Dogana ndalon mallin, reagon kompania (Video)

0

Dogana ndaloi mallin e kompanisë “Drinianet” me arsyetimin se deklaroi rrejshëm vlerën e pajisjeve elektronike të importuara. Por, kjo kompani këmëbngul se nuk ka manipuluar me vlerën e mallit./21 Media/

​Tetë të arrestuar për trafikim me njerëz dhe prostitucion

0

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në dy operacione policore të ndara që ka realizuar dje kanë arrestuar tetë persona të dyshuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Trafikim me Njerëz ” dhe Mundësim ose detyrim Prostitucioni , si dhe ka identifikuar dy viktima të trafikimit .

Në rajonin e Prizrenit janë arrestuar tre persona të dyshuar për të cilët dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale “trafikimit me njerëz”.

Personat e arrestuar janë: S. K (1963), R. K(1957) dhe SH. B( 1970, femër, shqiptare e Kosovës.

Dy viktimat e identifikuara nga policia janë shtetase të Kosovës (femra/të mitura) të cilat janë duke u trajtuar sipas procedurave standarde për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave.

Gjatë këtij operacioni si prova materiale janë sekuestruar: Një Veturë, një armë (revole) me gaz,një jelekë antiplumb, një kompjuter, një ZD memorie e kamerës, 1189 euro, dy pasaporta si dhe libra dhe fatura të ndryshme

Operacioni i dytë është realizuar në rajonin e Prishtinës me ç’ rast pas hetimeve paraprake janë arrestuar pesë persona të dyshuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penal e të mundësimit ose detyrimit në prostitucion dhe marrje me prostitucion.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar këta persona: N. S(1976, femër, shqiptare e Kosovës) A. F( 1968),

A. S( 1968, femër, shqiptare e Kosovës, M. M lindur(1961) dhe A. B(1994, femër , shqiptare e Kosovës)

Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizimin e Prokurorëve përkatës dhe në të dy rastet ndaj pesë (5) personave tanimë të arrestuar është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për procedurat tjera hetimore, kurse tre (3) persona janë liruar në procedurë të rregullt.

Shpallen të papranueshme kërkesat e paditësve për Hotelin Grand

0

Agjencia Kosovare e Privatizimit është njoftuar sot nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës se është shpallur e papranueshme kërkesa e NTP Union Comerce dhe pretendimet e tij se ka pasur shkelje me vendimin e Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme lidhur me Hotelin Grand të Prishtinës.

Gjithashtu, Gjykata ka vlerësuar si të papranueshme edhe kërkesën e parashtruesit Mabco Constructions dhe Eurokoha-Reisen, të cilët kishin kërkuar për të qenë ndërhyrës në anën e paditësit.

“Agjencia Kosovare e Privatizimit ka pranuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës Aktvendimin nr. KL 168-14 ku parashtrues i kërkesës ka qenë NTP Union Comerce dhe Aktvendimin nr. KL167-14 me parashtruesit e kërkesës Mab Constructiones/EuroKoha Reisen për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme në lidhje me Hotelin Grand.

Parashtruesit e kërkesës kanë kontestuar Aktgjykimin e datës 26 qershor të 2014 të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme nr. AC-I-13-0045-A0001 për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, me çka ishte vlerësuar i drejtë vendimi i Kolegjit të Specializuar të DHPGJS dhe vendimi i Bordit të Drejtorëve të AKP-së për tërheqje të aksioneve në ndërmarrjen Hoteli Grand”, thuhet në komunikatën e AKP-së.

Agjencia fton palët që për më shumë detaje t’i referohen faqes së internetit të Gjykatës Kushtetuese.

​Suedia proteston për shkak të ardhjes së refugjatëve

0

Vendimi i Danimarkës që t’i lëshojë refugjatët të vazhdojnë rrugën drejt Suedisë dhe vendeve nordike u prit ftoftë nga autoritetet suedeze.

Kryeministri suedez , Stefan Lofven tha se të gjitha vendet duhet të ndjekin rregullat e BE mbi azilin “, që do të thotë se të gjitha vendet duhet që të regjistrojnë refugjatët” , raporton AP .

“Kështu, ka thënë autoritetet daneze dhe presim që të gjitha vendet ta respektojnë të drejtën që kanë”, ka thënë ai.

Drejtuesit e policisë daneze sot, pa vendime politike ka vendosur në mënyrë të pavarur për qindra refugjatë që mbajti bllokuar në trena , dhe në qendrat e pritjes të qyteteve kufitare që t’i lë të lirë për të shkuar në Suedi dhe vende të tjera skandinave .

