Futboll: ​Hajvalia ia ndal hovin Gjilanit

0

Futbollistët e Gjilanit më në fund u mposhtën pas tri javëve. Në të vërtet ishte skuadra e Hajvalisë, e cila sot në Kishnicë e mposhti Gjilanin me rezultat 2:0.

Kjo është fitorja e e parë për Hajvalinë sikur që është edhe humbja e parë e Gjilanit në këtë edicion. Liridon Leci ishte ai që në minutën e 29-të shënoi për 1:0 për Hajvalinë, ndërsa në minutën e fundit skuadra mikpritëse e shtoi epërsinë në 2-0 përmes Shkëlqim Pacolli.

Ndeshja nuk kaloi edhe pa lojë të ashpër, ndaj edhe gjyqtari kryesor Gramos Shala ndau katër kartonë të kuq për Liridon Lecin e Hajvalisë dhe Isa Eminhaziri, Besnik Krasniqi e Arbër Shala të Gjilanit.

AAK përkujton viktimat e 11 Shtatorit

0

Çdo 11 shtator e kujtojmë, jo vetëm se është përvjetor i një ngjarjeje të dhimbshme, por sepse është një thirrje e kujtesës se sa e rëndë mund të jetë tragjedia jonë e përbashkët, nëse nuk jemi Një në luftën kundër terrorizmit global.

Ky ka qenë mesazhi i dhjetëra anëtarëve dhe aktivistëve të AAK-së, të cilët me ndezje qirinjësh, përpara Teatrit Kombëtar në Prishtinë, kanë përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.

Aleanca e Gruas, ajo e të Rinjëve të AAK-së, si dhe drejtues e simpatizantë të kësaj partie, me këtë akt simbolik, për disa minuta janë bërë pjesë e kujtimit të Kosovës, në këtë përvjetor të 14-të të tragjedisë që në kujtesën kolektive është memoruar si 9-11.

​Në Budvë flamuri i Serbisë dhe ai i Kosovës pranë njëri-tjetrit(Foto)

0

Flamuri i Kosovës dhe ai i Serbisë janë vendosur në një tavolinë krejt afër njëri-tjetrit

Në një fotografi që Tim Juhad e ka publikuar në Twiter shihet ministrja për Dialog Edita Tahiri dhe Jadranka Joksimoviq ministre për Integrime Evropiane e Serbisë të ulura afër njëra tjetrës ku secila afër i ka flamujt e shteteve që përfaqësojnë.

Ngjajra ka ndodhur sot në një konferencë e ministrave të rajonit për integrime evropiane që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Judah ka postuar foton duke e përshkruar se si ministrja Joksimoviq nuk është aq e gëzuar për shkak të flamurit të Kosovës, por gjithçka është në rregull, konferenca ka vazhduar.unnamed (35)

Mekë: Rrëzohet vinçi mbi xhami, 101 të vdekur (video&foto)

0

(E plotesuar)

Ka shkuar në 101 numri i të vdekurve nga rrëzimi i vinçit në Xhaminë e Madhe të Mekës.

Së paku 200 persona janë të lënduar në aksidentin që besohet se e shkaktuan erërat e fuqishme dhe vetëtimat.

Daily Mail ka publikuar një raport në të cilin thuhet se vinçi i rrëzuar i përket firmës së Bin Ladenit, personi i cili mori përsipër sulmin mbi Kullat Binjake.

—————–

(E plotesuar)Shkon në 87 numri i viktimave pas tragjedisë së rëndë në xhaminë kryesore në Mekë, Masjid al-Haram. Ndërkaq të plagosur numërohen mbi 180 persona.

Shkak i këtij bilanci të rëndë viktimash ka qenë shembja e një vinçi. Vinçi i përmasave të mëdha ra si pasojë e një stuhie shiu.

Mes viktimave janë edhe shumë pelegrinë nga shtete të tjera të botës. Xhamia ka qenë e mbushur me besimtarë në momentin që ka rënë vinçi.

Bilanci i viktimave është në rritje.

—————–

Të paktën 62 njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur, si pasojë e rrëzimit të një vinçi mbi Xhaminë e Madhe në Mekë. Autoritetet e Mbrojtjes Civile në Arabinë Saudite, e kanë konfirmuar incidentin në Twitter.

