​Për 24 orë, dy të vdekur në aksident

0

Gjatë 24 orëshit të fundit policia njofton se në territorin e Kosovës kanë ndodhur 2 aksidente që kanë përfunduar me fatalitet, 12 aksidente me të lënduar, 35 aksidente me të pa lënduar.

Po ashtu Policia njofton se gjatë 24 orëve janë shqiptuar 961 tiketa trafiku, 25 arrestime, ndërsa 16 persona janë dërguar në mbajtje.

Nishani: Askush nuk guxon ta ç’rrënjos luftën e UÇK-së (Foto)

0

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dhe homologia nga Kosova, Ahtifete Jahjaga kanë mbajtur sot një konferencë për shtyp në Tiranë. Në fjalën e tij, presidenti Nishani i uroi mirëseardhjen presidentes Jahjaga, ndërsa tha se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe po jep një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin e rajonit, sidomos në respektimin e pakicave etnike, aspekt për të cilin duhet të merret shembull nga vendet e tjera.

Nishani shtoi gjithashtu se Shqipëria e mirëpret ngritjen e Gjykatës Speciale për krimet e luftës, dhe se askush nuk guxon ta ç’rënjos luftën heroike të UÇK-së dhe të popullit të Kosovës për liri.

Bashkëpunimi në kontekstin rajonal ishte një tjetër temë e diskutuar nga dy homologët, për të cilin presidenti shqiptar tha se e vlerëson anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat rajonale, veçanërisht pjesëmarrjen në SEECP. Megjithatë, Nishani nënvizoi se Shqipëria, nuk e ka ndërprerë bashkëpunimin me asnjë vend në rajon, duke mbështetur edhe anëtarësimin në NATO të Malit të Zi dhe Maqedonisë, pasi kjo i shërben paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.

Nishani iu drejtua me një apel edhe vendeve të BE-së, ndërsa, kërkoi prej tyre që të mos penalizojnë Kosovën nga vala e azilkërkimit, por t’i lejojnë qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë pa viza.

“Dua që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë të lirë dhe pa viza në zonën Shengen. Jemi të vetëdijshëm për valën e azilkërkimit por kjo nuk duhet të zbeh vullnetin e BE për liberalizimin e vizave të shqiptarëve të Kosovës. Ne si krerë shtetesh duhet të bëjmë më shumë për qytetarët tanë që të ndërtojnë jetën e tyre në atdhe”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Nishani tha se ka marrë premtime nga pala serbe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, dhe shteti shqiptar do vazhdojë të këmbëngulë për realizimin e të gjitha marrëveshjeve dhe premtimeve të bëra, sidomos ato në fushën e arsimit.

Edhe presidentja Jahjaga në fjalën e saj tha se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pavarura, sovranedhe se kanë bërë hapa të rëndësishme para drejt zhvillimit, dhe drejt rrugës së integrimit në BE.

Ajo shtoi se: Duam të kemi marrëdhënie të mira me fqinjët tanët, dhe po punojmë për një të a rdhme më të mirë të vendeve tona dhe për qytetarët tanë,”.

Dy homologët biseduan edhe për një treg të përbashkët ekonomik, pa barriera politike, të qëndrueshëm dhe të konkurrueshëm edhe brenda tregut evropian.

Displaying Vizita Tirane-XVK1-_3.jpg

Displaying Vizita Tirane-XVK1-_4.jpg

Displaying Vizita Tirane-XVK1-_5.jpg

Displaying Vizita Tirane-XVK1-_6.jpg

Displaying Vizita Tirane-XVK1-_7.jpg

Displaying Vizita Tirane-XVK1-_8.jpg

Displaying Vizita Tirane-XVK1-_9.jpg

 

Opozita: Sillni marrëveshjet për Ratifikim në Kuvend

0

Grupi Parlamentar i AAK-së, përmes deputetes Donika Kadaj Bujupi, që njëkohësisht është edhe anëtare e Komisionit për Legjislacion, Mandate ,Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe mbikëqyrje të Agjencisë kundër korrupsionit, ka kërkuar shqyrtimin në Komision të marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Asociacionin.

Një kërkesë e tillë është bërë për shkak se Qeveria po bën të pamundurën që ta përjashtojë Kuvendin nga ratifikimi i këtyre marrëveshjeve.

