​Ferronikeli fiton derbin drenicas

0

Futbollistët e Ferronikelit sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas para më shumë se 2 mijë shikuesve, në kuadër të javës së 4-të, arritën të fitojnë derbin drenicas pasi mposhtën fqinjin e tyre Drenicën nga Skenderaj.

Ndeshja pati dy pamje, ku në pjesën e parë mbizotëruan futbollistët mikpritës kur dhe shënuan në minutën e 22 përmes Behar Maliqit, ndërsa në pjesën e dytë Drenica mori iniciativën dhe në minutën e 69-të arritën të barazojnë me golin e bukur të Kastriot Mehmetit.

Pas barazimit, futbollistët e Ferronikelit u zgjuan dhe shtuan trysninë drejt portës së Drenicës dhe kjo u kurorëzua me golin e dytë të Behar Maliqit, i cili shënoi për rezultatin 2:1, me të cilin rezultat edhe përfundoi takimi.

​Nëntë ditë i zhdukur 43-vjeçari, më parë ishte dënuar për vjedhje

0

Një 43 vjeçar nga qyteti i Korces rezulton i zhdukur prej 9 ditësh. Familjarët kanë denoncuar mungesën e Ilirjan Malkës, banor i lagjes 17 në Korçë. Sipas vëllait të tij, policia ende nuk ka asnjë të dhënë mbi fatin e Ilirianit.

“Policia më thotë jemi në ndjekje. Më kërkuan informacione për lëvizjet e vëllait dhe i tregova se lëvizte me një taksist” thotë Ardian Malka, vëllai i personit të zhdukur.

Policia e komisariatit te Korçës konfirmoi se pasditen e së enjtes, 10 shtator, është bërë denoncimi për zhdukjen e Ilirian Malkës. Kërkimet kanë filluar por ende nuk ka rezultate konkrete, pasi 43 vjeçari i zhdukur prej 9 ditësh, jetonte i vetëm, ndërkohë që më parë ka qenë i dënuar për vjedhje.

Mijëra londinezë japin mbështetje refugjatëve

0

Mijëra njerëz janë mbledhur në qendrën e Londrës në shenjë mbështetje refugjatëve ndërsa pritet se tubime të ngjashme do të organizohen edhe në kryeqendrat tjera evropiane.

Disa mijëra njerëz janë mbledhur në Hyde Park në Londër dhe siq bën të ditur korrespodenti i AFP-së ata mbajnë pllakate ku midis tjerash shkruan: “Hapni kufijtë” .

Përveç tubimeve në Londër janë paralajmëruar tubime të ngjashme edhe në Berlin, Vjenë dhe Lisbonë.

Për dy javë shteti ka mbledhur 6.6 miliardë lekë taksa

0

Dy javët e para të aksionit të informalitetit duket se kanë dalë me sukses për qeverinë shqiptare. Në një konferencë për shtyp paraditen e sotme drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj ka bërë të ditur shifrat e para të këtij aksioni.

Ajo tha se në këto ditë të para janë kontrolluar 13 mijë biznese, janë 1 mijë 440 subjekte të gjobitura mes të cilave 590 janë konfiskuar. Shkaqet kanë qenë mungesë licence, mungesë kase, nuk lëshonin faturë, apo ka pasur punonjës të paregjistruar. Ndërkohë që nga ata të paregjistruar janë 186, 590 gjithsej që kanë pësuar konfiskim malli. Por, sipas drejtoreshës, synimi nuk është gjobitja, por mbledhja e tatimeve me qëllim matjen e fitimit për çdo biznes në mënyrë që të përcaktohen më pas taksat për secilin.

Ylli i cili tha se nga 13 mijë e 532 subjekte të kontrolluara, rezultuan 325 punonjës që punonin informalisht në bizneset e kontrolluara deri më tani, p or që u vendosën në skemën e sigurimeve shoqërore.

Por në këtë aksion edhe tatimorët do të arrestohen në rast se abuzojnë, theksoi drejtoresha, dhe se administrata në terren ka udhëzim të qarta, jo represion por bashkëpunim ndaj bizneseve. Sa i përket subjekteve VIP, ata e kanë çdo gjë të regjistruar në Banka dhe e lehtësojnë punën e tatimeve në rast se shkelin ligjin, pasi Tatimet ia marrin detyrimin direkt nga llogaria bankare.