Deri tani numërohen rreth 30 persona të plagosur, ndërsa numri parashikohet të rritet në orët në vijim. Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur, por imazhet në mediat sociale tregojnë një numër të madh njerëzish të vdekur dhe të plagosur.

Pelegrinazhi vjetor mysliman do të zhvillohet në fund të këtij muaji, dhe autoritetet saudite po përgatiteshin për të pritur miliona besimtarë myslimanë në Mekë. Miliona myslimanë nga e gjithë bota do të mblidhen në qytetin e shenjtë mes 21-26 shtatorit.

https://youtu.be/_yK6Njguf98

 

Kosovë-Shqipëri: Marrëveshjet të mos mbesin vetëm në letër

0

Ka ende shumë sektorë të bujqësisë ku Kosova dhe Shqipëria mund të rrisin bashkëpunimin dhe për këtë nevojiten veprime të dyanshme dhe që qojnë në veçanti në lehtësimin e procedurave dhe krijimit të rrugëve të komunikimit mes prodhuesve nga të dyja vendet.
Kështu tha dje Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi gjatë takimit që kishte në mbrëmje me homologun e tij nga Shqipëria, Ministrin e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti. Ministri Krasniqi po viziton Shqipërinë në kuadër të vizitës shtetërore të Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në takim me Panaritin, ministri Krasniqi vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve dhe ecurinë e diskutimeve për fushat tjera konkrete që lehtësojnë prodhimtarinë nga të dyja vendet. Ministri e njoftoi homologun e tij me investimet që ka bërë Qeveria e Kosovës këtë vit në bujqësi, që përfshinë një buxhet prej 43 milionë eurove. Kjo sipas tij do të ndikojë në rritjen e prodhimtarisë dhe tokës së punuar. Duke parë këtë, ministri Krasniqi tha se Shqipëria dhe Kosova janë mundësi e madhe për prodhuesit nga të dy vendet dhe për këtë duhet krijuar lehtësira më të mëdha tregtare.
Ndërsa, ministri Krasniqi u shpreh se krahas rritjes për 50 për qind të volumit të eksporteve të mallrave nga Shqipëria në Kosovë, ne presim që të rritet edhe eksporti i Kosovës në Shqipëri.
“Ne u pajtuam që marrëveshjet të mos mbeten thjesht të shkruara, por të unifikojmë standardet dhe certifikatat në funksion të lehtësimit të tregtisë mes dy vendeve. Në frymën e bashkëpunimit vëllazëror ne duhet të stimulojmë rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona”, tha Krasniqi, ndërsa theksoi se duhet dhënë fund një herë e përgjithmonë barrierave për bizneset nga Kosova dhe anasjelltas.
Edhe Ministri Panariti tha se do t’u jepet fund ngërçeve të panevojshme që mund të kenë ndikuar në shkëmbimin tregtar mes dy vendeve.
“Ramë dakord që marrëveshjen në fushën e bujqësisë ta shoqërojmë me masa konkrete. Unifikojmë praktikat dhe standardet për disa produkte si mielli. Të mbyllen njëherë e përgjithmonë ngërçet e krijuara në mënyrë të panevojshme. Ne jemi mirënjohës që na keni dhënë status ekskluziv për produktet bujqësore të Shqipërisë”, tha Panariti.

Një nga fushat e mundshme të bashkëveprimit që ministri Krasniqi përmendi ishte edhe eksporti i rrushit nga Kosova në Shqipëri, për çka ministri Krasniqi tha se do të ishte e favorshme për verëtarët e Shqipërisë. Në këtë drejtim ai tha se duhet shqyrtuar të krijohen lehtësime doganore dhe tregtare. Po ashtu u diskutua edhe për krijimin e lehtësirave për vezët dhe brojlerët.

Kambana në kujtim të viktimave të 11 shtatorit(FOTO)

0

Në New York me kambana dhe një minutë heshtje është shënuar moment kur para 14 viteve aeroplani i parë ka hyrë në kullën veriore të Qendrës botërore tregtare.

