Këshilli i Prindërve ka falënderuar MASHT-in për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, lehtësim ky financiar për prindërit, por njëkohësisht kanë shprehur brengën e madhe lidhur me çantat e mbingarkuara të nxënësve. Në komunikatë thuhet se prindërit mbesin të shqetësuar me peshën e rëndë të çantave, veçanërisht për nxënësit e shkollave fillore. Ata kanë kërkuar Qeveria dhe Komunat e Kosovës që urgjentisht të trajtojnë këtë problem i cili ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin e fëmijëve.
Çka përfiton Gjermania nga emigrantët
Kur Angela Merkel njoftoi javën e shkuar se Gjermania do të pranojë këtë vit rreth 800 mijë azilkërkues këtë vit, shumë iu drejtuan vendeve të tjera të bllokut evropian që të ndiqnin shembullin “e mirë” gjerman. Që nga mbërritja në kufijtë e Europës e dhjetëra mijëra emigrantëve nga Siria, Afrika dhe Lindja e Mesme, narrativa politike në Gjermani ka qenë shumë ndryshe nga ajo që është dëgjuar në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.
Kancelarja gjermane ka mbajtur fjalime rreth “idealit të përbashkët evropian” dhe se kontinenti si një i tërë duhet të angazhohet me këtë problem. “Nëse Evropa dështon në çështjen e refugjatëve, lidhja e saj e ngushtë me të drejtat e njeriut do të shkatërrohet”, tha Merkel. “Si një vend financiarisht i shëndoshë dhe i fortë, ne kemi fuqinë të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme”, tha ajo. Dhe në vend si politikanët e qendrës së majtë dhe ata të qendrës së djathtë në përgjithësi kanë mbështetur qëndrimin e saj. Për shumë nga këta politikanë, pranimi i refugjatëve është një çështje solidariteti ndaj atyre që i ikin luftës dhe persekutimit. Por, për të tjerë ekzistojnë arsye të qarta pragmatike.
Në të vërtetë, Gjermania ka një nga popullsi që po plaket dhe zvogëlohet me shpejtësi. Sipas parashikimeve nga Komisioni Europian në raportin e tij mbi plakjen, botuar vitin e kaluar, është vlerësuar se në vitin 2060 numri i përgjithshëm i popullsisë gjermane do të reduktohet me 10 milionë: nga 81.3 milionë në vitin 2013 në 70,8 milionë. Kjo është arsyeja pse vendi mund të përfitojë nga fluksi i punëtorëve të rinj. Përkundrazi, besohet se Britania do të bëhet vendi më i populluar i BE-së. Sipas raportit të KE, popullsia në Mbretërinë e Bashkuar do të rritet nga 64.1 milion në 80.1 milion në vitin 2060.
Kjo si rezultat i normave relativisht të larta të fertilitetit dhe normave të larta të emigracionit neto. Ky ndryshim ndihmon në shpjegimin e dallimit të qëndrimeve të dy vendeve për çështjen e emigracionit. Në rastin e Gjermanisë, proporcioni në rritje i qytetarëve që mbahen nga shteti është një barrë e madhe për taksapaguesit. Është vlerësuar se përqindja e njerëzve mbi 65 vjeç në krahasim me njerëzit e moshës 15- 64 vjeç do të rritet nga 32% në vitin 2013 në 59% në 2060. Kjo do të thotë se nga viti 2060, dy gjermanë në moshë pune do të punojnë dhe paguajnë taksa për çdo pensionist.
Dhe kështu, për redaktorin ekonomik të BBC Robert Peston “mund të thuhet se është veçanërisht e dobishme për Gjermaninë që të ketë një fluks familjesh të reja dhe sidomos mirënjohëse nga Siria, apo nga ndonjë vend tjetër, që janë të gatshme të punojnë fort dhe të përpiqen për të rindërtuar jetën e tyre dhe t’u tregojnë mikpritësve se nuk janë një barrë”. Natyrisht që e gjithë kjo nuk është tërësisht pozitive për Gjermaninë. Fluksi masiv i emigrantëve si ai që po shihet tani krijon sfida të mëdha për shoqërinë.
