Deri në fund të vitit edhe një milion refugjatë sirianë

0

Edhe një milion sirianë do t’i lëshojë shtëpitë e veta deri në fund të vitit nëse lufta do të vazhdojë ende, ka thënë koordinatori i OKB-së për Siri Jakub El Hil.

El Hil për “Guardian” ka vlerësuar se “treni me njerëz” do të vazhdojë edhe këtë dimër nëse nuk do të ndërrmiren proteza politikë që të zgjidhet konflikti në Siri.

Hil ka thënë se më shumë se një milion njerëz janë shpërngulur gjatë vitit 2015 dhe ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare sirianëve që ta mbijetojnë dimrin

Në Siri që nga viti 2011 që kur ka filluar konflikti janë vrarë 250 mijë njerëz ndërsa gjysma e banorëve janë shpërngulur, nga ky numër 7.6 milionë brenda kufijve ndërsa 4 milionë jashtë shtetit.

Lorenzo Vigas fitues i çmimit “Luani i Artë”

0

Regjisori i Venezuelës ka fituar çmimin prestigjioz “Luani i Artë”, në Festivalin e Venedikut që pak më parë edhe i ka ndarë çmimet për më të mirët. “From Afar”, është filmi që solli çmimin “Luani i Artë, kurse atë të argjendtë e ka fituar filmi “The Clan”, i Pablo Trapero. Çmimi i jurisë ka shkuar për filmin “Anomalisa”, të Charlie Kaufman dhe Duke Johnson, kurse çmimi special i jurisë për “Frenzy”, Emin Alper.
Aktori më i mirë është shpërblyer Fabrice Luchini për rolin e tij në filmin “Corted”, kurse ajo e aktores për Valeria Golino për “Per amor vistro”.

Anthony Martial hero i ri Manchesterit

0

Francezi Anthony Martial, i cili erdhi në Manchester United ketë verë për 36 milionë e që nga shumëkush u quajt si blerje e panevojshme madje edhe u tallën, në debutimin e tij la mbresa të jashtëzakonshme duke i heshtur këta zëra.

Debutimi i tij me një gol që vulosi fitoren e Unitedit kundër Liverpoolit në 3:1 do të mbahet gjatë në kujtesë. Madje shumë nga njohësit e futbollit në Old Trafford nuk ngurruan të thonë dhe duke bërë krahasime midis Anthony Martial dhe legjendës së Premier Ligës Thierry Henry.

E vet Henry tha për Sky Sports: “Disa pyesnin nëse ai fliste anglisht. Ai e bëri topin të fliste “. Kur shënoi një supergol në minutën e 86-të në Old Trafford shpërthyen ovacione, një yll i ri ka lindur në këtë çast. Ky është një hero i ri i Manchester Unitedit.

Valë e re e refugjatëve kanë mbërritur në Austri

0

Austria edhe sot gjatë ditës është përballur me një valë të madhe të refugjatëve që kanë ardhur nga Hungaria.

Sipas të dhënave të Policisë deri në mbrëmje kalimin austriako-hungarez Nikelsdorf e kanë kaluar rreth 6 mijë refugjatë.

Zëdhënësi i Policisë Helmut Marban ka thënë se autoritetet presin që gjatë natës të vijnë edhe 3 mijë deri 5 mijë refugjatë.

Ndryshe në Vjenë sonte si në shumë qytete tjera evropiane janë mbajtur protesta në shenjë solidariteti me refugjatët.

​Çmimi i naftës në 2016 deri në 20 dollarë për fuqi

0

Ulja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pritet të kapë nivele të paregjistruara më parë.

Paralajmërimi vjen nga analistët e Goldman Sachs, sipas të cilëve çmimi i naftës do të shkojë deri në 20 Dollarë për fuqi në vitin 2016.

Analistët e lidhin këtë paralajmërim me mbingopjen e tregut të hidrokarbureve krahasuar me parashikimet. Prodhimi i tepërt dhe reagimi i shpejtë i tregjeve solli këtë fundjavë një ulje në vlerën e 45.12 dollarë për fuqi nafte.

Ndërkohë shihet si problematik fakti që prodhuesit e mëdhenj të naftës nuk duan të ulin prodhimin e tyre pavarësisht parashikimeve dhe paralajmërimeve të analistëve.

Analistët mendojnë se për të shmangur krijimi e rezervave apo stoqeve të mëdha të naftës prodhimi duhet të ulet me 605 fuqi në ditë.

​Lideri i ri i laburistëve: Nuk do të bombardojë ISIS-in

0

Disa orë pasi u zgjodh lideri i ri i Partisë Laburiste, Jeremy Corbin ka deklaruar se është kundër bombardimeve të ISIS-it në Siri. Ai bëri thirrje për një zgjidhje paqësore të kërcënimit xhihadist, duke dalë kështu kundër kryeministrit David Cameron.