SHBA-ja sot kanë shënuar 14 vjetorin e sulmit terrorist në New York dhe Washington ku janë vrarë 2977 njerëz.unnamed (28) unnamed (29) unnamed (30) unnamed (31) unnamed (32) unnamed (33)

Prishtinë: Maturantët duke pritur ekskursionet në Shqipëri (VIDEO)

0

Maturantët e shkollave të kryeqytetit janë në pritje të ekskursioneve nëpër Shqipëri. Nxënësit janë aktivisht të përfshirë në organizimin e ekskursioneve, Por kësaj here Drejtoria e Arsimit në Prishtinë bëri të ditur se do të monitorojë nga afër ekskursionet e maturantëve në Shqipëri./ 21 Media

Para 14 vitesh bota demokratike u vu para sprovës së terrorizmit global

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, përmes një mesazhi ka përkujtuar 14- vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në letrën e tij thuhet se 14 vjet pas këtyre akteve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbarë bota demokratike, vazhdojnë të jenë të bashkuara në luftën kundër të keqes, duke garantuar triumfin e vlerave të demokracisë përballë kërcënimit permanent terrorist.

“Para 14 vjetësh, më 11 shtator 2001, kombi amerikan ishte cak i sulmeve më të tmerrshme terroriste që bota demokratike kishte përjetuar ndonjëherë. Mijëra njerëz të pafajshëm u vranë, objekte të rëndësishme u shkatërruan dhe bota demokratike u vu para sprovës së madhe të terrorizmit global. Sulmet e 11 shtatorit 2001 na tmerruan të gjithëve, por nuk arritën për asnjë moment të thyejnë shpirtin e paepur të kombit amerikan, i cili u ringrit edhe më i fuqishëm dhe më i vendosur kundër të keqes, duke dëshmuar fuqinë, vizionin dhe unitetin global në mbrojtje të vlerave të shenjta të lirisë dhe të civilizimit perëndimor”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa.

Sipas tij, në këtë ditë përkujtimi dhe krenarie, qytetarët e Kosovës qëndrojnë bashkë dhe solidarizohen me familjet e viktimave dhe mbarë popullin amerikan.

“Kosova dhe populli i saj janë përjetësisht mirënjohës për kontributin e pazëvendësueshëm që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për çlirimin e Kosovës dhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit tonë. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Zoti e bekoftë kombin amerikan”, thuhet në fund të mesazhit të Mustafës.

Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civil të 70 kombësive të ndryshme.

11 shtatori

Lavrov: IS-i nuk mposhtet vetëm me sulme ajrore

0

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka përsëritur sot se Moska do të vazhdojë të furnizojë me pajisje ushtarake Sirinë.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja dyshojnë se Kremlini është duke ngritur prani ushtarake në Siri, në mbështetje të presidentit Bashar Al-assad.

Rusia nuk e pranon drejtpërdrejt një gjë të tillë, por thotë se po iu siguron forcave siriane aftësitë e duhura mbrojtëse për të luftuar terrorizmin.

“Grupi i Shtetit Islamik (IS) nuk mund të mposhtet vetëm me sulme ajrore. Çdo ekspert ushtarak do të pajtohej me këtë”, ka thënë Lavrov në një konferencë për gazetarë në Moskë.

SHBA dhe NATO kanë paralajmëruar se përfshirja ushtarake e Rusisë në Siri do të komplikonte zgjidhjen e konfliktit atje.

"Rruga për në punë, të konsiderohet orë pune"

0

Koha e shpenzuar duke udhëtuar për në punë, për punëtorët që nuk kanë një zyrë fikse duhet të konsiderohet kohë pune, ka vendosur Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

Kjo kohë nuk është konsideruar si punë më parë nga shumë punëdhënës. Kjo do të thotë se firmat përfshirë dhe ato që kanë të punësuar si montues gazi, do t’i përshtaten rregullores së re të BE-së.

Punëdhënësve do t’u duhet të organizojnë orarin e punës për punëtorët në bazë të distancës së punës nga shtëpia.

Avokati Chris Tutton, tha për BBC: “Mijëra punëtorë mund të shkelin tani rregullat e kohës së punës në Mbretërinë e Bashkuar”.

Ndërsa gjykata thotë se vendimi i saj është marrë në lidhje me mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e punëtorëve, siç përcaktohet në direktivën e punës së Bashkimit Evropian.

Direktiva është e projektuar në mënyrë për të mbrojtur punëtorët nga shfrytëzimi i punëdhënësve.

Një nga qëllimet e direktivës është të sigurojë që asnjë punonjës në BE të jetë i detyruar të punojë më shumë se 48 orë në javë.