KEDS-i,shkakton probleme në balancimin e sistemit energjetik

0

Janë bërë gati të gjitha përgatitjet e nevojshme që KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu) të njihet si zonë rregulluese e pavarur nga ENTSO (Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit dhe Transmisionit), që rrjedh nga marrëveshja e Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit për energjinë. Por jo çdo gjë shkoj si do të duhej. Ka disa probleme që dalin nga disbalancet në sistemin energjetik që po shkaktohen nga operatorët e energjisë që veprojnë në Kosovë.

KOSTT ka vënë në dukje se debalancet që rrezikojnë këtë proces shkaktohen nga KEK dhe KEDS, andaj, sipas kryeshefit ekzekutiv të KOSTT këta operatorë duhet të merren vesh për balancimin e sistemit.

Megjithatë, duket se për shkak të frikës së konkurrencës nga liberalizmi i tregut me rastin e anëtarësimit të Kosovës në Rrjetit Evropian të Operatorëve të Transmisionit të Energjisë, KEDS nuk iu ka përmbajtur kërkesave për balancim të sistemit në fund të muajit gusht kur pati ndërprerje të energjisë elektrike për tre ditë.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, tha se ka pasur disa telashe me furnizim të energjisë elektrike tre ditë gjatë fazës monitoruese nga ENTSO, për të cilat ai pret që të mos u dalin si problem.

Për sa i për ketë fajësisë së telasheve që kanë lindur gjatë këtij procesi monitorues, Stavileci thotë se KEDS-i, KEK-u, KOSTT dhe ZRRE janë pjesë e sistemit, por sipas tij, ai nuk ka kompetenca për t’u përzier në punët e tyre menaxheriale të këtyre kompanive

Sipas ministrit të MZHE-së anëtarësimi i Kosovës në ENTSO do të jetë ndër të arriturat më të mëdha në fushën e energjetikës, kjo sipas tij është edhe rezultat i dialogut nga bisedimet në Bruksel, sepse ka qenë Serbia ajo që ka penguar në të kaluarën anëtarësimin në këtë organizatë evropiane.

Për liberalizimin e tregut, Stavileci tha se janë duke i marrë disa veprime që i hapin rrugë hapjes së tregut energjetik, nga i cili do të përfitonte ekonomia e vendit dhe konsumatorët me shërbime dhe çmime më të mira.

Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Naim Bejtullahu, thotë se monitorimi ndërlidhet me balancimin e sistemit energjetik. Sipas tij, derisa të balancohet ky sistem, ata nuk do të arrijnë të jenë pjesë e ENTSO-s.

Koordinatori i KOSID, Visar Azemi, thotë se ka qenë e planifikuar nga 1 janari i këtij viti që tregu i energjetikës do të duhej të liberalizohet në të gjithë rajonin duke përfshirë edhe Kosovën. Porse, për avaritë të cilat kanë ndodhur në sistem gjatë periudhës monitoruese të KOSTT nga ENTSO, sigurisht se operatorët energjetik në vend duhet të jenë të përgjegjshëm.

 

Istog: Asgjësohen 219 bimë narkotike

0

Dje rreth orës 10:30 në fshatin Suhadoll, Istog policia njofton se në pronën e dy meshkujve janë gjetur dhe asgjësuar rreth 219 bimë të ndryshme të narkotike të llojit Kanabis Sativa. /21 Media/

Jahjaga: Shkodra,qyteti i gërshetimit të traditës dhe kulturës së lashtë

0

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga në përmbyllje të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, vizitoi qytetin e Shkodrës. Jahjaga, e shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi vizitoi kalanë e Rozafës dhe fonotekën “Marubi’.

