Ekstradohen në Itali dy shqiptarë dhe një italian për trafik droge

0

Interpol Tirana ka ekstraduar sot nga Shqipëria drejt Italisë tre persona të cilët kanë qenë të përfshirë në trafik droge. 2 prej tyre janë shqiptarë dhe një tjetër italian. Bëhet fjalë për shtetasin Vincenzo Catello Elefante, 50 vjeç.

Elefante është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë me 6 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”. Ndërsa ministria e Drejtësisë i ka njohur kërkesën e shtetasit italian për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në shtetin e origjinës.

Elefante u dënua pasi specialistët e Sektorit të Narkotikëve më datën 31.08.2013 në pikën kufitare të Kapshticës gjatë kontrollit në automjetin e tij me targa BK 045 YC iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës 36 pako me peshë 37.850 kg lëndë narkotike e dyshuar si “Canabis Sattiva”.

Ndërkohë që dy shtetasit shqiptarë të cilët janë ekstraduar drejt Italisë janë Kujtim Jangozi dhe Eljot (Andrea) Xhafaj, 39 vjeç . Kujtim Jangozi është ekstraduar pasi më 06.05.2015 Gjykata e Riminit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën e penale të shkeljes së mbi narkotikët.

Kurse 39-vjecari Xhafaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar Gjykata e Apelit në Milano të Italisë, më datën 09.11.2006 e ka dënuar me 13 vjet burg për veprën penale “Trafikim drogë në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 110 e 81 te Kodit Penal.

​Martohet Anjeza Shahini

0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anjeza Shahini i jep fund beqarisë duke u martuar me Paul Edward Conolly .

Më 7 shtator ata kanë zhvilluar ceremoninë zyrtare në Toskana të Italisë.

Anjeza Shahini është këngëtarja e vetme shqiptare e cila ngriti në nivelet më të larta muzikën shqiptare në Festivalin Evropian.

​Liria mposhtë Istogun në Pejë

0

Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës Liria e Prizrenit, ka shënuar fitore kundër Istogut me rezultat 3:1, i cili ndeshjet po i zhvillon në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë.

Të parët në epërsi kaluan prizrenasit përmes Florim Bërbatovcit në minutën e 10-të dhe me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë. Në pjesën e dytë, sërish futbollistët e Lirisë dyfishojnë epërsinë në minutën e 63-të ku shënoi Liridon Fetahaj.

Mikpritësit ngushtojnë epërsinë e prizrenasve në minutën e 82-të me golin e Fatlum Gashit. Ndërsa. Në minutat shtesë të ndeshjes 94-të ishte Fisnik Ramadanaj ai që vulosi epilogun e këtij takimi në 3:1 për Lirinë.

Prishtina e mbuluar me mbeturina,qytetarët të vetëdijsohen! (Video)

0

Qytetarët e Prishtinës ende u mungon vetëdijësimi për ruajtjen e ambientit, dhe hudhjen e mbeturinave në vendin e caktuar. Ata vet ankohen se mbeturina hudhen vend e pa vend, por krahas kësaj në Prishtinë ekzistojnë parqe ku nuk ka mbeturina.
Kryeqyteti është i ngulfatur nga mbeturinat pothuajse në çdo vend. Nëpër rrugë, trotuare, hyrje ndërtesash shihen mbeturinat/21Media.

Ndiqni storien në vazhdim

(

Modelja e Victoria Secret rrëzohet në Nju Jork(Foto)

0

Gjërat nuk shkuan aq mirë sa duhet për modelen e Victoria Secret, Candice Swanepoel , gjatë një ecjeje në pasarelë.

Afrikano-jugorja 26-vjeçare po ecte në në pasarelën Givenchy SS16 në Javën e Modës në Nju Jork kur ajo u rrëzua përpara një numri të madh njerëzish.

Si një profesioniste e vërtetë, Candice u çua menjëherë dhe pasi u tha të gjithëve se çdo gjë shkonte mirë, ajo rifilloi të ecë duke qeshur. Por gjunjët e saj, tregonin të kundërtën, pasi u çanë.

Ronaldo si Raul Gonzalos

0

Ylli i Real Madridit, në ndeshjen kundër Espanyolit shënoi tregolësh dhe arriti që në La Liga të shënojë 228 gola në 203 ndeshje.

Shifrat në gola Ronaldo tashmë e barazoi rekordin e madh që e mbante legjenda Raul Gonzalos, por që Raulit iu deshën 550 ndeshje për të arritur këtë shifër.

Kjo shifër mund të tejkalohet nga Ronaldo të cilit i mungon vetëm një gol për t’u bërë shënuesi më i mirë i Real Madridit në La Liga.

E çuditshme,nusja dhe dhëndërri bëjnë magji në dasëm(Video)

0

Një qift, të cilët me profesion janë magjistarë, kanë bërë disa truqe gjatë dasmës së tyre. I pari me magji fillon dhëndëri, ndërsa më pas edhe nusja vazhdon të ndjek rrugën e bashkëshortit të saj. Dhe kështu, dasma është shndërruar në një ceremoni magjie.

Ndiqni video

"War room"filmi më i shikuar i javës (Video)

0

Filmi “War room”, këtë javë është shpallur filmi më i shikuar i javës. Filmi i regjisorit Alex Kendrick deri më tani ka arritur që të fitoj 10 herë më shumë se më paratë që është punuar. Kështu deri më tani ai ka fituar afër 31 milionë dollarë.

Ndiqni trailerin e filmit “War room”

Eksplodimi i bombolës së gazit merr jetën e 104 njerëzve

0

Së paku 140 persona kanë vdekur dhe 60 tjerë janë lënduar me rastin e një eksplodimi të një bombole gazi në Indi.

“Kemi gjetur 104 trupa”, i ka thënë France Press një zyrtar i policisë në shtetin qendror të Madia Pradesh.

Eksplodimi ka ndodhur derisa nxënës dhe të punësuar po drekonin në restorant, kanë bërë të ditur agjencia botërore.

AKK mbështetë Asociacionin e komunave me shumicë shqiptare (Video)

0

Themelimin e asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Serbi e përkrahin fuqishëm edhe institucionet e Kosovës. Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës në një intervistë për RTV21 pret që Qeveria ta përkrah financiarisht dhe moralisht këtë projekt, marrë parasysh buxhetin e varfër të këtyre komunave dhe kontributin e tyre për Kosovën. Nga aspekti juridik, Ibrahimi shprehet se legjislacioni në fuqi i Serbisë u lejon  këtyre 3 komunave të themelojnë një asociacion të tillë.