"Piano", shfaqet edhe në katër festivale

0

Filmi i metrazhit të shkurtër “Piano”, që për regjisor ka Xhelal Halitin tanimë do të prezantohet edhe në katër festivale përgjatë këtyre dy muajve. Festivali i parë që do të marrë pjesë është “Bridge Film Fest” në Mitrovicë, pastaj në “Albanian Film Week” në New York, në “Ballkan Film Food Festival” në Podradec dhe në “Oda” në Tetovë. Këtë gjë e konfirmoi për KultPlus vetë regjisori Xhelal Haliti i cili theksoi se ky film do të marrë pjesë edhe në disa festivale të tjera.

“Ky është filmi im i parë që e kam bërë regjinë, dhe ka ecur mjaft mirë duke pas parasysh që ka marrë pjesë edhe në gjashtë festivale të tjera që është shpërblyer me dy çmime si në “Shqip Film Fest” në Gjakovë ka marrë çmimin e publikut ndërsa në “FER Film Fest” në Ferizaj ka marrë çmim special”, u shpreh Haliti.

Horoskopi ditor, e shtunë 12 shtator 2015

0

Në orët e para të ditës yjet rekomandojnë që t’i kushtoni më shumë kohë familjes për të vendosur marrëdhënie më të ngrohta me të afërmit tuaj. Gjatë kësaj kohe mundohuni të mos nxitoni, dhe mos neglizhoni punë që kërkojnë këmbëngulje. Gjatë ditës nuk përjashtohet nervozizmi.

Dashi

Gjatë kësaj dite nuk parashikohen ndryshime të rëndësishme, por do të ketë komunikim të balancuar. Ju mund të keni nevojë për t’u takuar me një bashkëpunëtor, të bëni vizitë te mjeku ose të takoni një avokat. Nervozizmi do të jetë i natyrshëm gjatë ditës dhe do të ndikojë në humorin tuaj.

Demi

Dita do të jetë e përkryer për rregullimin e marrëdhënieve dhe rivendosjen e rendit në punët tuaja të zakonshme. Do t’ju mungojë vendosmëria në këto ditë dhe rrethanat nuk do të jenë në favorin tuaj. Mos u merrni me trajtimin e detyrave komplekse, përveç atyre gjërave që mund të jenë urgjente.

Binjakët

Gjithë binjakët tipikë do të kenë humor të mirë dhe memorie të shkurtër gjatë së shtunës. Një jetë relaksuese do t’iu ndihmojë që të harroni momentet e pakëndshme dhe të përqendroheni në ato pozitive. Ka shumë mundësi që gjatë gjithë ditës të përqendroheni në kujtimin e ngjarjeve të fundit dhe të shkëmbeni pikëpamjet tuaja me dikë tjetër.

Gaforrja

Vendosmëria që keni pasur më parë, do të shkrihet gradualisht gjatë këtyre ditëve. Me shumë gjasa ju do të keni nevojë për një pushim të mirë, para se të merreni me fazën tjetër të një pune të planifikuar. Disa gaforre me natyrë emocionale do e kalojnë ditën nën ndikimin e ngjarjeve të djeshme, duke i ripërpunuar me imagjinatën e tyre.

Luani

Komunikimi në ambientin tuaj të përditshëm do të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe harmonike sot. Të lindurit e kësaj shenje të cilët sapo kanë bërë njohje të reja, do të kuptojnë se kanë bërë zgjedhjen e duhur. Në qoftë se në të kundërt, vendosni të ngrini apo të prishni një marrëdhënie, bëjeni në një mënyrë sa më miqësore të jetë e mundur, pasi në këtë formë reputacioni juaj do të vlerësohet shumë.

Virgjëresha

Pavarësisht nga gjinia, mosha dhe profesioni gjithë të lindurit e kësaj shenje do janë të ndjeshëm ndaj detajeve estetike. Bukuria dhe harmonia do të kenë një efekt qetësues mbi ju. Nëse jeni të mërzitur blijini një dhuratë të vogël një personi që keni përzemër, ose merrni veten me të mirë me diçka që ju pëlqen.