Deputetja Kadaj-Bujupi, ka insistuar që Komisioni të kërkojë prej Qeverisë që këto marrëveshje t’i sjell në Kuvend, kjo duke u mbështetur në nenin 18 të Kushtetutës.

Komisioni për Ligje ka obligim që të mbroj zbatimin e ligjeve dhe respektimin e kushtetutës. prandaj procedimi me pika të rëndomta të rendit të ditës ne një situatë të jashtëzakonshme, është i papranueshëm dhe në kundërshtim me misionin e deputetit dhe të komisionit, ka thënë zonja Kadaj-Bujupi.

Mirëpo propozimi i saj, përveç Kryetares së Komisionit, nuk është mbështetur nga anëtarët e pozitës, të cilët në mënyrë demonstrative e kanë braktisur mbledhjen e Komisionit.

SHBA, NATO – të shqetësuara me veprimet ruse

0

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë shprehur shqetësim me raportet se Rusia po rrit praninë e saj ushtarake në Siri.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se nëse konfirmohet, përfshirja e Rusisë nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit.

Po të mërkurën, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka përsëritur sheqtësimet e tij në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Rusia, aleate kryesore e Sirisë gjatë luftës së saj katërvjeçare, ka thënë se ka dërguar vetëm ekspertë ushtarakë.

Korrespondentët thonë se pa mbështetjen e Moskës, presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, do të kishte rënë nga pushteti tashmë.

Danimarka rihapë trafikun hekurudhor me Gjermaninë

0

Danimarka ka lejuar lëvizjen e trenave drejt Gjermanisë, pas bllokimit të një dite më parë që la dhjetëra emigrantë në pritje në stacionin hekurudhor në qytetin kufitar të Flensburgut.

Klandestinët, kryesisht sirianë, thanë se nuk donin të qëndronin në Danimarkë por të vazhdonin rrugën për në Suedi, Norvegji apo Finlandë.
Pjesa më e madhe e tyre synojnë Suedinë, ku trajtimi shtetëror për refugjatët është më i miri në Evropë pas Gjermanisë, ndërsa qeveria daneze njoftoi ditë më parë se ka shkurtuar fondet për azilkërkuesit.

Përmes një njoftimi të publikuar në 10 gjuhët e botës dhe të shpërndarë për gazetat në Liban, Ministrja e emigracionit u kërkonte klandestinëve të mos vinin në Danimarkë.

Ndërkohë në ndihmë të klandestinëve të bllokuar në stacion mbërritën dhjetëra vullnetarë, të cilët u ofruan ti transportonin me makina për në Suedi.

Evakuime masive nga përmbytjet në Japoni

0

Mbi 90 mijë njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre në verilindje të Japonisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Tash për tash, një person figuron i zhdukur. Situata pason stuhinë Etau, e cila, të mërkurën, ka sjellë erëra deri në 125 kilometra në orë, përpara se të lëvizte drejt detit. Zonat e goditura më së rëndi janë në veri të Tokios./21Media

Jahjaga pritet me nderime të larta në Shqipëri

0

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka filluar takimin me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani. Ajo është pritur në Tiranë me nderime të larta shtetërore. Ndërsa, pas pak pritet të fillojë takimi midis dy delegacioneve, dhe më pas konferenca e përbashkët për shtyp. Jahjaga pritet të takohet edhe me kryeministrin, Edi Rama dhe kryeparlamentarin, Ilir Meta, si dhe me liderin e opozitës, Lulzim Basha. Presidentja Jahjaga do t’u drejtohet edhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Debat historik për legalizimin e kanabisit

0

Deputetët e Parlamentit në Britaninë e Madhe do të zhvillojnë një debat të gjerë për të përcaktuar nëse shteti duhet ta legalizojë kanabisin, ta shesë atë në dyqane dhe të vendosë taksë mbi përdorimin e tij, me qëllim financimin e Shërbimit të Shëndetit Kombëtar (NHS). Drejtuesit e fushatës ndihen entuziastë nga kjo lëvizje e Parlamentit, pas peticionit me 210 mijë firma, i cili u publikua në faqen e tij zyrtare. Ditën e djeshme u vendos që projektligji për legalizimin e kanabisit të hidhet për diskutim më 12 tetor në Uestminster, në Dhomën e Komuneve.