Corbin do të përballet me teste të mëdha në ditët dhe javët e ardhshme si planet për të frenuar sindikatat, shkurtimi i përfitimeve dhe të bashkohet me sulmet ajrore kundër ISIS në Siri.

Nga ana tjetër Kryeministri David Cameron është zotuar se ISIS duhet të shkatërrohet në interes të qytetërimit.

Jeremy Corbin u zgjodh lideri i ri i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe pasi regjistroi një fitore më të madhe se ajo e Toni Blerit në vitin 1994. Korbin arriti të siguronte 59.5 përqind të votave, duke mundur kështu tre kandidatët e tjerë, Andi Burham me 19 përqind të votave, Ivete Kuper me 17 përqind dhe Liza Kendall e cila arriti të bëjë për vete vetëm 4.5 përqind të elektoratit partiak. Pak minuta pas shpalljes së rezultatit, 66 vjeçari falënderoi zgjedhësit duke e cilësuar procesin si një “ushtrim demokratik”.

Merkel fton refugjatët të mësojnë gjermanishten

0

Kancelarja gjermane Angela Merkel u ka bërë thirrje grave refugjatë të cilat vijnë në vendin e saj që ta mësojnë gjuhën gjermane.

Merkel në mesazhin e saj javor ka thënë se gratë që vijnë në Evropë shpesh përjetojnë gjëra të tmerrshme dhe janë të traumatizuara”, transmeton AP.

Kopenhagë: 30 mijë veta në mbështetje të migrantëve

0

Rreth 30,000 njerëz janë tubuar në Kopenhagë në favor të marrjes së mijëra refugjatëve që kërkojnë strehim në Evropë, ka bërë të ditur policia.

Në një postim zyrtar në Twitter, policia ka thënë se gjithçka ka shkuar qetë dhe në mënyrë të rregullt.

Demonstruesit kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet “Mirë se vini refugjatë” dhe “Evropa është fqinji më i afërt i Sirisë”.

Pas ndalesës së shkurtër të trenave midis Danimarkës dhe Gjermanisë, të enjten, policia daneze ka rikthyer shërbimin për migrantët, duke thënë se do t’i lejojë ata të udhëtojnë pa u regjistruar, nëse nuk duan të kërkojnë azil në Danimarkë.

​Ambasadori O'Conelli përkujton 100 vjetorin e Rojeve të Uellsit

0

Pasi përshkuan 45 kilometra rrugë, ushtarët britanikë dhe ata të FSK-së aktivitetin e tyre nisur në mëngjes e përfunduan në sheshin e Prishtinës të shtunën pasdite.

Ky aktivitet është mbajtur me qëllim të rikujtimit të hyrjes së trupave paqeruajtëse të ushtrisë britanike në Kosovë, të njohura si Rojet e Uellsit. Ushtarët britanikë të KFOR-it dhe pjesëtarët e FSK-së marshuan të gjitha rrugët ku ka kaluar njësiti britanik gjatë operimit në Kosovë. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë tha se po bashkëpunojnë ngushtë me Kosovën me qëllim të përmirësimit të situatës, por është koha që Kosova t’i marrë vet përgjegjësitë për të ardhmen.

Pasi ecën gjatë gjithë ditës, në orët e para të mbrëmjes ata u pritën në sheshin e Prishtinës nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell.

Ambasadori, duke folur për historinë e njësitit britanik Rojet e Uellsit në Kosovë, shtoi se marrëdhëniet mes Britanisë dhe Kosovës janë të afërta dhe se po punojnë me qëllim të përmirësimit të situatës në Kosovë.

“Tash kemi mardhënie shumë të ngushta, po punojmë të përmirësojmë situatën në Kosovë, për t’i shfrytëzuar mardhëniet që kemi pas, për të krijuar një strukturë stabile të aftë në Kosovë…..Unë kam qenë këtu kur batalioni që është sot prezentë ka qenë në Kosovë, në 2006. Unë e shoh kontributin që ka dhënë ushtria britanike për zhvillim në Kosovë. Tash është koha kur kosovarët duhet të marrin përgjegjësinë për të ardhmen e tyre”, tha ai.

Marshi filloi herët në mëngjes në liqenin e Batllavës ku vazhdoi për 45 kilometra për të përfunduar në Prishtinë.

​Lugina e përçarë, voton për Asociacionin e Komunave Shqiptare(Video)

0

Këshilltarët komunalë të tri komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kanë miratuar me unanimitet themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptare të Luginës së Preshevës. Në mbledhjen e përbashkët të këshilltarëve komunalë ishin të pranishëm 43 këshilltarë, ndërsa mbledhjen e bojkotuan dy partitë opozitare – Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit dhe Unioni Demokratik Shqiptar i Ramiz Zylfiut.