Këshilli i Prindërve ka falënderuar MASHT-in për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, lehtësim ky financiar për prindërit, por njëkohësisht kanë shprehur brengën e madhe lidhur me çantat e mbingarkuara të nxënësve. Në komunikatë thuhet se prindërit mbesin të shqetësuar me peshën e rëndë të çantave, veçanërisht për nxënësit e shkollave fillore. Ata kanë kërkuar Qeveria dhe Komunat e Kosovës që urgjentisht të trajtojnë këtë problem i cili ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin e fëmijëve.
