Roli i gruar është vendimtar në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Kështu u tha në tryezën me temën “Roli i gruas në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”, ku ishin të pranishëm përfaqësues të shoqërisë civile, policisë, bashkësisë islame, subjektet politike dhe pjesëmarrës nga rinia e Vushtrrisë.
Kryetari i Degës së Bashkësisë Islame në Vushtrri, Shemsi Rrahimi tha se roli i nënës është jetik në luftimin e kësaj dukurie, pasi që duke i edukuar fëmijët e saj ajo mund të parandalojë që ata t’i bashkohen luftërave të cilat nuk kanë qëllim të drejt. Mirëpo, Rrahimi theksoi se tani mbikëqyrja e prindërve ndaj fëmijëve është më e vështirë se sa në të kaluarën.
Sipas tij, parandalimi duhet të filloi nga familja dhe shoqëria, pasi që luftërat që po zhvillohen në disa shtete të Lindjes së Mesme dhe lufta e organizatës ISIS nuk ka të bëj asgjë me fenë islame.
“Lufta në Irak e Siri, ISIS-i, absolutisht nuk ka të bëj asgjë me islamin”, tha Rrahimi.
Ndërsa, zëvendësdrejtoresha rajonale e policisë në Regjionin e Mitrovicës, Aferdita Mekofci tha se faktor kryesor që të rinjtë të marrin këtë rrugë është gjendja e rënduar ekonomike që ata kanë.
Kurse, të rinjtë e Vushtrrias thanë se faktor tjetër që të rinjtë marrin rrugën që t’i bashkohen ISIS-it është ekonomia, politika dhe arsimimi. Vlora Krasniqi kërkoi që të ketë bashkëpunim më të madh të institucioneve me të rinjët në mënyrë që të parandalohet ikja e tyre drejtë këtyre vatrave të k rizave e luftërave.
Ky debat është organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës. Debati ishte pjesë e projektit “Rrëfimi i dy qyteteve: Radikalizmi dhe Kundërnarrativi në Vushtrri dhe Mitrovicë”.