Qeveritë dhe autoritetet lokale janë shkatërruar dhe jo të gjithë janë të përgatitur për të akomoduar dhjetëra mijëra njerëz. Sistemet e mirëqenies dhe buxhetet rajonale do të përballen me shpenzime të mëdha shtesë. Por, siç vuri në dukje në edicionin e saj ndërkombëtar revista “Der Spiegel”, fluksi i paprecedentë i emigrantëve që po përjeton Gjermania “do të ndryshojë rrënjësisht vendin”.
“Emigrantët paraqesin një barrë, por janë edhe një mundësi për të krijuar një Gjermani të re, më kozmopolite dhe bujare”, shkruan Der Spiegel. Vala e emigracionit mirëpritet edhe nga punëdhënësit. “Edhe pse shkalla zyrtare e papunësisë është gati 2,8 milionë, vijon revista, komuniteti i biznesit ka nevojë urgjente për punëtorë”. “Ekonomia gjermane varet nga emigracioni, si nga Evropa ashtu dhe nga personat që hyjnë në vend për shkak të të drejtave të azilit në Gjermani”.
“Me një popullsi gjermane që reduktohet kompanitë nuk mund të plotësojnë shumë vende pune dhe punëtorët e kualifikuar janë gjithnjë e më të rrallë. Ky trend do të përkeqësohet në vitet e ardhshme. Është një fakt që kërcënon prosperitetin e ardhshëm të vendit”, thotë revista,shkruan Dita.
Edhe ekspertët bien dakord se Gjermania nuk mund të përmbushë nevojat e forcës punëtore vetëm me tregun e punës evropian, që lejon lëvizjen e lirë të punëtorëve brenda BE-së. Sigurisht debati i emigracionit gjithmonë do të ketë mbështetësit dhe kundërshtarët e tij dhe Gjermania nuk përjashtohet nga sulmet e të djathtës ekstreme. Por pjesa dërrmues e ekonomistëve janë dakord se emigracionit nxit rritjen, dhe Gjermania po përjeton një moment, kur vala e tanishme e emigrantëve mund të jetë e dobishme ekonomikisht dhe demografikisht.
S'ka aktivitete në Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjeve (Video)
Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve nuk do të shënohet me asnjë aktivitet vetëdijësues në vendin tonë.Derisa shërbimi i psikologut në shkolla është jofunksional, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami sot ka vendos të merret me komunitetet pakicë dhe me promovimin e një shkolle.
Problemet e padiagnostikuara të shëndetit mendor kanë çuar drejt pasojave fatale edhe shumë shqiptarë. Stresi i përditshëm i akumuluar nga jetesa e vështirë, ku dikush ndihet i lodhur nga intensiteti i ditës, dikush tjetër i vetmuar si pasojë e një kulture moderne gjithnjë e më individuale, konsiderohen si shkaqet më të shpeshta që po ndikojnë në shtimin e problemeve depresive, të cilat më pas mbajnë në shifra alarmuese edhe nivelin e vetëvrasjeve.
Por, ajo që konsiderohet si më shumë shqetësuese nga strukturat e shëndetit publik, shfaqet ulja e kufirit “moshë” në manifestimin e komplikacioneve të shkaktuara nga depresioni, si një ndër format më të shpeshta të çrregullimeve mendore. Komplikacione të cilat në shumë raste mbeten edhe të patrajtuara, për shkak të mentalitetit të gabuar të moskonceptimit të tyre, si probleme të shëndetit mendor, por si probleme dhe strese të përditsh me që kalojnë vetvetiu. Mentalitet ky që e rëndon edhe më shumë gjendjen shëndetësore, pasi format depresive nga stadet e lehta dhe të trajtueshme kalojë në forma më të rënduara që çojnë më pas në marrjen e masave ekstreme të vetëvrasjes.
