“The Notebook” vjen sërish në ekranet televizive

0

Njëra nga komeditë më të famshme romantike së shpejti do të fitojë vazhdimin e saj!

Jemi të sigurtë që e mbani mend filmin “The Notebook”, njëra nga komeditë më të bukura romantike të këtij shekulli. Lajmet e mira vijnë për të gjithë fansat e tashëm dhe të ardhshëm- ky tregim do të shëndrrohet në serial!

Sikurse përcjell Entertainment Weekly, seriali është bazuar në librin e Nikolas Sparks dhe hitit kinematografik të vitit 2004 me po të njejtin emër. Momentalisht përgatitet në rrjetin televiziv The CW, i njejti rrjet televiziv që krijoi Gossip Girl dhe The Vampire Diares.

Edhepse detajet rreth aktorëve janë të panjohura, shpresojmë se do të mund të përjetojmë sërish kiminë mes Noa`s dhe Alli`t, role që i luajtën Rajan Gosling dhe Rejçell MkAdams.

​Meta-Jahjagës: Shqipëria është gjithnjë përkrah Kosovës

0

Presidentja e Kosovës Jahjaga shprehu mirënjohjen e thellë të institucioneve të Kosovës si dhe të popullit të saj për mbështetjen e fuqishme, të vazhdueshme e të pakursyer të Shqipërisë dhe popullit të saj ndaj avancimit të proceseve integruese, lobimit për njohjet ndërkombëtare, anëtarësimit në organizatat rajonale dhe progresit të Kosovës.

Kryetari Meta dhe Presidentja Jahjaga vlerësuan marrëdhëniet e ngushta e vëllazërore mes dy vendeve fqinje dhe nënvizuan rëndësinë e rritjes së cilësisë së bashkëpunimit dypalësh, si në aspektin ndërparlamentar, ashtu edhe në drejtim të shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike, me qëllim heqjen e barrierave dhe shtimit të fluksit tregtar.

Meta e siguroi në përfundim presidenten e Kosovës se Shqipëria do të jetë gjithnjë përkrah Kosovës në mbështetje të progresit të gjithanshëm demokratik e shoqëror të vendit fqinj, duke i cilësuar marrëdhëniet mes dy vendeve si strategjike për mbarëvajtjen e stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

 

Roli i gruas jetik në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

0

Roli i gruar është vendimtar në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Kështu u tha në tryezën me temën “Roli i gruas në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”, ku ishin të pranishëm përfaqësues të shoqërisë civile, policisë, bashkësisë islame, subjektet politike dhe pjesëmarrës nga rinia e Vushtrrisë.

Kryetari i Degës së Bashkësisë Islame në Vushtrri, Shemsi Rrahimi tha se roli i nënës është jetik në luftimin e kësaj dukurie, pasi që duke i edukuar fëmijët e saj ajo mund të parandalojë që ata t’i bashkohen luftërave të cilat nuk kanë qëllim të drejt. Mirëpo, Rrahimi theksoi se tani mbikëqyrja e prindërve ndaj fëmijëve është më e vështirë se sa në të kaluarën.

Sipas tij, parandalimi duhet të filloi nga familja dhe shoqëria, pasi që luftërat që po zhvillohen në disa shtete të Lindjes së Mesme dhe lufta e organizatës ISIS nuk ka të bëj asgjë me fenë islame.

“Lufta në Irak e Siri, ISIS-i, absolutisht nuk ka të bëj asgjë me islamin”, tha Rrahimi.

Ndërsa, zëvendësdrejtoresha rajonale e policisë në Regjionin e Mitrovicës, Aferdita Mekofci tha se faktor kryesor që të rinjtë të marrin këtë rrugë është gjendja e rënduar ekonomike që ata kanë.

Kurse, të rinjtë e Vushtrrias thanë se faktor tjetër që të rinjtë marrin rrugën që t’i bashkohen ISIS-it është ekonomia, politika dhe arsimimi. Vlora Krasniqi kërkoi që të ketë bashkëpunim më të madh të institucioneve me të rinjët në mënyrë që të parandalohet ikja e tyre drejtë këtyre vatrave të k rizave e luftërave.

Ky debat është organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës. Debati ishte pjesë e projektit “Rrëfimi i dy qyteteve: Radikalizmi dhe Kundërnarrativi në Vushtrri dhe Mitrovicë”.

Evropa po plakët !

0

Për të mbajtur në këmbë Evropën, gjatë dekadave në vijim do të nevojiten mbi 250 milionë imigrantë, është rezultati i studimit, i bërë së fundi nga agjencia Blumberg.

“Përndryshe do të përballemi me vështirësi të mëdha ekonomike. Duke filluar që nga pensionet dhe një moshë mesatare në rritje sipër, Evropa po ecë në këtë rrugë”, u theksua në studim.
Sipas disa ekspertëve të përfshirë në studim, për të shpëtuar fondin e pensioneve, në kontinentin e vjetër nuk mbetet alternativë tjetër përveç hapjes së kufijve.

Sipas tyre, Evropa po plaket dhe nëse nuk do punohet shpejt në këtë drejtim, atëherë do të përballet me një seri problemesh për të mbajtur baraspeshën ekonomiko-financiare.

Eksperti Leonid Bershidski theksoi se deri në vitin 2020, Evropës i nevojiten 42 milionë njerëz të aftë për punë, ndërsa deri në vitin 2060 do të ketë nevojë për 250 milionë imigrantë shtesë, për të mbushur tregun e punës.