Peshorja

Dita do të kalojë e qetë, vetëm nëse veproni me qetësi dhe durim. Nevojat tuaja gjatë kësaj dite do të kenë prioritet absolut mbi ato të të tjerëve. Mos lejoni askënd që të prishë këtë ekuilibër. Peshoret të cilat kanë tejkaluar kapacitetin e tyre të energjisë, kanë një shans që të shërohen, të pushojnë dhe të gjejnë ekuilibrin e tyre të brendshëm gjatë ditës.

Akrepi

Gjatë kësaj dite vështirë se do t’i përmbaheni kornizave, por nuk këshillohet që të filloni ndonjë punë të vështirë. Kalojeni kohën ashtu si ju thotë zëri juaj i brendshëm. Ata të cilët kanë kaluar një periudhë presioni të vazhdueshëm, kanë një mundësi të shkëlqyer për t’u çlodhur.

Shigjetari

Sot nuk do të ndjeheni plotësisht të relaksuar. Si do që të jenë rrethanat ju mund të ndjeni një tension të vogël deri në mbrëmje. Me shumë gjasa do të fshihni emocionet tuaja nga të tjerët, ndërsa duke buzëqeshur me edukatë do të fshihni disa të meta. Nuk përjashtohet humbja e energjisë, madje në fund të ditës do të ndjeheni si një limon i shtrydhur.

Bricjapi

Mendja juaj do të përpunojë informacione me shpejtësi sot. Do të jeni argëtues në atë që kërkoni dhe atë që do ju jepet. Sa i takon intensifikimit të marrëdhënies në çift, ajo nuk do të mohohet.

Ujori

Rrethanat duket se do të jenë në favorin tuaj dhe ju duhet ti përdorni ato. Tendenca juaj për të komunikuar dhe për të mësuar nuk do të shprehet dukshëm, por vetëm në formën e kureshtjes. Kjo ditë është veçanërisht e mirë për ata që janë të interesuar pas gjuhëve dhe kulturave të huaja.

Peshqit

Pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, ju do të gjykoheni nga pamja jua. Sa më komplekse të jetë situata, aq më shumë besim do t’ju japë stili juaj. Vishuni dhe silluni në përputhje me rrethanat e rastit. Ata që janë në marrëdhënie krize me dikë, duhet t’i japin fund kësaj situate dhe duhet të nxjerrin konkluzionet e tyre.

De Biasi pranë rinovimit

0

FSHF ndodhet përballë pyetjes nëse trajneri Gianni De Biasi duhet që të vazhdojë të drejtojë Kombëtaren edhe për një mandat të tretë edhe nëse nuk siguron pjesëmarrjen në “Francë 2016”.

Disa nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së shprehen pro, duke i këshilluar presidentit Armand Duka rinovimin me teknikun italian edhe për 2 vite të tjera.

Pavarësisht asaj që do të ndodhë me dy ndeshjet e fundit, sipas tyre, grupi që ka krijuar premton për të ardhmen.

Konsulli francez refugjatëve u ka shitur barka

0

Ministri i Punëve të jashtme të Francës ka suspenduar konsullin e nderit në Turqi, pronar i një dyqani me pajisje detare, i cili u ka shitur barka refugjatëve.

“Ministri urdhëroi suspendimin”, ka thënë për AFP Laurent Fabius nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Në një raport televiziv të France 2, është paraqitur blerja e barkave në dyqanin e konsullit të nderit i cili në lokalin e tij në Bodrum ka flamurin francez dhe mbishkrimin ku i shkruan se është konsull nderi.

Çfarë bëjnë studentët për të jetuar 'më lirë'

0

Studetët për të jetuar zgjedhin forma nga më të ndryshmet në mënyrë që ia bëjnë sa më të lehtë dhe të lirë koston e jetesës.