Prishtinë: Me peticion kundër oazave gjelbëruese

0

Ka disa muaj që ka filluar renovimi i platos mbi Kurriz në lagjen “Dardania”, renovim ky i cili sipas banorëve po ec mjaft ngadalë. Problem tjetër i banorëve është edhe ndërtimi i disa pjesëve gjelbëruese që janë vendosur para hyrjeve të banesave.

Fillimisht ngadalësia ishte problemi i vetëm me të cilin përballeshin qytetarët, sepse krijohej pluhur, zhurmë, e bizneseve u kishte rënë puna nga ky renovim për më shumë se 50 për qind.

Me vazhdimin e punimeve, u shtua edhe numri i problemeve të banorëve të asaj lagjeje. Ditëve të fundit, banorët kanë bërë një peticion drejtuar Komunës së Prishtinës për arsye se ka filluar ndërtimi i disa pjesëve gjelbëruese janë vendosur pikërisht para hyrjeve të banesave.

Sipas qytetarëve, këto objekte gjelbëruese po ndërtohen një metër larg nga hyrjet e banesave.

Njëri nga qytetarët që ka nënshkruar peticionin, Ferki Maxhuni, tha për KosovaPress se është i kënaqur që më në fund po ndërtohet ai shesh, por është i pakënaqur me atë projekt.

I të njëjtit mendim është edhe Sylejman Konushevci. S ipas tij, kjo mënyrë e gjelbërimit paraqet pengesë për fëmijët gjatë lojës, sepse sa të dalin nga hyrja e kanë këtë hapësirë gjelbëruese.

Edhe qytetari Shefqet Vatovci tha se kjo mënyrë gjelbërimi nuk është zgjidhje. Sipas tij, kur vend oset të investohet në një punë, kjo bëhet për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve dhe jo për t’ua vështirësuar.

Ndërsa, Valmir Ademaj, mbikëqyrësi i punimeve tha për KosovaPress se qytetarët po kërkojnë që të ndalen punimet por ata nuk kanë urdhër dhe duhet të zbatojnë projektin.

“Projekti është duke vazhduar sipas dinamikës dhe projektit të paraparë, tash ka disa kontekste për disa gjelbërime që kanë me u vendosur para objektit të banimit, domethënë me kërkesë të qytetarëve kërkohen me u larguar. Ne sipas projektit e kemi me u vendos deri në urdhrin tjetër nga ana e investitorit. Ne si punëkryes nuk kemi të drejtë të ndërmarrim diçka. Po mundësitë janë të ndryshme, por ne faktikisht kemi për obligim zbatimin e projektit që është ana jonë si punëkryes. Ka dhënë mendim për ndërprerjen mes tyr e për disa plane dhe hapësira, ne nuk kemi bërë ndryshim jemi duke vazhduar”, tha Ademaj.

Por ndryshe nga qytetarët thotë drejtori i drejtorisë së infrastrukturës lokale, Hysen Durmishi. Sipas tij, vazhdimisht kanë pasur takime me qytetarët që jetojnë në atë pjesë dhe ata nuk kanë pasur ankesa. Të vetmit ata të cilëve u pengon kjo gjë, janë bizneset, të cilët kanë menduar që atë hapësirë ta shndërrojnë në terraca.

Sipas Durmishit, pas përfundimit të projektit, i gjithë sheshi do të ketë mirëmbajtje të vazhdueshme nga ana e komunës.

Ky projekt pritet të kryhet në muajin nëntor. Por në rast të mos mbajtjes së kohës, një pjesë e pllatos parashihet të mbetet për në pranverë.

Dermatografia, sëmundja që duket si "alfabet"

0

Një mundësi e madhe për të fituar me cmimin e arit duke filluar me 50 euroDermatografia është një ndër sëmundjet më të rralla që mund të prekë organizmin e njeriut.

Kjo është një sëmundje lëkure e cila i krijon mundësi personave që mbi lëkurën e tyre të shkruajnë përmes gishtit, pasi lëkura është e dobët, inflamohet e skuqet dhe ngrihet.

Në pamje të parë ju do të ndjeni sikur fjalët i keni nën lëkurë, por që ato për 30 minuta do të zhduken më pas.

​Luiz Adriano flet për një treshe perfekte

0

Sulmuesi brazilian Luiz Adriano beson se tre sulmues mund të kombinohen për të bërë një sulm fantastik të rosonerëve dhe për të ndihmuar skuadrën të ketë një stinor të mirë.

Luiz Adriano thotë se AC Milan kanë një treshe të madhe në sulm ku ai bashkë me Mario Balotellin dhe Carlos Bacca do të përbënin një treshe perfekte tha ai për La Gazzetta dello Sport.

