Policia e Kosovës ka arrestuar në Gracanicë një serb si të dyshuar se ka organizuar kontrabandimin e indianëve të cilët rrejshëm ishin prezantuar si biznesmenë në Kosovë
Personi i arrestuar (N. M.), serb/kosovar dyshohet se me datë 8 korrik me qëllim të përfitimit material, ka organizuar kontrabandimin e gjashtë shtetasve indianë, të cilët në Republikën e Kosovës kishin hyrë në mënyrë legale, kinse me qëllim biznesi, për çka kishte garantuar ‘Oda Ekonomike Kosovaro-Malajziase’ me Seli në Prishtinë dhe se qëllimi i vërtetë i shtetasve indianë ishte që përmes Republikës së Kosovës të shkojnë në njërën nga shtetet e BE-së, ndërsa për këtë qëllim kishin paguar shuma të konsiderueshme të të hollave kontrabanduesve të ndryshëm, përfshirë edhe të dyshuarin e arrestuar ditën e sotme”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