“Është një kënaqësi e madhe, sepse këtë vizitë timen të parë shtetërore këtu në Republikën e Shqipërisë po e përfundoj pikërisht me vizitën në qytetin jashtëzakonisht të bukur të Shkodrës, me një mikpritje të jashtëzakonshme nga ana e kryetares. Unë e them që është qyteti i gërshetimit të traditës dhe kulturës së lashtë që ka kjo anë. Ky është vend historik dhe me të vërtet më la përshtypje jashtëzakonisht të madhe, sidomos ky simbol i qëndresës, kalaja e Rozafës, që për neve shqiptarëve ka një domethënie të jashtëzakonshme. Falënderoj qytetarët e Shkodrës, që kanë mundur gjithmonë ta ruajnë dhe ta kultivojnë këtë traditë të gjatë dhe ta bartin nga një gjeneratë në gjeneratën tjetër”, ka thënë Jahjaga me këtë rast.

Presidentja Jahjaga qëndroi për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të Presidentit Bujar Nishani.

Përveç me Nishanin, Jahjaga u takua edhe me kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Ilir Meta, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, shkrimtarin Ismail Kadare e zyrtarë të tjerë. Ajo gjithashtu vizitoi edhe Beratin dhe Shkodrën.

​Kosova kalon fazën e parë të anëtarësimit në UNESCO (Video)

0

Kosova ka kaluar fazën e parë të fushatës së saj për anëtarësimin në UNESCO, duke mbledhur kështu gjithsej 44 nënshkrime nga vendet anëtare të kësaj agjencie.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësministri i Punëve të Jashtëm Petrit Selimi, i cili tha se dje e kanë marrë këtë konfirmim, duke shtuar se ky është një numër rekord i nënshkrimeve të bashkësponzoruesve në historinë e re të UNESCO-s.

Pas këtij suksesi, Selimi u shpreh i bindur se Kosova do të anëtarësohet në këtë agjenci, pasi që, sipas tij, ata kanë marrë premtime edhe nga shumë shtete që do ta përkrahin anëtarësimin e shtetit tonë në UNESCO.

Zëvendësministri i Jashtëm rikujtoi se Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s do tà « shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim më 3 tetor, ndërsa Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s pritet të votojë në javën e parë të nëntorit, me ç’rast do të kërkohen 2/3 e votave për pranimin e Kosovës në këtë agjenci të OKB-së.

Miratohet Deklarata për themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi

0

Këshilltarët shqiptarë të tri qyteteve të Luginës – Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, para pak çastesh miratuan Deklaratën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serb, njofton KosovaPress-i.

Deklarata u miratua në mënyrë unanime, respektivisht asnjë nga 43 këshilltarët komunalë nga të tri komunat nuk votoi kundër.

Kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa gjatë mbledhjes tha se sot është një ditë historike. Ai tha se shqiptarët e Luginës çdo ditë janë nën trysninë e deklaratave kërcënuese të qeverisë së Serbisë.

Ndërkaq kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë Jonuz Musliu tha se rrugë tjetër nuk ka pos realizimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës. Sipas tij Serbia gjithmonë ka qenë e interesuar për spastrim etnik dhe marrjen e tokave shqiptare.

Musliu theksoi se shqiptarët janë të vendosur që të realizojnë vullnetin e tyre dhe asgjë më shumë.

Në mbledhje nuk morën pjesë përfaqësuesit e opozitës në Preshevë, gjegjësisht Partia e Veprimit Demokratik e Riza Halimit.

Siria e para për azil në Gjermani, e dyta Shqipëra e nënta Kosova

0

Autoritetet gjermane kanë publikuar shifrat e azilkërkuesve për muajin gusht. Sipas të dhënave, 8306 shqiptarë kanë kërkuar azil muajin e kaluar në Gjermani, duke shënuar një numër më të lartë në krahasim me muajin korrik

Në tabelat e publikuara nga Ministria e Brendshme Gjermane rezulton se azilkërkuesit shqiptarë vijojnë të renditen të dytët, pas atyre sirianë, edhe për muajin që lamë pas, transmeton BW. Në muajin gusht, 8 306 shqiptarë kanë kërkuar azil, ndërkohë që korriku numëronte 7633.
Ndërkaq, sipas kësaj liste, gjatë muajit gusht, azilkërkues nga Kosova në Gjermani ishin vetëm 781, në krahasim me 1395 në muajin korrik dhe 1581 në muajin qershor.

