Genci , Alma ,Sidriti dhe Jonida në jurinë e “The Voice of Albania 5”

TË FUNDIT

Ky lajm është bërë i ditur nga vet spektakli “The Voice of Albania”, ku këta të fundit përmes një statusi në rrjetin social facebook kanë zbuluar në tersi ekipin e trajnerëve
“The Voice of Albania 5” do të fillojë së shpejti ndërsa tashmë janë zbuluar të gjithë emrat e trajnerëve të këtij sezoni.

Nga sezoni i kaluar do të rikthehet trajneri fitues, Genc Salihu edhe për një sezonë ndërsa Elsa Lila është zëvendësuar nga këngëtarja nga Shqipëria, Jonida Maliqi.
Dyshja Alma Bektashi dhe Sidrit Bejleri, të pranishëm në panel që nga sezoni i parë i “The Voice of Albania” do vijnë përsëri me batutat mes tyre dhe profesionalizimit maksimal në muzikë.

“Po e zbulojmë. Ekipit të trajnerëve të ‘The Voice of Albania 5’ i bashkohet Jonida Maliqi. Tani ata janë sërish katër. Sidriti, Alma, Genci dhe Jonida. Ekip i forte për zërat më të mirë të shqiptarëve. Sfida fillon së shpejti” është shkruar në status.