S'ka aktivitete në Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjeve (Video)

TË FUNDIT

​Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjeve nuk do të shënohet me asnjë aktivitet vetëdijësues në vendin tonë.Derisa shërbimi i psikologut në shkolla është jofunksional, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami sot ka vendos të merret me komunitetet pakicë dhe me promovimin e një shkolle.

Problemet e padiagnostikuara të shëndetit mendor kanë çuar drejt pasojave fatale edhe shumë shqiptarë. Stresi i përditshëm i akumuluar nga jetesa e vështirë, ku dikush ndihet i lodhur nga intensiteti i ditës, dikush tjetër i vetmuar si pasojë e një kulture moderne gjithnjë e më individuale, konsiderohen si shkaqet më të shpeshta që po ndikojnë në shtimin e problemeve depresive, të cilat më pas mbajnë në shifra alarmuese edhe nivelin e vetëvrasjeve.
Por, ajo që konsiderohet si më shumë shqetësuese nga strukturat e shëndetit publik, shfaqet ulja e kufirit “moshë” në manifestimin e komplikacioneve të shkaktuara nga depresioni, si një ndër format më të shpeshta të çrregullimeve mendore. Komplikacione të cilat në shumë raste mbeten edhe të patrajtuara, për shkak të mentalitetit të gabuar të moskonceptimit të tyre, si probleme të shëndetit mendor, por si probleme dhe strese të përditsh me që kalojnë vetvetiu. Mentalitet ky që e rëndon edhe më shumë gjendjen shëndetësore, pasi format depresive nga stadet e lehta dhe të trajtueshme kalojë në forma më të rënduara që çojnë më pas në marrjen e masave ekstreme të vetëvrasjes.
Specialistët në fushën e shëndetësisë, thonë se të rinjtë e shkollave të mesme konsiderohen si një ndër grupet e rrezikuara për të manifestuar këto probleme në shëndetin mendor. Ndërkohë që heshtja ndaj këtyre rasteve i ekspozon ata drejt situatave të rënduara që shkojnë me kalimin e moshës deri në vetëvrasje. Për të frenuar këtë fenomen strukturat e shëndetit publik kërkojnë që të forcohet shërbimi i psikologut në shkolla, shërbim i cili nuk duhet të qëndrojë më në stade jofunksionale sikundër është edhe në ditët e sotme. Prej vitesh shkollat shqiptare kanë edhe shërbimin e psikologut, i cili gjatë gjithë vitit pothuajse nuk funksionon. Për këtë kërkohet që në kët ë drejtim të punohet edhe më shumë.

Psikologu duhet të jetë edhe më i kujdesshëm në krijimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me nxënësit dhe mësuesit, pasi vetëm në këtë formë mund të evidentohen në kohë problemet që kanë adoleshentët, pa kaluar në përmasa shqetësuese. Identifikimi në kohë i rasteve në të cilat adoleshentët vuajnënga problemet me personalitetin e tyre ndihmon në trajtimin e tyre dhe parandalimin e kalimit drejt formave të rënduara depresive që mund të çojnë në humbjen e jetës.