Gjermania ka bërë të qartë se do të ofrojë azil vetëm për qytetarët e vendeve që janë në luftë, duke shuar shpresat për shqiptarët, pasi vendi ynë është përfshirë në listën e vendeve që konsiderohen të sigurta.

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker shpalli pak ditë më parë një listë të veçantë të BE-së për 7 vendet që i përcakton si të sigurta: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja, Kosova dhe Turqia.

Sipas propozimit të zgjeruar të shpallur nga Juncker, qytetarët e këtyre vendeve do të përballen me deportime me procedurë të përshpejtuar, nëse kërkojnë strehim në Bashkimin Evropian.

syria_1442049429-333992

​Filloi mbledhja për formimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi

0

Ka filluar para pak çastesh mbledhja e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët do të bisedojnë për krijimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi.

Mbledhja po mbahet në Kuvendin e Komunës së Preshevës dhe në të marrin pjesë përfaqësues të shqiptarëve të Luginës.

Zyrtarët serbë reaguan me zemërim ndaj paralajmërimeve të udhëheqësve politikë të shqiptarëve për të themeluar asociacionin e komunave me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se shqiptarët në Serbi nuk bën të jenë të diskriminuar, por ata duhet ta respektojnë kushtetutën e saj.

“Ua tërheq vërejtjen që të shtunën në Preshevë të mos bëjnë ndonjë paralele me Asociacionin e komunave serbe në Kosovë. Ua tërheq vërejtjen të mos luajnë me zjarrin dhe të respektojnë kushtetutën dhe rendin e Republikës së Serbisë. Fakti që Serbia është për bisedime nuk do të thotë se është e dobët, përkundrazi ajo është e fuqishme, më e fuqishme në 20-30 vjetët e fundit”, citohet të ketë thënë ai.

Udhëheqësit e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, thanë se të shtunën do të diskutojnë për gjendjen në atë zonë dhe do të themelojnë Asociacionin e këtyre tri komunave, ngjashëm me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, që do të krijohet në bazë të marrëveshjes së arritur më 25 gusht në Bruksel në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesit shqiptarë kanë kërkuar në vazhdimësi trajtim të njëjtë për ta sikurse për serbët në Kosovë.

Udhëheqësit politik të zonës thonë se situata në Luginë vazhdon të jetë e paqëndrueshme që nga viti 2001 kur mori fund konflikti ndërmjet forcave qeveritare serbe dhe kryengritësve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që luftonin për më shumë të drejta të shqiptarëve në zonë.

Ata shume herë kanë shfaqur shpresën që edhe procesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të krijojë hapësirë për përmirësim të gjendjes në atë zonë

Pacolli: Ajo çka po bën Serbia me targat nuk është legjitime (Video)

0

Kryesuesi i Delegacionit të Kosovës në bisedime me Serbinë për policat kufitare Rrahim Pacolli tha se marrëveshja e arritur në Bruksel për lëvizje të lirë nuk po zbatohet në tërësi.

Pacolli në intervistë për KosovaPressi-n thotë se pala serbe po i detyron qytetarët e Kosovës t’i heqin targat me RKS, duke i detyruar të paguajnë për vendosjen e atyre “proba”.

​Biznesi i grave të Krushës edhe në tregun evropian

0

Lufta u mori gati çdo gjë. Mbi 220 burra të fshatit u vranë. Ata pas vetës lanë gra e fëmijë. Kjo është tragjedia që forcat serbe, në mars të 99-ës, kryen në fshatin Krushë e Madhe. Të mbijetuarave u mbetën vetëm tokat, mbi të cilat kishin mbetur rrënojat e shtëpive të djegura. E pa shpresë dukej jeta pas luftës në këtë fshat. Dhembja atje, nuk u ndal kurrë.

