Ka disa muaj që ka filluar renovimi i platos mbi Kurriz në lagjen “Dardania”, renovim ky i cili sipas banorëve po ec mjaft ngadalë. Problem tjetër i banorëve është edhe ndërtimi i disa pjesëve gjelbëruese që janë vendosur para hyrjeve të banesave.
Fillimisht ngadalësia ishte problemi i vetëm me të cilin përballeshin qytetarët, sepse krijohej pluhur, zhurmë, e bizneseve u kishte rënë puna nga ky renovim për më shumë se 50 për qind.
Me vazhdimin e punimeve, u shtua edhe numri i problemeve të banorëve të asaj lagjeje. Ditëve të fundit, banorët kanë bërë një peticion drejtuar Komunës së Prishtinës për arsye se ka filluar ndërtimi i disa pjesëve gjelbëruese janë vendosur pikërisht para hyrjeve të banesave.
Sipas qytetarëve, këto objekte gjelbëruese po ndërtohen një metër larg nga hyrjet e banesave.
Njëri nga qytetarët që ka nënshkruar peticionin, Ferki Maxhuni, tha për KosovaPress se është i kënaqur që më në fund po ndërtohet ai shesh, por është i pakënaqur me atë projekt.
I të njëjtit mendim është edhe Sylejman Konushevci. S ipas tij, kjo mënyrë e gjelbërimit paraqet pengesë për fëmijët gjatë lojës, sepse sa të dalin nga hyrja e kanë këtë hapësirë gjelbëruese.
Edhe qytetari Shefqet Vatovci tha se kjo mënyrë gjelbërimi nuk është zgjidhje. Sipas tij, kur vend oset të investohet në një punë, kjo bëhet për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve dhe jo për t’ua vështirësuar.
Ndërsa, Valmir Ademaj, mbikëqyrësi i punimeve tha për KosovaPress se qytetarët po kërkojnë që të ndalen punimet por ata nuk kanë urdhër dhe duhet të zbatojnë projektin.
“Projekti është duke vazhduar sipas dinamikës dhe projektit të paraparë, tash ka disa kontekste për disa gjelbërime që kanë me u vendosur para objektit të banimit, domethënë me kërkesë të qytetarëve kërkohen me u larguar. Ne sipas projektit e kemi me u vendos deri në urdhrin tjetër nga ana e investitorit. Ne si punëkryes nuk kemi të drejtë të ndërmarrim diçka. Po mundësitë janë të ndryshme, por ne faktikisht kemi për obligim zbatimin e projektit që është ana jonë si punëkryes. Ka dhënë mendim për ndërprerjen mes tyr e për disa plane dhe hapësira, ne nuk kemi bërë ndryshim jemi duke vazhduar”, tha Ademaj.
Por ndryshe nga qytetarët thotë drejtori i drejtorisë së infrastrukturës lokale, Hysen Durmishi. Sipas tij, vazhdimisht kanë pasur takime me qytetarët që jetojnë në atë pjesë dhe ata nuk kanë pasur ankesa. Të vetmit ata të cilëve u pengon kjo gjë, janë bizneset, të cilët kanë menduar që atë hapësirë ta shndërrojnë në terraca.
Sipas Durmishit, pas përfundimit të projektit, i gjithë sheshi do të ketë mirëmbajtje të vazhdueshme nga ana e komunës.
Ky projekt pritet të kryhet në muajin nëntor. Por në rast të mos mbajtjes së kohës, një pjesë e pllatos parashihet të mbetet për në pranverë.