Ato përdorin forma nga më të ndryshmet të cilat ju mundësojnë kushtet e jetesës. Në foto janë dhënë disa nga truket që ato përdorin, qoftë në ushqim apo në nevojat e tjera që mund të ketë personi.

203663

203664

203665

203666

203667

203662

​Policia i garanton siguri të plotë Bernard Përlaskës, e fton që të dorëzohet

0

Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes ka reaguar në lidhje me deklaratën e të dyshuarit për vrasjen e Hekuran Morinës në Prizren, se nuk ndihet i sigurt që t’i dorëzohet policisë së Kosovës.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës në Prishtinë në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë edhe me Prokurorin e Shtetit garanton se në rast dorëzimi të personit të dyshuar, do te ketë trajtim profesional dhe në pajtim me të gjitha procedurat ligjore që aplikohen në vend”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Me këtë rast policia fton të dyshuarin që të dorëzohet në cilindo stacion policor më të afërt, apo në cilindo stacion policor ku ai ndihet më i sigurt, duke përfshirë edhe stacionet policore në DPP-Prishtinë, në të cilat do të ketë trajtim profesional.

I dyshuari për vrasjen e Hekuran Morinës të hënën në Prizren Bernard Përlaska në një intervistë për Express ka thënë se nuk ndihet i sigurt të dorëzohet në Policinë e Rajonit të Prizrenit, për arsyet e kinse dyshimeve të tij ndaj krerëve të policisë në këtë qytet.

Policia nëpërmes dekla ratës thotë se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme ligjore ndaj të gjithë personave të involvuar, pa marr parasysh rolin dhe funksionin e tyre.

Gjermania për azilkërkuesit nga Shqipëria: Shansa për azil është zero

0

​Pas takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij Horst Seehofer, qeveria bavareze në njoftimin zyrtar nënvizon se qendër e bisedimeve ka qenë çështja e azilkërkuesve shqiptarë.

Sipas këtij njoftimi, kryeministri Seehofer ka thënë se Shqipëria mbetet një vend i origjinës së azilkërkuesve, por shanset e pranimit të kërkesave të tyre janë zero.

“Numri i madh i shqiptarëve që aktualisht vijnë në Gjermani nuk është as në interes të Shqipërisë e as në interesin tonë. Këtu bëhet fjalë për refugjatët që vijnë nga vende si Siria, që kanë nevojë për këtë mbrojtje dhe kujdes, por jo nga Ballkani ku nuk ka arsye të tilla” ka deklaruar Seehofer.

“Shqiptarët vijnë në Gjermani për arsye ekonomike. Ne kemi rënë dakord që qytetarët nga Kosova, Shqipëria dhe Mal të Zi të përcaktuara si vende të sigurta duhet të kthehen mrapsht. Janë bërë përpjekje nga qeveria juaj, por kërkohet akoma më shumë dhe mesazhi duhet të jetë i qartë: Rruga për të kërkuar azil nuk është rruga që qytetarët duhet të ndjekin”- ka deklaruar Kryeministri bavarez.

Seehofer i ka kërkuar Ramës sipas njoftimit zyrtar, që qeveria shqiptare të luftojë shkaqet që çojnë shqiptarët drejt largimit nga vendi i tyre për të kërkuar azil.

Me pak ushtrime mund të keni fundshpinë të bukur

0

Pavarësisht nëse merreni apo jo me aktivitet fizik, bërja e këtij ushtrimi ndikon shumë pozitivisht në rast se doni të arrini të keni një kurriz dhe fundshpinë të bukur.

0aa2f366-0561-42d8-8580-ad4058e4985d---0-

Me harkun dhe formën e duhur për t’i bërë fustanet dhe fundet tuaja të duken mjaft bukur!
I konsideruar si një ushtrim bazë, i domosdoshëm, ju duhet ta bëni atë të paktën 4 herë në javë. Bëni nga tre seri për nga 20 herë.

