjtën etje për sukses siç e kisha unë në vitet e mia të rinisë. Unë isha me fat që u linda në vendin e mundësive. Më vjen keq kur shoh frustrimin në sytë e tyre, ata jetojnë në vendin më të izoluar në Ballkan dhe në Evropë për shkak të regjimit kufizues të vizave. Qasja e tyre në programe dhe grante të ndryshme është e kufizuar.

Jam entuziazmuar kur mësova se autoritetet e Kosovës gjatë vjeshtës do të aplikojnë për anëtarësi në UNESCO me qëllim që t`ju ofrojnë qytetarëve më shumë mundësi. Ata kanë zgjedhur drejtimin e duhur, e ai është i integrimit dhe bashkëpunimit. Qasja në programe të ndryshme shkencore ndihmon shumë. Hulumtimi shkencor është një bast i sigurt: edhe idetë e thjeshta mund të kenë ndikime të mëdha”, ka thënë ndër të tjera ai.

Murad e ka përfunduar kërkesën e tij duke thënë se është fisnike të ndryshosh jetën e dikujt, të njohësh përpjekjet e tij apo saj por pikësëpari, të gjithë e kemi obligim që të jemi të drejtë. Sipas tij duke ofruar anëtarësi të plotë për Kosovën, shtetet anëtare do të bëjnë atë çfarë është e drejtë dhe e ndershme.

Në Estoni edhe në 'mal' ke wifi

0

Estonia është e mbuluar në 50% të sipërfaqes nga pyje, dhe në secilin prej tyre ka internet wi-fi falas!
Estonezët janë aq të lidhur me teknologjinë sa janë shndërruar në pararojë të saj. Ata votojnë online, paguajnë online, kontrollojnë notat e fëmijeve online dhe cdo gjë tjetër.

Nga ana tjetër, ata adhurojnë natyrën dhe një sjellje më miqësore se e tyre ndaj saj, vështirë se gjendet në ndonjë vend tjetër. Transporti publik ofrohet falas për të gjithë banorët.

Jahjaga në Tiranë: Marrëveshjet e Brukselit në përputhje me Kushtetutën(VIDEO)

0

Nishani: Me marrëveshjen e fundit Serbia “de facto” e ka njohur Kosovën
Presidentja Jahjaga gjatë vizitës së saj në Tiranë tha se marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel janë në përputhje me kushtetutën e Kosovës. Ndërsa homologu i saj Bujar Nishani tha se me marrëveshjen për Asociacionin, Serbia de facto e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Te dy presidentet biseduan edhe për tema te tjera te bashkëpunimit midis Kosovës dhe Shqipërisë./ 21 Media

“Pa Kufi” filloi edicionin e dytë në Luginë të Preshevës.

0

Kolonia artistike “Pa Kufi” do të mbahet nga data 10-13 shtator 2015 në Luginë të Preshevës. Pjesë e këtij aktiviteti janë njëzet (20) artistë nga trojet shqiptare, si Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi si dhe Diaspora.

Kolonia “Pa Kufi” do të përmbyllet me ekspozitën e përbashkët të artistëve, punë të cilat do të krijohen gjatë periudhës së mbajtjes së këtij aktiviteti. Ekspozita do të mbahet me 12 shtator 2015 në Preshevë, duke filluar nga ora 19:00.

Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i artit dhe kulturës Shqiptare si dhe më gjerë, ruajtja dhe zhvillimi i identitetit, ruajtjen e trashëgimisë kulturore si dhe nxitja dhe zhvillimi i marrëdhënieve ndërkulturore në mes të Republikës së Kosovës me vendet e rajonit ku ka shqiptarë dhe përfshirja e shoqërisë së luginës në fushën e artit dhe kulturës.
Ky aktivitet organizohet nga Galeria Qahili dhe mbështetet nga Këshilli Kombtar i Shqiptarëve, Ministria e Diasporës,

Të shtunën, Lugina e Preshevës themelon Asociacionin – si serbët në Kosovë

0

Udhëheqësit shqiptarë të Luginës së Preshevës tashmë kanë vendosur që të shtunën, në një mbledhje të përbashkët të këshilltarëve shqiptarë të tri komunave – Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – të themelojnë Asociacionin e Komunave me shumicë shqiptare, i cili do të jetë identik me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe që do të krijohet në Kosovë.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, tha në një bisedë për KosovaPress se Asociacionin do ta themelojnë për t’i realizuar të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ashtu siç po krijohet ai në Kosovë për t’i realizuar të drejtat e serbëve në territorin e Kosovës.