Sipas një raporti të Bashkimit Evropian, sot në Evropë duhet të punojnë katër persona, për të mundësuar pensionin e një të moshuari. Sipas llogaritjeve, me këtë ritëm lindjesh, në vitin 2050 do jenë vetëm 2 të tillë, çka do të shtonte barrën e tatimeve./21 Media/

Bajrami: Lusim autoritetet serbe të mos i ndalojë librat shqip(VIDEO)

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në konferencën e jashtëzakonshme të mbajtur sot për media, ka vlerësuar vendimin e Qeverisë së Serbisë për lejimin e dërgimit të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ministri Bajrami ka theksuar se kjo është hera e parë e dërgimit të teksteve përmes rrugëve institucionale në periudhën e pasluftës.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dje ka dërguar tekstet për gjithë nxënësit e Luginës së Preshevës deri në klasën e tetë, sipas kërkesës së Këshillit Kombëtare të Shqiptarëve të Preshevës.

Japonia me shifra shqetësuese të vetëvrasjeve

0

Dhjetë shtatori shënohet si Dita botërore për parandalimin e vetëvrasjeve dhe ka për qëllim të ngrejë vetëdijen për marrjen e aksioneve në parandalimin e vetëvrasjeve në nivel global.
Kjo ditë gjithashtu vë theksin dhe rrit shqetësimin në shoqëri dhe të gjithë ata të cilët janë në rrezik potencial të kryejnë vetëvrasje.

Pjesa më e madhe e aktiviteteve të kësaj dite bëhet nën udhëheqjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Sipas të dhënave të tyre, shkallën më të lartë të vetëvrasjeve e ka Japonia.

Për shkak të këtyre shifrave, në tërë Japoninë në periudhën prej 10 deri më 16 shtator do të mbahen fushata dhe seminare që të alarmohet problemi me vetëvrasjet,shkruan AA.
Kështu, sipas statistikave të qeverisë në Japoni, vitin e kaluar 25.427 njerëz kanë kryer vetëvrasje.

Të dhënat tregojnë se shumica e personave të cilët i kanë marrë jetën vetes janë të moshës 15 deri më 34 vjeç

Shkencëtarët rekomandojnë këtë lloj mëngjesi për t’u dobësuar

0

Shkencëtarët rekomandojnë një nga mëngjeset më të shëndetshme dhe të shijshme, sepse përmban vitamina dhe minerale që përmirësojnë pamjen e lëkurës dhe flokëve, normalizojnë metabolizmin dhe forcojnë trupin.

Ky mëngjes zgjidh në mënyrë efikase çështjet e dembelizmit të zorrëve dhe kapsllëkut, djeg yndyrën dhe normalizon peshën. Pasi të konsumoni këtë mëngjes të shëndetshëm çdo ditë, ju do të humbni rreth 3 kg për një muaj (nëse keni probleme me peshën). Ajo çfarë është më e rëndësishme, është fakti se do të përmirësoni shëndetin e përgjithshëm dhe do ta nisni ditën me energji/Shendeti.

Përbërësit:

300 ml kos pa yndyrë

2 lugë tërshërë (ose bollgur)

1 lugë çaji fara lini

1 lugë çaji pluhur kakao

5-7 kokrra kumbulla të thata

Ju duhet ta përgatisni mëngjesin në mbrëmje në mënyrë që ta keni gati për të nesërmen.

Hidhni rreth 100 ml ujë valë mbi kumbullat e thata dhe lërini për 5-10 minuta. Ndërkohë në një tas hidhni tërshërën, farat e linit, kakaon dhe kosin. Përziejini mirë dhe futini në frigorifer, shtoni dhe kumbullat e thata dhe konsumojini të nesërmen në mëngjes. Sistemi tretës do të përmirësohet brenda 1 ore pasi e keni konsumuar këtë mëngjes.

'Bisedë burrash' për Ukrainën

0

Presidentët e Ukrainës, Rusisë dhe Francës, Petro Poroshenko, Vladimir Putin dhe Francois Hollande si dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel mbrëmë përmes një telekonference kanë biseduar për situatën në lindje të Ukrainës.
Presidenca ruse në një komunikatë për mediat theksoi se bashkëbiseduesit diskutuan për armëpushimin e brishtë në lindje të Ukrainës, por edhe mbi temat e ndryshme siç është shitja e gazit rus Ukrainës.

Gjatë bisedës u dakorduan që krerët e shtetit të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës më 2 tetor të zhvillojnë takim të përbashkët në Francë.

Paralelisht, në Berlin të shtunën do të takohen krerët e diplomacisë së Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë.

Zbulohet ”homo naledi” paraardhës i njeriut

0

Një specie e re e paraardhësve të njerëzve është zbuluar në Afrikën Jugore, njoftuan sot shkencëtarët e universitetit “Witwatersrand” i Johanesburgut.

Zbulimi i “Homo Naledi” bazohet në mbi 1 550 elementë fosilesh, numri më i madh i fosileve të hominidëve të mbledhur në Afrikë.

Këto fosile u gjetën në zonen arkeologjike të njohur si “Djepi i Njerëzimit”, në afërsi të Johanesburgut.

Hominidi i hershëm kishte këmbë për ecje në distance të mëdha, duar si njerëzit dhe tru të masës 1/3 e trurit të njeriut. Ky mund të ketë qenë një prej paraardhësve më të hershëm të njeriut, i cili ka jetuar në Afrikë rreth tre milionë vite më parë.

Dren Abazi do të performojë në Paris

0

Dren Abazi i Zig Zag Orchestra do të performojë me muzicientë francez në një mbrëmje artistike në Paris ku do të perfomojnë artistë të ndryshëm.

Sipas Dren Abazi kjo performancë do të mbahet më 21 shtator dhe se do të jetë i një formati tjetër pasi që do të performojë pa anëtarët e bendit të tij.

Njëherit Abazi do të këndojë disa këngë nga repertori i tij kurse do të përcillet nga një accordion, një trumpetist dhe një perkusionist.