Gratë e veja shpresë të vetme kishin trashëgimtarët që u lanë burrat e tyre. Ata duhej rritur shëndosh e mirë. Ky do të ishte edhe amaneti i gjithsecilit. Gratë iu përvishen punës së “rëndë”. Punë që do ta bënin burrat e tyre nëse do të ishin gjallë.

Fahrije Hoti, gruaja e parë e fshatit me “duar të forta”, nisi të punojë me bujqësi. Asaj më pas iu bashkuan edhe gra të tjera të fshatit. Ato së bashku, arritën që në vitin 2005 të bëjnë kooperativën e parë bujqësore. Sot, kooperativa bujqësore “Krusha” ka 36 punëtorë e që po synon shumë shpejtë të rrisë numrin në 40.

Shtatori, muaji i përgatitjes së ajvarit dhe turshisë, i gjen gratë e Krushës mjaftë mirë të përgatitura. Këtë vit, synojnë të përpunojnë rreth 40 ton, ku një masë e madhe pritet të kaloj edhe në tregun evropian.

Një pjesë e madhe e prodhimit këtë vit do të shkojë drejtë Zvicrës.

Menaxherja e kooperativës, Fahrije Hoti thotë se këtë vit kanë bashkëpunuar me Shqipërinë, nga ku edhe kanë siguruar lëndën e parë.

Fahrija rrëfen vështirësitë që kanë pas ndër vite. Por, tani ajo thotë se po iu ecën mirë dhe vështirësi kanë vetëm në rastet e ndryshim it të klimës.

Nga një punëtor, siç filloi ky biznes, tani janë 36 punëtorë aktivë. Fahrija thotë se po të kishin një ambient më të madh, do të rrisnin numrin në 100.

Produktet e përpunuara nga gratë e Krushës po pushtojnë tregun. Asnjëherë nuk ka ndodhë që produktet e tyre të mbesin për sezonin tjetër. Të gjitha janë shitur në sezonin që ja në përgatitur. Dyqanet që furnizohen nga kjo kooperativë shpesh kanë mbet “të zhgënjyer” pasi që nuk kanë pas produkt të mjaftueshëm për t’u furnizuar.

Për t’u ngritë ky biznes, kooperativa u përkrah edhe nga institucionet e Kosovës dhe donatorë të ndryshëm.

Këtë vit, Unioni i Bizneseve Kosovare-Gjermane ka ndarë 3200 euro për këtë biznes.

Produktet që gratë bashkëpunëtore i konservojnë nëpër familjet e tyre e i dërgojnë në kooperativë për shitje, do t’i rrisin me ndihmën e këtij donacioni.

As përkrahja e Ministrisë së Bujqësisë nuk po iu mungon, me ta kanë kaluar një projekt i cili iu mundëson një depo më të madhe me pajisje shtesë.

Shtatori, e muajt pas tij, pritet t’i plotësojnë dyqanet e ndryshme në Kosovë me produkte të Krushës së Madhe. Gjithashtu, në “Kooperativën bujqësore Gratë e Krushës” ka edhe blerës individualë që rregullisht furnizohen aty.

Gratë e Krushës që këtë punë e nisën mjaftë të reja, sot njihen si gra biznesi që thyen tabutë e profesioneve tradicionale në Kosovë.

Kush po martohet sot ?

0

Sot këngëtarja Vesa Luma dhe i fejuari i saj Big Basta i japin fund beqarisë. Në këtë ditë të veçantë për ta, Vesa publikon në Instagram vendin ku do mbahet ceremonia, në kalanë e Lëkursit në Sarandë, ndërsa e cilëson si një ditë të madhe. Ajo bën edhe një falenderim të veçantë për ndjekësit e tyre.

vesa