Mustafa theksoi se kjo iniciativë vjen duke u nisur prej parimeve, principeve dhe standardeve të njëjta të pakicave – kudo që ndodhen në regjion, jashtë shtetit të tyre amë.

Kreu i Preshevës ka theksuar se do të bazohen edhe në rezolutën e Kuvendit të Kosovës që është miratuar në mars të vitit 2013, ku obligohet Qeveria e Kosovës për t’u angazhuar në Bruksel për shkallën e realizimit të të drejtave të shqiptarëve në Luginë, ashtu si edhe të serbeve në Kosovë.

Po ashtu, Mustafa tha se janë bazuar edhe në deklaratat e kryeministri Edi Rama, se Serbia duhet të realizojë të drejta me të mëdha për shqiptarët në Luginë.

“Asociacioni do të jetë plotësisht i njëjtë dhe identik me Asociacionin e Komunave Serbe në territorin e Kosovës… Kërkojmë zbatimin e standardeve të njëjta për pakicat që jetojnë jashtë shtetit të tyre”, tha ai.

Ideja e shqiptarëve të Luginës për themelimin e këtij Asociacioni nuk ka marrë mbështetjen e Qeverisë së Serbisë, por Mustafa thotë se pavarësisht kësaj ende nuk kanë ndonjë informacion se do ta pengojnë themelimin e këtij Asociacioni. /KP/

Interkoneksioni 400 kV Kosovë-Shqipëri, projekt me rëndësi rajonale

0

Linja interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri është një ndër projektet më të rëndësishme të fushës së energjisë pasi, benefitet e këtij projekti i tejkalojnë kufijtë e Kosovës, ka deklaruar sot ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, gjatë inspektimeve të punimeve në këtë projekt.

Të pranishëm me këtë rast ishin edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, anëtarja e Bordit të KfW Ingrid Hengster, drejtues të KOSTT, si dhe të kompanive që po kryejnë punimet në projekt.

“E dimë që procesi i Berlinit është i konceptuar në dy shtylla: në atë të infrastrukturës dhe energjisë, ku Kosova merr pjesë me dy projekte, njëri prej tyre është kjo linjë e transmisionit Kosovë – Shqipëri, e cila i sjell shumë benefite jo vetëm për dy shtetet tona, por edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal”, tha Stavileci.

Kreu i MZHE-së e quajti lajm të mirë faktin që projekti në anën e Kosovës do të përfundojë brenda dy muajsh, ndërsa nga ana e Shqipërisë punimet pritet të kryhen gjatë vitit të ardhshëm, me çka fillimi i 2017 do të jetë një etapë e re në kuadër të bashkëpunimit energjet ik Kosovë – Shqipëri.

Nga ana e saj, Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets tha se studimet e fundit kanë treguar se energjia paraqet një nga pengesat kryesore për investime direkte të huaja në Kosovë. Andaj, Gjermania që nga fillimi i bashkëpunimit me Kosovën është fokusuar në sektorin e energjisë dhe deri tani ka mbështetur këtë sektor me 150 milionë euro.

Ingrid Hengster, anëtare e Bordi i KfW theksoi se Interkoneksioni është investimi më i madh i bërë në Kosovë deri më tani, të cilin Gjermania e ka mbështetur me hua përmes KfW dhe me të drejtë quhet edhe autostrada energjetike Kosovë – Shqipëri. Sipas saj, ky projekt do të nxisë integrimin e sistemit energjetik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe kjo do të çojë në rrjetin energjetik të Evropës Juglindore dhe pastaj në rrjetin më të madh evropian.

