Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në dy operacione policore të ndara që ka realizuar dje kanë arrestuar tetë persona të dyshuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Trafikim me Njerëz ” dhe Mundësim ose detyrim Prostitucioni , si dhe ka identifikuar dy viktima të trafikimit .
Në rajonin e Prizrenit janë arrestuar tre persona të dyshuar për të cilët dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale “trafikimit me njerëz”.
Personat e arrestuar janë: S. K (1963), R. K(1957) dhe SH. B( 1970, femër, shqiptare e Kosovës.
Dy viktimat e identifikuara nga policia janë shtetase të Kosovës (femra/të mitura) të cilat janë duke u trajtuar sipas procedurave standarde për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave.
Gjatë këtij operacioni si prova materiale janë sekuestruar: Një Veturë, një armë (revole) me gaz,një jelekë antiplumb, një kompjuter, një ZD memorie e kamerës, 1189 euro, dy pasaporta si dhe libra dhe fatura të ndryshme
Operacioni i dytë është realizuar në rajonin e Prishtinës me ç’ rast pas hetimeve paraprake janë arrestuar pesë persona të dyshuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penal e të mundësimit ose detyrimit në prostitucion dhe marrje me prostitucion.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar këta persona: N. S(1976, femër, shqiptare e Kosovës) A. F( 1968),
A. S( 1968, femër, shqiptare e Kosovës, M. M lindur(1961) dhe A. B(1994, femër , shqiptare e Kosovës)
Të gjitha veprimet policore janë kryer me autorizimin e Prokurorëve përkatës dhe në të dy rastet ndaj pesë (5) personave tanimë të arrestuar është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për procedurat tjera hetimore, kurse tre (3) persona janë liruar në procedurë të rregullt.