Specialistët në fushën e shëndetësisë, thonë se të rinjtë e shkollave të mesme konsiderohen si një ndër grupet e rrezikuara për të manifestuar këto probleme në shëndetin mendor. Ndërkohë që heshtja ndaj këtyre rasteve i ekspozon ata drejt situatave të rënduara që shkojnë me kalimin e moshës deri në vetëvrasje. Për të frenuar këtë fenomen strukturat e shëndetit publik kërkojnë që të forcohet shërbimi i psikologut në shkolla, shërbim i cili nuk duhet të qëndrojë më në stade jofunksionale sikundër është edhe në ditët e sotme. Prej vitesh shkollat shqiptare kanë edhe shërbimin e psikologut, i cili gjatë gjithë vitit pothuajse nuk funksionon. Për këtë kërkohet që në kët ë drejtim të punohet edhe më shumë.
Psikologu duhet të jetë edhe më i kujdesshëm në krijimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me nxënësit dhe mësuesit, pasi vetëm në këtë formë mund të evidentohen në kohë problemet që kanë adoleshentët, pa kaluar në përmasa shqetësuese. Identifikimi në kohë i rasteve në të cilat adoleshentët vuajnënga problemet me personalitetin e tyre ndihmon në trajtimin e tyre dhe parandalimin e kalimit drejt formave të rënduara depresive që mund të çojnë në humbjen e jetës.
Çikago, kërkohen ligje më të rrepta për armët
Autoritet policore të Çikagos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë thirrje për ligje më të rrepta mbi kontrollin e armëve, pas dhunës së shpërthyer gjatë ditës së punës, ku 8 persona u vranë dhe 46 të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave të shumta me armë. Të shtënat ndodhën vetëm disa ditë pas ngjarjes më të rëndë të ndodhur në dekada, ku 9 persona humbën jetën më 2 shtator si pasojë e dhunës së armatosur.
Policia ka konfiskuar 4,824 armë të paligjshme në Çikago në tetë muajt e parë të vitit 2015, një numër rekord, që tejkalon qytetet me popullsi edhe më të madhe se cikago.
Garry McCarthy, oficer policie në Çikago, thotë se popullsia është shume e armatosur në krahasim me Los Angelos apo Nju Jorkun.
Vetëm gjatë muajit gusht, në Çikago ka pasur 1,588 raste të dhunës me armë, me një rritje me 20 përqind krahasuar me vitin që shkoi. Një person është arrestuar 72 herë për armëmbajtje pa leje, duke shënuar një rast vërtetë ekstrem.
McCarthy argumenton se e gjitha kjo tregon se ka diçka të gabuar në sistem dhe duhet të ndryshohet patjetër për të shmangur dhunën në rritje.
Trendi i çantave për vjeshtën 2015 (Foto)
Më poshtë mund të shini çantat që janë në modë këtë vjeshtë:













Thaçi falënderon shqiptarët që lobojnë për UNESCO
Ministri i punëve të jashtme Hashim Thaçi ka falënderuar shqiptarët që po lobojnë për pranimin e Kosovës me të drejta të plota në UNESCO.
Falënderoj Nobelistin shqiptar Dr. Ferid Muratin, Ambasadorën e Nderit Rita Orën dhe sopranon e famshme Inva Mulën që u bashkangjitën me ndihmën e tyre të drejtëpërdrejtë në lobim për anëtarësinë e Kosovës në UNESCO. Thyrja e izolimit tonë shumëshekullor është betejë e përbashkët! HTH
Instagram hyn në tregun e reklamave
Instagram ka hapur platformën e tij për reklamuesit në të gjithë botën, pasi aplikacioni i fotove kërkon të bëjë më shumë para dhe të konkurrojë me rivalët e tij si Snapchat.
Këto reklama, të vlefshme vetëm në tetë vende, do të jenë të pranishme në më shumë se 20 të tjera, përfshi Itali, Spanjë, Indi, ka thënë Instagram. Këto reklama do të shtohen në 200 vende që nga 30 shtatori.
