​Policia i garanton siguri të plotë Bernard Përlaskës, e fton që të dorëzohet

TË FUNDIT

Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes ka reaguar në lidhje me deklaratën e të dyshuarit për vrasjen e Hekuran Morinës në Prizren, se nuk ndihet i sigurt që t’i dorëzohet policisë së Kosovës.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës në Prishtinë në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë edhe me Prokurorin e Shtetit garanton se në rast dorëzimi të personit të dyshuar, do te ketë trajtim profesional dhe në pajtim me të gjitha procedurat ligjore që aplikohen në vend”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Me këtë rast policia fton të dyshuarin që të dorëzohet në cilindo stacion policor më të afërt, apo në cilindo stacion policor ku ai ndihet më i sigurt, duke përfshirë edhe stacionet policore në DPP-Prishtinë, në të cilat do të ketë trajtim profesional.

I dyshuari për vrasjen e Hekuran Morinës të hënën në Prizren Bernard Përlaska në një intervistë për Express ka thënë se nuk ndihet i sigurt të dorëzohet në Policinë e Rajonit të Prizrenit, për arsyet e kinse dyshimeve të tij ndaj krerëve të policisë në këtë qytet.

Policia nëpërmes dekla ratës thotë se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme ligjore ndaj të gjithë personave të involvuar, pa marr parasysh rolin dhe funksionin e tyre.