Sigurohuni që të qëndroni në pozicionin siç është shfaqur në foto duke hedhur dy hapa për secilën këmbë e llogaritur si një lëvizje! Këmbët duhet të marrin kënd 90 gradë dhe jo ta përkulni atë para më shumë se sa duhet.

Në Itali do të aplikohet edhe kartoni i gjelbër?

0

Federata e Futbollit e Italisë ka futur në Ligën e Dytë edhe kartonin e gjelbër që për dallim nga kartoni i kuq dhe ai verdhë, ka për qëllim t’i shpërblejë lojtarët korrekt.

Kush e di në të ardhmen mund të shohim edhe ndonjë karton të bardhë apo të portokalltë. Italianët që kanë probleme me ‘Fair- Play “vendosën për të futur një karton shtesë, të gjelbër, i cila do të duhej të shpërblente lojtarët e ndershëm, ndryshe nga të tjerët, kartonët ndëshkues që ne kemi në futboll.

Çdo lojtar i cili sinqerisht pranon ndonjë veprim kundërvajtës të bërë e cilin gjyqtari nuk e she, lojë me dorë, ose merr pjesë në pajtimin e lojtarëve apo qetësimin e situatave në fushë, do të marrë një karton të gjelbër.

Në fund të stinorit grumbullohen ‘të gjelbërit’ dhe do të shpërblehen. Në çfarë mënyre? Tani për tani, Federata nuk ka vendosur, por vendimi përfundimtar do të dihet në fund të stinorit.

Italianët marshuan 'këmbë zbathur' në mbështetje të refugjatëve(FOTO)

0

“Marshi i grave e burrave zbathur” është marshimi i zhvilluar gjatë së premtes në 60 qytete italiane.

Marshimi ku morën pjesë rreth 3 mijë persona u zhvillua në mbështetje të të drejtave e kërkesave aktuale të qindra mijëra emigrantëve, refugjatëve, azilkërkuesve në botë e për të denoncuar dramën e tyre aktuale si dhe për të nxitur politikën evropiane e globale në një rrugënisje të përbashkët civilizimi për të gjithë.

“Jemi këtu për ata njerëz të cilët ikin nga lufta,mbështesim të drejtat e tyre dhe politika evropiane duhet të gjejë një zgjidhje për ta. Është e nevojshme që të gjitha shtetet qe kanë mundësi t’i ndihmojnë të mos refuzojnë”.

“Jemi shumë të lumtur për mbështetjen që po na jepet nga këta njerëz,faleminderit!”

Marshimi i cili u mbështet nga Amnesty International, dhjetëra organizata civile, personalitete politike italiane, sindikalistë, njerëz të artit, muzikës e të shkencës, kishte në thelb të tij katër kërkesa:

– një ko rridor i sigurt humanitar për viktimat e luftës, diktaturës e katastrofave natyrore.

– një mikpritje dinjitoze dhe e respektuar e për të gjithë

– mbyllja kudo e të gjitha qendrave e kampeve të burgimit për emigrantët

– krijimi i një sistemi unik azili në Evropë e eliminimi i Traktatit të Dublinit

Qendra e manifestimit “Marshi i këmbëve zbathur” ishte qyteti i Venecias ku me qindra persona ecën zbathur drejt vendit ku mbahet Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Venecia.

Mbi tapetin e kuq të tij, përfaqësues të kësaj proteste sfiluan zbathur për të tërhequr vëmendjen botërore mbi krizën aktuale të emigrantëve.
Ky manifestim i mbështetur fortësisht nga Kryetarja e Parlamentit italian, Laura Boldrini, është përkrahur dhe nga organizata e aktivistë të mbrojtjes së drejtave civile dhe në Paris (Francë) e Libsia (Gjermani).

unnamed (1)

unnamed (2)

unnamed (3)