Prishtinë: Ndërpritet greva në “Prenk Jakova”

0

Pas dhjetë ditësh greve, sot arsimtarët dhe nxënësit e shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë kanë ndërprerë atë duke vazhduar mësimin normalisht.

“Në ndërprerjen e grevës kontribuoi reflektimi i organeve përgjegjëse komunale, përkatësisht Drejtorisë së Arsimit dhe kryetarit Shpend Ahmeti. Janë plotësuar kërkesat tona ku që nga 15 nëntor 2015 mësimi do të zhvillohet në hapësirat e lira të shkollës së mesme të Mjekësisë ‘Ali Sokoli’, si zgjidhje e përkohshme. Ndërsa kërkesa e dytë , që ka të bëjë me ndërtimin e ndërtesës së re të shkollës së muzikës DKA, përkatësisht KK e Prishtinës e ka në shqyrtim e sipër caktimin e lokacionit”, thuhet në një komunikatë nga kjo shkollë.

Baloni gjigant dhe rrëfimet për migracionin

0

E gjithë kjo përformancë, u realizua brenda një baloni gjigant i cili ishte i vendosur afër në sheshin tek Komuna e Prishtinës. Brenda balonit apo “Aeropolisit” i cili ishte krijuar nga Marco Cannevacci nga Plastique Fantastique nga Gjermania, publiku ishte i ftuar që të hyj brenda balonit, në mënyrë që të përjetoj gjithë atmosferën që u krijua nga ky instalacion që pik referente pati migrimin

Edhe pse ishte kohë me shi nuk ishte pengesë për instalacionin shumë interesant dhe interaktiv “Tungjatjeta dhe Mirupafshim”, i cili u mbajt në kuadër të Festivalit HAPU në hapësirën publike para ndërtesë së Komunës së Prishtinës.
Ky instalacion përmbante lëvizjet e njerëzve, migrimin e tyre. Njerëzit vijnë dhe shkojnë, migrimi është fenomen botëror me motive të ndryshme. Njerëzit lëvizin nga një vend në tjetrin, nga fshati në qytet. Këto lëvizje shpesh kanë efekt në statusin shoqëror të njerëzve, duke rezultuar gjithashtu me lëvizje brenda klasave shoqërore dhe konteksteve përpos lëvizjeve gjeografike.

MZhE premton Fond për efiçiencën e energjisë

0

Kosova mund të kursej energji elektrike 30 për qind nëse zbatohen masat e efiçiencës së energjisë. Parashihet që në tre muajit e ardhshëm të procedohet Ligji për krijimin e Fondit për Financimin e Efiçiencës në Kosovë dhe nga ky fond pritet të krijohen mbi 10 mijë vende të reja të punës.
Kështu u tha në tryezën me temë “Financimi i Efiçiencës së Energjisë në Kosovë – Përfitimet dhe Pengesat”, të organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, deklaroi për disa veprime konkrete të cilat kjo Ministri është duke i bërë dhe pritet të bëhen në periudhën e ardhshme në fushën e efiçiencës së energjisë.

“Në kuadrin legjislativ të këtij viti, ne në tre mujorin e fundit parashihet që ta procedojmë Ligjin për efiiçencë dhe jemi duke i bërë konsultimet e fundit në mënyrë që si pjesë e këtij ligji të jetë edhe Fondi për efiqiencë, i cili do të formulohet nëpërmjet një neni”, theksoi ministri Stavileci.

Drejtuesi i MZHE-s ë deklaroi se me operimin e këtij Fondi mund të krijohen 11 mijë e 800 e 51 vende të reja të punës.

“Flitet pra që në periudhën e ardhshme të operimit të fondit mund të krijohen 11 mijë e 800 e 51 vende të reja të punës. Pra po flasim për një fond për investime në një fushë që zbatimi i masave të efiçiencës mund të sjellë përfitime të shumta edhe tek ekonomia jonë në përgjithësi dhe tek amvisëritë”, deklaroi Stavileci.

Ministri Stavileci nuk ka treguar se sa do të jetë shumë e mjeteve në këtë Fond, pasi sipas tij, kjo varet edhe nga Ministria e Financave.

Ndërsa, koordinatori i KOSID-it, Visar Azemi, theksoi se konsumi për energji në Kosovë në 14 vitet e fundit është rritë 47 për qind dhe për këtë duhet të ndërmerren masa për efiçi ncë të energjisë.

Sipas tij, këto masa të eficincës të energjisë jo vetëm që do ta zvogëlojnë prodhimin e energjisë dhe konsumin, por gjithashtu do të kontribuojnë edhe në uljen e çmimit të faturave të energjisë elektrike sepse konsumatorët do të shpenzojnë më pak energji.

Për Ligjin e efiçincës, drejtuesi i Institutit GAP, Agron Demi kërkoi të përfshi hen sa më shumë pjesë kryesore në ligj dhe jo në akte nënligjore. Ai theksoi se kursimet janë shumë të mundshme nëse investohet në projekte të tilla.

Gjatë tryezës është prezantuar punimi analitik i cili e vë efiçiencën e energjisë në krye të politikave energjetike në Kosovë.

A u munduan mediat serbe ta fshehin identitetin e policit shqiptar?