Steinmeier kritikon Rusinë për mbështetjen e Assadit

0

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka paralajmëruar Rusinë kundër rritjes së mbështetjes për presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Në një intervistë të publikuar sot në mediat gjermane, Steinmeier ka thënë se “nuk duhet të krijohet situatë e atillë që e bën të pamundshëm veprimin e përbashkët të komunitetit ndërkombëtar”.

Ai ka thënë se shpreson se Moska nuk bën përpjekje të “zgjasë luftën civile në Siri”.

Të premten, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka pranuar se Rusia ka prani të shtuar ushtarake në Siri.

Moska ka thënë se do të forcojë ushtrinë e Assadit, sepse ajo është forca më efektive për të luftuar grupin ekstremist të Shtetit Islamik

​Rashiq: Serbët e Kosovës humbës nga Marrëveshjet e Brukselit (Video)

0

Marrëveshjet e Brukselit nuk kanë sjellë rezultate konkrete, e as jetë më të mirë për serbët. Asociacioni i Komunave Serbe, i dizajnuar, menaxhuar e udhëhequr nga Beogradi e jo nga serbët e Kosovës, nuk do të sjellë përfitime për serbët që jetojnë dhe mendojnë të vazhdojnë edhe më tej jetën e tyre në shtetin e Kosovës.

Kështu tha ish ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe lideri i Partisë Progresiste Serbe Nenad Rashiq.

Rashiq në këtë intervistë deklaroi se në rast se kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi nuk iu pengon thënia “ Kosova dhe Metohia”, që përdoret shpeshherë nga pjesëtarët e Listës Serbe, një gjë e tillë më së paku do të duhej ta pengonte dhe e pengon atë.

Për Rashiqin edhe pse Prishtina zyrtare e edhe Beogradi zyrtar kanë shpallur fitoren pas Marrëveshjeve të fundit në Bruksel, ata që më së shumti humbën nga këto marrëveshje apo që nuk fitojnë fare janë serbet lokal të Kosovës, apo siç i quan Rashiq “serbët autoktonë”.

Mospërfshirja e serbëve lokalë në dizajnimin e formës, në mënyrën se si do të funksionojë dhe strukturohet Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë, shpërfaq ndikimin e paktë që kanë serbët dhe partia e Rashiqit në këtë bashkësi të komunave. Sipas tij është bërë neglizhencë e madhe ndaj serbëve lokalë nga ana e institucioneve të Kosovës, të cilat në vend se të konsultohen me ta, i janë drejtuar Beogradit , gjë e cila më pas bëri faktor edhe Listën Serbe në institucionet e Kosovës.

Integrimi i serbëve në institucionet e Kosovës shpeshherë është varur nga interesimi që kanë shfaqur institucionet e Kosovës për integrimin e tyre, ndonëse sipas Rashiq edhe serbët e mbajnë një pjesë të fajit për këtë. Sipas tij është absurde të shihet se si tani në vend të atyre që duan të integrohen në jetën politike e sociale në vend, me komunat me shumicë serbe udhëheqin ata që ishin kundër regjistrimit të serbëve si pjesë e popullsisë së Republikës së Kosovës.

E për mospërfilljen e Listës Serbe ndaj institucioneve, simboleve shtetërore dhe shpeshherë referimit të Kosovës si “Kosova dhe Metohia”, Rashiq tha se në rast se kjo nuk i pengon kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij Hashim Thaçi, atëherë atë më së paku e pengon një fjalor i tillë e bashkëkombësve të tij.

Rashiq ka folur edhe për punën e tij si ministër, duke thënë se gjatë dy mandateve të tij ka arritur të bëj ligjin për pensionet, ligjin e punës, atë për skemat sociale, për grevat, organizimin sindikal, e dokumente të tjera që sipas tij kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të Kosovës dhe të disa prej kategorive më të ndjeshme të shoqërisë kosovare.

Lidhur me vërejtjet e Auditorit të Përgjithshëm se ish- ministri Rashiq kishte nënshkruar pagesën për një biletë të aeroplanit për dikë që nuk kishte qenë pjesë e stafit të kësaj ministrie, Rashiq thotë se nuk është në dijeni për këtë, dhe se nuk i kujtohet që ka ndodhur një gjë e tillë, ndonëse kishte lexuar në mjetet e informimit për këtë çështje.

