Evropa po plakët !

TË FUNDIT

Për të mbajtur në këmbë Evropën, gjatë dekadave në vijim do të nevojiten mbi 250 milionë imigrantë, është rezultati i studimit, i bërë së fundi nga agjencia Blumberg.

“Përndryshe do të përballemi me vështirësi të mëdha ekonomike. Duke filluar që nga pensionet dhe një moshë mesatare në rritje sipër, Evropa po ecë në këtë rrugë”, u theksua në studim.
Sipas disa ekspertëve të përfshirë në studim, për të shpëtuar fondin e pensioneve, në kontinentin e vjetër nuk mbetet alternativë tjetër përveç hapjes së kufijve.

Sipas tyre, Evropa po plaket dhe nëse nuk do punohet shpejt në këtë drejtim, atëherë do të përballet me një seri problemesh për të mbajtur baraspeshën ekonomiko-financiare.

Eksperti Leonid Bershidski theksoi se deri në vitin 2020, Evropës i nevojiten 42 milionë njerëz të aftë për punë, ndërsa deri në vitin 2060 do të ketë nevojë për 250 milionë imigrantë shtesë, për të mbushur tregun e punës.

Sipas një raporti të Bashkimit Evropian, sot në Evropë duhet të punojnë katër persona, për të mundësuar pensionin e një të moshuari. Sipas llogaritjeve, me këtë ritëm lindjesh, në vitin 2050 do jenë vetëm 2 të tillë, çka do të shtonte barrën e tatimeve./21 Media/