Projektligji do të prezantohet nga deputeti laburist, Paul Flynn (Pol Flin) i cili ka bërë fushatë për më shumë se një dekadë, për të lejuar përdorimin e drogës për qëllime mjekësore. Ndërsa katër kandidatët për lidershipin e Partisë Laburiste, janë shprehur në favor të legalizimit të kanabisit. Deputeti laburist, Andy Burham, në garë për kreun e partisë, është zotuar se do ta shqyrtojë çështjen e legalizimit të drogës për qëllime mjekësore.

Burham ka premtuar se, nëse bëhet Kryeministri i ardhshëm, do ta legalizojë kanabisin për pacientët me sëmundje të rënda. Në fillim të këtij muaji, Burham deklaroi se mund ta legalizojë kanabisin për pacientët e sëmurë, duke argumentuar se “përfitimet janë të jashtëzakonshme” për sklerozën e shumëfishtë, e cila godet trurin. Deklaratën ai e bëri pasi të katërt kandidatët për kreun e laburistëve u shprehën në unison se, do të hulumtonin mbi përfitimet e pacientëve nga përdorimi i drogës ilegale.

Gjatë shpalosjes së platformës elektorale në “Sky News”, Burnham u ndal edhe te çështja e kanabisit. “Njerëzit që vuajnë nga sëmundje si Skleroza e Shumëfishtë… betohen që… përfitimet mjekësore janë të jashtëzakonshme. Por, duhet të kontrollohet, sipas mendimit tim, për të lejuar vetëm përdorimin mjekësor dhe, natyrisht, kjo është ajo që shkakton debat. Ndaj, unë e kuptoj përse njerëzit tronditen nga kjo. Do të ecim me kujdes, por nuk do të isha kundër që të mund të tregonim një fleksibilitet më të madh, vetëm për përdorimin mjekësor”.

Argumenti i tij për “përfitimet janë të jashtëzakonshme”, ka gjetur përkrahjen e Jeremy Corbyn, i cili e ka mbështetur prej një kohe të gjatë përdorimin mjekësor. Corbyn, edhe ai kandidat për lidershipin e Partisë Laburiste, i cili e përkrah prej mëse një dekade lehtësimin e legjislacionit për kanabisin, konfirmoi se do ta lejonte menjëherë përdorimin mjekësor të tij dhe do të lobojë për ta shtrirë përdorimin e tij legal. Jeremy Corbyn tha gjatë një debati se, përfitimet e drogës ishin të dukshme. “Duket qartë se ka shumë përfitime për njerëzit dhe mendoj se duhet të rritemi si një shoqëri dhe ta dekriminalizojmë.

VV: Universiteti s'mund të ndahet etnikisht

0

Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë thënë se ministrat e Listës Serbe kanë bllokuar ligjin për arsimin e lartë, me kërkesën për futjen në ligj si kategori e veçantë, Universitetin e Mitrovicës së veriut dhe financimin e tij nga Serbia. Kjo sipas Vetëvendosjes është kërkesë për ta etnizuar sistemin universitar në Kosovë.

Sipas VV, në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës ndodhi edhe një bllokim i ri nga Ministrat e Listës Serbe.
“Projektligji për Arsimin e Lartë në Kosovë me gjithë vërejtjet apo sugjerimet lidhur me të përkufizon institucionet e arsimit të lartëqë veprojnë në vendin tonë. Këto institucione pra, kolegjet dhe universitetet janë të Kosovës dhe për qytetarët e Kosovës. Ato nuk mund të ndahen dhe kategorizohen brenda ligjeve tona sipas etnisë. Sidomos universitetet karakteri i të cilëve është universal dhe lidhet me dijen e dobinë shoqërore. Bllokimi i miratimit të këtij projektligji në Qeverinë e Kosovës nga ana e Ministrave të Listës Serbe me kërkesën për futjen në ligj si kategori e veçantë e Universitetit të Mitrovicës së veriut dhe financimit të tij nga Serbia është kërkesë për ta etnizuar sistemin universitar në Kosovë. Universiteti në fjalë është i rregulluar në normativët e pushtetit komunal meqenëse paraprakisht Kosova ka bërë lëshime që këto Komuna më shumicë të popullsisë serbe të kenë hapësira për shkollim universitar specifik. Por Listës Serbe kjo nuk i mjafton. Ata kërkojnë që ta mbajnë të izoluar këtë universitet nga pjesa tjetër e Kosovës dhe ta kategorizojnë brenda ligjit si Universitet të një etnie. Bllokimi e kërkesat e tyre, njëjtë si me ndërmarrjet publike dhe me çështjen e Forcave të Armatosura të Kosovës, po shkojnë në të njëjtin drejtim me atë të marrëveshjes për “Zajednicën”, pra ndarjes etnike të Kosovës në çdo zonë të rregullimit shtetëror e shoqëror”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje profesorëve e studentëve të ngrenë zërin për mos ta lejuar këtë kërkesë që shkon në kundërshtim me çdo parim të funksionimit të universiteteve, shoqërisë dhe republikës sonë.