“Ekipi ka nevojë për të dhe ai do të na ndihmojë shumë. “Ne mund të jemi një treshe të madhe, sepse Balotelli ka cilësi që mund të na ndihmojë shumë. Nuk do të ketë asnjë problem për të luajtur të tre së bashku”, tha Adriano për La Gazzettadello Sport.

Serbi i dyshuar se ka kontrabanduar indianët “biznesmenë”

0

Policia e Kosovës ka arrestuar në Gracanicë një serb si të dyshuar se ka organizuar kontrabandimin e indianëve të cilët rrejshëm ishin prezantuar si biznesmenë në Kosovë

Personi i arrestuar (N. M.), serb/kosovar dyshohet se me datë 8 korrik me qëllim të përfitimit material, ka organizuar kontrabandimin e gjashtë shtetasve indianë, të cilët në Republikën e Kosovës kishin hyrë në mënyrë legale, kinse me qëllim biznesi, për çka kishte garantuar ‘Oda Ekonomike Kosovaro-Malajziase’ me Seli në Prishtinë dhe se qëllimi i vërtetë i shtetasve indianë ishte që përmes Republikës së Kosovës të shkojnë në njërën nga shtetet e BE-së, ndërsa për këtë qëllim kishin paguar shuma të konsiderueshme të të hollave kontrabanduesve të ndryshëm, përfshirë edhe të dyshuarin e arrestuar ditën e sotme”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Albert Heta pjesëmarrës në konferencën vjetore CIMAM 2015 në Japoni

0

Konferenca e parë vjetore e CIMAM-it u zhvillua në vitin 1962 në Hagë. Që atëherë CIMAM ka organizuar 46 konferenca vjetore që janë mbajtur në mbi 30 qytete të ndryshme rreth globit
Albert Heta, drejtori artistik i Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është ftuar të marrë pjesë në Konferencën Vjetore CIMAM 2015 që do të mbahet në Japoni nga data 7 deri më 9 nëntor 2015.
Konferenca Vjetore CIMAM 2015 “Sa global mund të jenë muzetë?” organizohet në bashkëpunim me Mori Art Museum.
CIMAM apo Komiteti Ndërkombëtar për Muzetë dhe Koleksionet e Artit Modern është një forum i rëndësishëm ndërkombëtar i karakterit profesional i krijuar për diskutimin e çështjeve teorike, etike dhe praktike në lidhje me mbledhjen dhe shfaqjen e artit modern dhe bashkëkohor.

Kontributi më i rëndësishëm i CIMAM bëhet nëpërmes Konferencës Vjetore të CIMAM, një mundësi për komunikim, bashkëpunim dhe shkëmbim të informatave, ndërmjet muzeve, profesionistëve të arteve pamore, artistëve dhe institucioneve të tjera që merren me artin modern dhe bashkëkohor. Qëllimi i konferencës është t’i paraprijë dhe diskutojë çështjet në raport me udhëheqjen dhe zhvillimin e muzeve të artit bashkëkohor dhe koleksioneve në gjithë botën. Delegatët e konferencës gjithashtu kanë mundësinë e privilegjuar të marrin pjesë në vizitat në muzetë më të rëndësishëm dhe qendrat e artit në qytetin mikpritës.
Konferenca e parë vjetore e CIMAM-it u zhvillua në vitin 1962 në Hagë. Që atëherë CIMAM ka organizuar 46 konferenca vjetore që janë mbajtur në mbi 30 qytete të ndryshme rreth globit.

Dren Abazi me muzicientë francez do të performojë në Paris

0

“Kësaj here do të prezantohem në Paris me një format tjetër, pa bendin tim Zig Zag Orchestra. Do të prezantohem me disa muzikantë francez, me të cilët jam takuar gjatë kohës së koncerteve në festivalet e qershorit në Paris”, ka thënë Abazi për KultPlus.

Dren Abazi i Zig Zag Orchestra do të performojë me muzicientë francez në një mbrëmje artistike në Paris ku do të perfomojnë artistë të ndryshëm. Abazi ka thënë për KultPlus se kjo performancë që do të mbahet më 21 shtator do të jetë i një formati tjetër pasi që do të performojë pa anëtarët e bendit të tij.

“Kësaj here do të prezantohem në Paris me një format tjetër, pa bendin tim Zig Zag Orchestra. Do të prezantohem me disa muzikantë francez, me të cilët jam takuar gjatë kohës së koncerteve në festivalet e qershorit në Paris”, ka thënë Abazi. Ai ka thënë më pas se në këtë performancë do të këndojë disa këngë nga repertori i tij kurse do të përcillet nga një accordion, një trumpetist dhe një perkusionist.

dreni pllakat