Rashiq ka folur edhe për shndërrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, në Forca të Armatosura të Kosovës, për çka tha se ai disa herë ka shprehur qëndrimin e tij për këtë çështje se është i gatshëm të diskutojë. Por se a do të votojë ai në momentin kur pritet ky shndërrim, Rashiq ka thënë se ka ende kohë për një vendim të tillë

Në fund Rashiq ka komentuar edhe marrëveshjen për Policat Kufitare, marrëveshje kjo, e cila sipas tij nuk është prezantuar në formë të duhur dhe korrekte nga ana e Prishtinës zyrtare.

Kjo marrëveshje me gjithë kundërshtimet brenda Kosovës , duke udhëtuar vetëm me targat KS e jo RKS, dhe me ato provuese ndihmon dhe ua lehtëson qarkullimin serbëve dhe shqiptarëve që kanë marrëdhënie tregtare, biznesore, e çfarëdo tjetër në mes vete.

Si është dukur Majku kur ishte i vogël(Foto)

0

Ai është një prej këngëtarëve më në zë të momentin dhe me hitin “S’jena mo” ka bërë bum këtë verë. Por sëfundmi, Majk duket se ka dashur t’u tregojë 49.6 mijë ndjekësve të tij në Instagram, një tjetër anë tijën: Nostalgjinë.

Ai ka publikuar një foto nga fëmijëria e tij, kur ishte një djalë i vogël, ndonëse nuk ka dhënë detaje se për çfarë viti bëhet fjalë.Capture

Në cilin krah duhet të flini,që të ndihmoni tretjen e ushqimit

0

Pozicioni i gjumit mund të ketë një ndikim të konsiderueshëm në tretjen e ushqimit dhe një sërë përfitimesh të tjera shëndetësore. Dëshmia e parë e kësaj daton që në kohët e lashta, kur murgjit praktikonin këtë rutinë pas çdo vakti për të lehtësuar tretjen.

Një dëshmi tjetër për këtë teori është mjekësia “ayurvedic”, një mjekësi e vjetër orientale që sugjeron fjetjen në anën e majtë, në mënyrë që të përmirësohet procesi i tretjes së ushqimit/Shendeti.

Ja disa përfitime të tjera shëndetësore nëse flini në krahun e majtë:

  • Lehtësim i kullimit limfatik
  • Pompim më i mirë i zemrës
  • Ndihmon në funksionimin sa më mirë të shpretkës
  • Nxit tretjen në mënyrë të duhur
  • Ndihmon në lehtësimin e rrjedhjes biliare

​Lugina e përçarë themeloi asociacionin e komunave

0

Këshilltarët komunalë të tri komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kanë miratuar me unanimitet themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptare të Luginës së Preshevës. Në mbledhjen e përbashkët të këshilltarëve komunalë ishin të pranishëm 43 këshilltarë, ndërsa mbledhjen e bojkotuan dy partitë opozitare – Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit dhe Unioni Demokratik Shqiptar i Ramiz Zylfiut.

Në mbledhjen e mbajtur në Kuvendin e komunës së Preshevës u tha se asociacioni po themelohet në shenjë reciprociteti me themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Drejtuesit e partive shqiptare në Luginë akuzuan pushtetin serb se nuk ka bërë asgjë për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës, madje me dhunë dhe terror kanë tentuar të largojnë shqiptarët nga Lugina e Preshevës.

Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa tha para këshilltarëve komunalë të Luginës se sot është ditë historike, sepse këshilltarët komunal të kuvendeve të tri komunave me shumicë shqiptare kanë mbështetur miratimin e një vendimi historik, i cili hap rrugë proceseve politike jo vetëm në Luginë, por edhe në Kosovë, Shqipëri, Evropë dhe instanca tjera ndërkombëtare.

Ai tha se Asociacionin po e themelojnë si reciprocitet ndaj themelimit të Asociacionit t ë komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kreu i Preshevës, theksoi se çdo ditë janë nën trysninë e vazhdueshëm si të deklaratave kërcënuese të politikanëve në Beograd, e lere më për veprimet e tyre me të cilat asnjëherë nuk kanë bërë që shqiptari të ndihet komod, i lirë, i barabartë me të tjerët.

Më i ashpër në qëndrime ishte kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar Jonuz Musliu, sipas të cilit qëllimi kryesor i Serbisë ka qenë pastrimi etnik dhe marrja e tokave shqiptare. Ai tha se asnjëherë Serbia nuk është interesuar që t’i zgjidh problemet e shqiptarëve, edhe pse kërkuan edhe në vitin 1968, 74-tën, 81-shën, 99-tën, 2001, dhe me 2006.