0

Polici shqiptar nga Presheva Rexhep Arifi ka qenë në vëmendjen e medieve botërore për gjestin e tij me një fëmijë refugjat nga Siria.
Gazetari i BBC-së Manveen Rana i pari ka publikuar fotografitë e Arifit me një fëmijë sirian në krahët e tij, transmeton Indeksonline.
Gjatë raportimit mediet serbe vazhdimisht janë munduar të fshehin faktin se Rexhep Arifi është shqiptar, duke u munduar ta përvetësojnë aktin e tij individual, dhe sot është mësuar se polici që mbante fëmijën sirian në krah është shqiptar.
Ndërkaq, kushëriri i tij ka Valon Arifi ka thënë se Rexhep Arifi për Tanjug as që ka qenë i vetëdijshëm se fotografitë e tij po përshkojnë rrjetet sociale dhe mediet botërore.
“Ai ka thënë se akti i tij ishte një veprim njerëzor si dhe detyrë e çdo qenie njerëzore”, ka treguar Valoni

Manjolla Nallbani ‘diss’ modeleve

0

Po, po, kjo është Manjola Nallbani.

Megjithëse këngëtarja bart në vete 49 vite, format e saja të trupit nuk zhgënjejnë.

Këngëtarja e njohur ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale të Instagramit, për të cilat ka pak vend për koment.

Ndryshe, këngëtarja si duket po i vazhdon pushimet verore në brigjet e plazheve të bukura amerikan.

manjolla

Aksion policor në Tetovë

0

Para pak çastesh është kryer aksion policor në një lokal të Tetovës në rrugën “Iliria”. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtarë nga Policia se për çka bëhet fjalë dhe pse ky aksion në mëngjes, njofton TetovaSot.

Shqipëria dhe Kosova kanë një borxh që duhet kthyer

0

Blendi Fevziu

E di që të dy vendet kanë shumë probleme. E di që kriza ekonomike na ka kapluar thellë; e di që Parlamenti shqiptar është mbushur me banditë dhe që Kosova është po kaq e zhgënjyer, por ne kemi një borxh.

Shqipëria e Kosova duhet ta presin një numër refugjatësh. Jo aq për të zgjidhur një krizë që edhe kështu vështirë se merr rrugë, por për të qenë sot solidarë me ata njerëz që ikin me dëshpërim.

Askush më mirë se ne nuk e njeh atë tragjedi. Askush më mirë se shqiptarët nuk e di rrezikun që marrin në sy ata njerëz duke lundruar në ujrat e frikshme të Mesdheut me varka të vjetra dhe rrangalla peshkimi; askush më mirë se shqiptarët e Kosovës nuk e di se ç’do të thotë të ikësh nga lufta.

Të shpëtosh fëmijët nga plumbat dhe vajzat nga përdhunimi. Ne jemi një popull që e njohim deri në dhimbje emigrimin. Ne jemi një popull që kemi emigruar masivisht.

40% e popullatës sonë ndodhet jashtë. Europa na priti në atë moment që kishim nevojë. Ne gjetëm shpëtim në mikpritjen e saj. Sot, jemi ne që duhet të mirëpresim. Për të treguar se dimë të jemi aq dinjitozë dhe mos harrojmë që drama e këtyre njerëzve sot, ka qenë jo shumë vite më parë drama jonë. Ndaj le të jemi solidarë me ta dhe jo vetëm me fjalë. Por me veprim.

“Ballisti” merr të drejtën e autorit për “Autochthonous”

0

Ismail Morina, i njohur me nofkën Ballisti, ka marrë të drejtën e autorit për “autochthonous”.

Këtë fakt e ka publikuar vetë Morinaj në Facebook, duke publikuar faksimilen e vendimit, të cilin e shoqëron me fjalët: “e mbrojtur… Keni livadhis boll në shpinën e patriotizmit!”.

Kujtojmë se Ballisti kishte ngritur flamurin e Shqipërisë natyrale mes stadiumit të Partizanit të Beogradit, në sfidën ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre pas futjes së tifozëve në fushë dhe rrahjes së futbiollistëve shqiptarë.

Maqedonia në listën e vendeve me kushte mizerie

0

Revista e mirënjohur “Bussines Insider” ka renditur Maqedoninë në vendin e 8-të si vend ku jetohet keq dhe konsiderohet si vend mizerie. Në listën e publikuar, janë përfshirë 18 shtete.

Maqedonia është para Serbisë dhe Greqisë, ndërsa para saj janë Afrika e Jugut, Jemeni, Lesoto, Xhibuti, Siria, Venezuela.

Maqedoni vlerësohet me indeksin 27,9, Serbia me 27,8m, derisa e para Venezuela me indeksin 70.

Revista “Bussines Insider” bëri të ditur se ky vend nuk po arrin të tërheq investime sa vendet fqinje, ndërsa probleme afatgjata janë korrupsioni dhe qeverisja e keqe.

VV: Nuk ka datë për protestë

0

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka deklaruar se ende nuk kanë caktuar një datë për një protestë më madhore, mirëpo ka bërë me dije se ky subjekt politik do të vazhdojë më aksione simbolike kundër këtyre marrëveshjeve.
Ymeri ndër të tjera ka thënë se, protestat janë të vendosura se do mbahen po ende nuk ka ndonjë datë.

“Ne jemi të vendosur se ose të tërhiqen marrëveshjet ose të tërhiqet qeveria. Marrëveshjet e tilla nuk mund të jenë edhe Republika edhe Zajednica. Por aksionet simbolike do të vazhdojnë edhe javët e ardhshme”, ka thënë ai, shkruan zeri.info.

Ndryshe, ditë më parë, tri partitë opozitare kanë paralajmëruar për protesta kundër marrëveshjeve të fundit të Qeverisë.