“Marshi i grave e burrave zbathur” është marshimi i zhvilluar gjatë së premtes në 60 qytete italiane.
Marshimi ku morën pjesë rreth 3 mijë persona u zhvillua në mbështetje të të drejtave e kërkesave aktuale të qindra mijëra emigrantëve, refugjatëve, azilkërkuesve në botë e për të denoncuar dramën e tyre aktuale si dhe për të nxitur politikën evropiane e globale në një rrugënisje të përbashkët civilizimi për të gjithë.
“Jemi këtu për ata njerëz të cilët ikin nga lufta,mbështesim të drejtat e tyre dhe politika evropiane duhet të gjejë një zgjidhje për ta. Është e nevojshme që të gjitha shtetet qe kanë mundësi t’i ndihmojnë të mos refuzojnë”.
“Jemi shumë të lumtur për mbështetjen që po na jepet nga këta njerëz,faleminderit!”
Marshimi i cili u mbështet nga Amnesty International, dhjetëra organizata civile, personalitete politike italiane, sindikalistë, njerëz të artit, muzikës e të shkencës, kishte në thelb të tij katër kërkesa:
– një ko rridor i sigurt humanitar për viktimat e luftës, diktaturës e katastrofave natyrore.
– një mikpritje dinjitoze dhe e respektuar e për të gjithë
– mbyllja kudo e të gjitha qendrave e kampeve të burgimit për emigrantët
– krijimi i një sistemi unik azili në Evropë e eliminimi i Traktatit të Dublinit
Qendra e manifestimit “Marshi i këmbëve zbathur” ishte qyteti i Venecias ku me qindra persona ecën zbathur drejt vendit ku mbahet Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Venecia.
Mbi tapetin e kuq të tij, përfaqësues të kësaj proteste sfiluan zbathur për të tërhequr vëmendjen botërore mbi krizën aktuale të emigrantëve.
Ky manifestim i mbështetur fortësisht nga Kryetarja e Parlamentit italian, Laura Boldrini, është përkrahur dhe nga organizata e aktivistë të mbrojtjes së drejtave civile dhe në Paris (Francë) e Libsia (Gjermani).