Musliu nuk la pa kritikuar edhe Bashkësinë Ndërkombëtare, për të cilën tha se nuk mund të funksionoj me dy standarde, ndryshe për serbët në Kosovë, e ndryshe për shqiptarët e Luginës.

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës (BDL) Skënder Destani, tha se partia e tij e mbështetë themelimin e Asociacionit, ndonëse ai personalisht është kundër themelimit të asociacioneve etnike. Madje, tha se është edhe kundër marrëveshjes së arritur në Bruksel nga përfaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit.

Ai ka kritikuar përçarjen e spektrit politik në Luginë, duke shprehur skepticizmin nëse do të mund të zbatohet ky vendim, nëse edhe këshilltarët e dy partive opozitare, PVD-së dhe UDSH-së nuk do t’i bashkohen këtij Asociacioni.

Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi tha se propozim drafti për themelimin e Asociacionit është i bazuar në të drejtën universale për të drejtat e njeriut që është miratuar qysh në vitin 1948, në përputhje me referendumin e vitit 1992 dhe marrëveshjen e Konçulit të viti 2001. Ai shtoi tha se themelimi i Asociacionit erdhi pas marrëveshjes së fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku serbët e Kosovës do të themelojnë Asociacionin e tyre.

Pas miratimit të vendimit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptare në Luginën e Preshevës, do të formohen edhe organet tjera, për të hartuar statutin e Asociacionit dhe të gjitha funksionet tjera.unnamed (2) unnamed (3)

​Mirënjohje 15 tatimpaguesve më të rregullt të vitit 2014 (Video)

0

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës që nga viti 2009 ndajnë mirënjohje për tatimpaguesit e rregullt. Këtë vit, për pagesa të rregullta gjatë vitit 2014, u shpërblyen 15 kompani.

Ndarja e tyre është bërë në tri kategori, ku në kategorinë e parë kanë qenë bizneset me qarkullim mbi 5 milionë, në kategorinë e dytë bizneset me qarkullim nga 1 deri në 5 milionë, kurse në të tretën bizneset me qarkullim nga 100 mijë deri në 1 milion euro në vit.

Të pranishëm në ndarjen e këtyre mirënjohjeve ishin kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, Arian Zeka nga Oda Ekonomik Amerikane në Kosovë, ministri i Financave Avdullah Hoti, Nahit Sharku nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Lulzim Rafuna nga Dogana e Kosovës.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, tha se, përkundër sfidave më të cilat po ballafaqohen bizneset në Kosovë, ata po arrijnë t’i kryejnë me kohë obligimet që kanë ndaj shtetit.

Arian Zeka nga OEAK u shpreh se duhet të promovohet një disiplinë në raportimin financiar dhe kryerjen e obligimeve ndaj shtetit.

Ministri Hoti përgëzoi bizneset për punën e bërë. Sipas tij, suksesi i bizneseve është sukses edhe i Kosovës.

Ndërsa, Nahit Sharku nga ATK tha se puna e bizneseve, ka bërë që ATK të përmirësohet dhe zhvillohet. Sipas tij, ky partneritet duhet të vazhdojë.

Se performanca e doganës është rritur dhe kjo nuk është vetëm meritë e oficerëve doganorë, e tha edhe kreu i doganës, Lulzim Rafuna. Sipas tij, së bashku po luftohet evazioni fiskal, korrupsioni dhe kontrabanda.

Sipas Rafunës duhet të thellohet edhe më shumë bashkëpunimi dhe komunikimi , në mënyrë që të luftohen sa më shumë dukuritë negative.

Kompanitë e mëdha që u klasifikuan në kategorinë e parë me qarkullim vjetor mbi 5 milionw euro janë: “Prima Tobacco LLC”, “Kos monte Foods SHPK”, “Coca Cola Hellenic Bottling Company- Kosovo LLC”, “Scan Color- JYSK SHPK” dhe “Marketing and Distribution SHPK”. Kompanitë që morën mirënjohje në kategorinë e kompanive me qarkullim vjetor prej 1 – 5 milionw euro ishin “Apollonia SHPK”, “Alma SHPK”, “Studio Moderna SHPK”, “Sportina & Albi LLC” dhe “NTP Arena Engineering”. Ndërsa, në kategorinë e kompanive me qarkullim prej 100.000-1 milion Euro mirënjohjet u ndanë për “Fox Marble Kosova”, “Kid Zone Kosova SHPK”, “Tashko Pustina SHPK-Dega në Kosovë”, “NPSH Arianiti-A” dhe “Ontexi-Mont SHPK”.