Thaçi 'i sigurtë' që vitin tjetër bëhet liberalizimi i vizave

0

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dhënë një intervistë gazetës më të madhe që merret me ekonomi dhe financa në Gjermani “Handelsblatt”.

Duke folur për izolimin shumë vjeçare të kosovarëve, Thaçi ka theksuar se Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga BE që të heqë dorë nga vizat për qytetarët tanë.

“Me heqjen e detyrimit për viza, do të bie migracioni i paligjshëm. Ne në ndërkohë i përmbushim kërkesat e BE-së. Prandaj, unë pres që vitin e ardhshëm, të hiqen vizat nga BE-ja për qytetarët nga Kosova”, ka paralajmëruar ai.

Ai është cituar edhe nga gazeta “Die Welt”, Televizioni n-tv, “Tagesspiegel”, “Basler Zeitung, “Merkur” dhe “Rheinische Post”, duke folur për liberalizimin e vizave, zhvillimin ekonomik, MSA-në dhe luftën kundër migrimit ilegalë.

Thaçi ka folur edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për domosdoshmërinë e krijimit të më shumë vendeve të punës për qytetarët e Kosovës. “Kjo është arsyeja pse ne duam të sjellim investitorë të huaj në vendin tonë dhe për të promovuar n ë veçanti ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, ka shtuar ai.

Kryediplomati kosovarë, ka thënë se këtë vit Kosova ka nënshkruar një kontratë për vend-skijimin më të madh me një konsorcium franceze në jug të Kosovës, i cili paraqet një investim prej 400 milionë euro.

Sipas tij, 3000 vende të reja pune do të krijohen atje, derisa, një konsorcium amerikano-gjerman do të ndërtoj një termocentral të ri, ku investimi do të jetë një miliardë euro.

“Ne bëjmë gjithçka që është e mundur për të sjellë në Kosovë më shumë investitorë gjermanë. Unë personalisht kam proklamuar në Gjermani për investime në sektorin e energjisë dhe të infrastrukturës“, ka thënë Thaçi.

Ai ka folur edhe për migracioni ilegal. “Shumica e vendeve të BE-së tashmë e kanë shpallur Kosovën, si dhe pjesën tjetër të Ballkanit, si një vend të sigurt. Një konstatim i saktë, sepse Kosova është vërtetë një vend i sigurt, një shtet i kthyer drejt të ardhmes, zhvillimit dhe prosperitetit”, është cituar Thaçi nga e përditshmja gjermane “Die Welt”.

Zëvendëskryeministri Thaçi ka theksuar se Menjëherë pas fluksit të madh të migracionit ilegal, autoritet kosovarë në bashkëpunim me ato gjermane kanë ndërmarr hapa përcaktues në parandalimin e shtimit të numrit të atyre që kanë lëshuar vendin.

“Ne jemi duke u përpjekur për të përcjellë të vërtetën për të informuar njerëzit përmes një fushate informative. Gjithashtu, unë personalisht përpiqem për të folur me emigrantët për të qartësuar gënjeshtrat e kontrabanduesve. Me ndihmën gjermane, ne gjithashtu jemi duke u përpjekur, që të rikthyerve në Kosovë t’i ndihmojnë sa më shpejt që të jetë i mundur integrimin, që do të thotë, t’ju ofrojmë një çati mbi kokë dhe asistencën sociale”, ka thënë ai.