Ndërkaq, Naim Bejtullahu, kryeshef ekzekutiv i KOSTT, në terma teknik ka njoftuar të pranishmit me të arriturat në realizimin e këtij projekti. Ai tha se deri tani është realizuar rreth 80% e projektit, ku përfshihet instalimi i 50 km përçues dhe fundi i nëntorit të këtij viti do të shënojë përfundimin e projektit.

Ndryshe me këtë rast KOSTT dhe Siemens ka nënshkruar kontratën për LOT 4 për zhvillimin e infrastrukturës së transmetimit të energjisë elektrike në Kosovë, njoftoi MZHE.

"Përplasen" Zejnullahu dhe Dugolli, rektori braktis mbledhjen(VIDEO)

0

Rektori i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu ka lëshuar mbledhjen e Senatit në shenjë revolte për shkak se një propozim i tij nuk morri asnjë votë nga senatorët.strong>/21 Media/

Rexhep Arifi, polici shqiptar që përqafoi fëmijën sirian(FOTO)

0

Ministri serb i Policisë Nebojsha Stefanoviq ka biseduar sot me policin nga Presheva Rexhep Arifi fotografia e të cilit me djaloshin sirian ka përshkuar botën. Stefanoviq ka paralajmëruar se për humanitetin e treguar polici do të shpërblehet, njofton B92.

“Ai ka dëshmuar se policët serbë kanë raport normal dhe të kulturuar ndaj të gjithë njerëzve që vijnë në vendin tonë dhe të gjithë neve na ka prekur njerëzia e tij“, ka thënë Stefanoviq, transmeton Koha.net.

Fotoja e përqafimit të fëmijës sirian nga polici shqiptar bën xhiron e botës
Arifi gazetarëve u ka thënë se ditën kur ishte bërë fotografia kishte qenë në patrullën e rregullt në fshatin Miratoc, në vendcaktimin e parë të refugjatëve pas arritjes nga Maqedonia, se atë ditë ka pasur shumë tollovi dhe se nëna e djaloshit ka qenë e lodhur dhe për atë arsye ai e kishte marrë djalin me emrin Amir nga Siria dhe kishte luajtur me të.

Polici Arifi ka shtuar se në Miratoc arrijnë nga 2.000 -3.000 refugjatë dhe se policët gjithmonë sillen ashtu si kishte bërë ai vetë me fëmijën.

Stefanoviq ka thënë se nuk i ka interesuar nëse polici që e ka pasur në krah fëmijën ka qenë shqiptar, serb apo hungarez, sepse para së gjithash ai është polic i Serbisë dhe se me humanizmin e treguar ka merituar shpërblimin.

policia arifi nga presheva

Jahjaga mbajti fjalim në Kuvendin e Shqipërisë(FOTO)

0

Në kuadër të vizitës së saj dy ditore në Shqipëri, presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga ka mbajtur edhe një fjalim pasditen e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Presidentes Jahjaga iu bë një pritje e ngrohtë dhe ceremoniale në Kuvend, me buqeta me lule, plot duartrokitje.

Seanca nisi me një urim mirëseardhje nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta.
Gjithsesi më herët gjatë ditës kryeministri e ka pritur në një takim të veçantë Jahjagën në ambientet e Kryeministrisë, por kjo e sotmja ishte e parë vizitë zyrtare e presidentes së Kosovës në vendin tonë, edhe pse më herët ka pasur takime mes qeveritarëve tanë.

Në sallën e Parlamentit për nder të presidentes kosovare nuk mungoi as Presidenti Bujar Nishani, të gjithë deputetët e majtë dhe të djathtë, mediat, por edhe ambasadorët e akredituar në vend.

Në këtë seancë jo të zakonshme mungonte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Bashkë me kryeministrin Rama, munguan edhe disa nga ministrat e kabinetit të tij qeveritar: Nasip Naço, Klajd Gjosha, Damian Gjiknuri, Mirela Kumbaro, Blendi Klosi, Arben Ahmetaj, Milena Harito, Lefter Koka, Edmond Panariti.