Me 300 milionë përdorues aktivë, në muaj, Instagram ka një avantazh ndaj rivalëve të tij, pasi falë krijuesit të tij, Facebook, ka një numër më të gjerë konsumatorësh dhe ka një audiencë më të kuruar, një pikënisje e madhe për shitjen e reklamave.
Facebook, i cili bleu Instagram në 2012 për 1 miliardë dollarë, dominon tregun e reklamave për telefonë.
Kërkohet themelimi i një fondi të efiçiencës së energjisë
Instituti për Politika Zhvillimore në kuadër të Konsorciumit Kosovar të Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) do të mbajë sot tryezën “Financimi i Efiçiencës së Energjisë në Kosovë – Përfitimet dhe Pengesat”.
Në fjalën hyrëse, tryezës do t’i drejtohen ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci dhe koordinatori i KOSID-it Visar Azemi.
Gjatë tryezës do të prezantohet punimi analitik i cili e vë efiçiencën e energjisë në krye të politikave energjetike në Kosovë. Një ndër rekomandimet kryesore është themelimi i një fondi të efiçiencës së energjisë, si dhe të shfrytëzuarit efiçient të energjisë. Kjo ngase Kosova po përjeton një rritje të vazhdueshme të kërkesës për energji, andaj lind nevoja për ndërmarrjen e hapave konkret të cilat mundësojnë shfrytëzim më të mire të energjisë si dhe përmirësim të gjendjes energjetike në vend, thuhet në ftesën për tryezë, që do të mbahet në sallën e konferencave “Orion” në Prishtinë, me fillim në ora 11:00.
Xavi lavdëron Van Gaalin
Legjenda Barcelonës Xavi rikujton se menaxheri i Manchester United ishte një “trajner shumë i mirë” kur ai ishte në krye të katalanasve më herët në karrierën e tij.
Xavi ka punuar me Van Gaal në Camp Nou në vitin 1997 deri më 2000, si dhe për herë të dytë në krye apo Barcelonës në 2002-03.
“Njerëzit e kritikojnë Van Gaal në një nivel jo të mirë, sepse ai është shumë i drejtpërdrejtë dhe njerëzit mendojnë se ai është arrogant”, thotë Xavi 35-vjeçar, i cili tani luan për Al Sadd në Katar.
Roli i gruas në parandalimin e ekstremizmit
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, sot në Vushtrri do të mbajë një tryezë diskutimi me temën “Roli i gruas në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”.
Në këtë takim, sipas organizatorëve, do të diskutohet rreth sfidave në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, që rezultoi në pjesëmarrjen e një numri të madh të qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja (Siri dhe Irak) duke përfshirë edhe gratë.
Pjesë e takimit do të jetë edhe diskutimi i aktiviteteve dhe ideve të reja të cilat do të ndikonin në parandalimin e përhapjes së rrymave ekstremiste dhe radikale në Kosovë.
Debati është pjesë e projektit “Rrëfimi i dy qyteteve: Radikalizmi dhe Kundërnarrativi në Vushtrri dhe Mitrovicë”. Qëllimi i këtij projekti është rritja e aktivizmit dhe vetëdijesimit qytetar në parandalimin e përhapjes së ekstremizmit, si dhe kontributi në kundërpërgjigjen ndaj përhapjes së propagandës së grupeve ekstremiste në Kosovë.
Në takim, i cili do të mbahet në Sallën e konferencave Brenda Kalasë së Qytetit, nga ora 10:30 deri në 13:30, do të diskutojnë përfaqësuese të shoqërisë civile, aktiviste për të drejtat e njeriut, zyrtare nga institucionet në nivel qendror dhe lokal, perfaqësues të ambasadave në Kosovë, përfaqësues nga zyra e BE-së, Policia e Kosovës, FSK-së, Bashkësia Islame e Kosovës, studentë, si dhe qytetarë nga Vushtrria.
