Situata ende e tensionuar, medvegjasit s’largohen nga pika kufitare (Foto)

0

Medvegjasit janë larguar vetëm disa metra nga pikë-kalimi që lidhë Kosovën me Serbinë në Mutivod, duke insistuar në kalimin e tyre në Serbi, në mënyrë që të shkojnë në Metvegjë për të votuar.

Në këto momente ata janë duke e pritur kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar Jonuz Musliu dhe kryetarin e Bujanovcit. Ata thonë se nuk do të largohen nga ky vend.

Ndërkohë, kryetari i Partisë i Partisë Demokratike, dega në Medvegjë, Bajram Mustafa tha se po ndodhin gjëra që rrallë kush i kishte paramenduar se mund të ndodhin.

“Ne që nga mëngjesi jemi me organet e pushtetit në Metvegjë, ministrisë së punëve të brendshme, ku ata premtojnë se për pesë minuta thonë se do të ngritët sistemi dhe për një herë thonë se ka rënë sistemi. Sipas neve ky është një apstraksion direkt i shtetit me marrëveshje me kënd, do të shihet në të ardhmen “, ka thënë ai.

…………………………..

Shqiptarët përplasen me policinë serbe

Pas pritjeve të gjata në pikë kalimin Mutivod, medvegjasit janë përplasur me policinë serbe, të cilët po arsyetohen se askush nuk mund t ë hyjë në Serbi për shkak se kanë probleme me sistem të regjistrimit.

Qytetarët të cilët janë nisur për të votuar në zgjedhjet lokale në Metvegjë, janë duke pritur në këtë pikë kufitare që nga ora 07:00 e mëngjesit. Ata janë tensionuar dhe kanë mësyrë kufirin për ta kaluar me dhunë por janë kthyer nga policia serbe./Sh.Ahmeti/

……………………………….

Bllokohet pikë kalimi Kosovë-Serbi

Qytetarët nga Kosova që ia kanë mësyrë Metvegjës për të votuar nuk po lejohen të hynë në Serbi. Kjo po ndodhë në pikë-kalimin Mutivod, pikë kjo e cila është e bllokuar nga dy anët.

Dhjetëra autobusë dhe vetura që kanë tentuar të hyjnë nga Serbia në Kosovë janë kthyer mbrapsht për në Serbi.

Kështu thonë për KosovaPress, familjarët që kanë dal për t’i pritur të afërmit e tyre në pikë-kalimin Mutivod. Ata thonë se kolonat e automjeteve arrin deri në një kilometër.

Kolona e gjatë është edhe në pjesën e Kosovës, të cilët ia kanë mësyrë Medvegjës. Megjithatë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i ka thënë KosovPress-it nëpërmjet telefonit se Policia e Kosovës në bazë të detyrave dhe autorizimeve që ka, po kryen me kompetencë të gjitha detyrat e saj në funksionim të garantimit të lëvizjes së lirë.Ai shtoi se ka informata që në pikën kufitare Mutivod, nga pala tjetër e kufirit ka pengesa të herë pas hershme në sistemin e regjistrimit për automjetet dhe personat, ku edhe po krijohen vonesa dhe pakënaqësi të personave që po lëvizin në atë pjesë.unnamed (4) unnamed (5) unnamed (6) unnamed (7) unnamed (8) unnamed (9) unnamed (10) unnamed (11) unnamed (12) unnamed (13)

Traileri i parë i American Horror Story Hotel(Video)

0

Ka dalë edhe zyrtarisht traileri i parë i sezonit të pestë të American Horror Story.

Një prej serialeve më të shikuara në botë, AHS vjen me “Hotel” – kësaj radhe me emra si Lady Gaga e Naomi Campbell, ndërsa është sezoni i parë ku mungon aktorja Jessica Lange.

220 kandidatë për t’u bërë gjyqtarë e prokurorë

0

Rreth 220 kandidatë për gjyqtarë, prokurorë, e avokatë sot iu nënshtruan provimit pranues të Jurisprudencës, në lëndën e Drejta Civile. Studentët të cilët kalojnë provimin nga lënda e Drejtës Penale dhe e Drejta Civile do të jenë kandidatët potencial që do t’i nënshtrohen provimit me gojë, ku më pas këta do të jenë edhe gjykatës, e prokurorët e ardhshëm.

Kandidatët të cilët iu nënshtruan provimit shpresojnë që shumica nga do të ushtrojnë profesionin e gjykatësit, prokurorit e avokatit. Ata thanë se testi i mbajtur dje nga lënda e Drejta Penale nuk ishte i vështirë, duke llogaritur rëndësinë e këtij provimi.

Anëtari i Komisionit të testit të Jurisprudencës, profesor Abdullah Aliu tha se provimit me shkrim iu është nënshtruar një numër i madh i studentëve.

Testi nuk ishte i vështirë për studentin Musa Damanti, kandidati ky i cili iu nënshtrua provimit të Jurisprudencës. Ai tha se duke llogaritur rëndësinë e këtij provimi shumica nga kandidatët do të ushtrojnë profesionin që ata e synojnë.

Profesor Aliu ka treguar se kriteret e provimit janë të përcaktuara me Ligjin e provimit të Jurisprudencës.

Provimi për gjyqtarët, prokurorët e avokatët e ardhshëm, do të zgjat për pesë orë, në amfiteatrin e Fakultetit Juridik. Provimi po mbahet në dy salla pasi që për të parën herë ka një numër të madh të cilët po iu nënshtrohen këtij provimi.

Provimi i Jurisprudencës është mbajtur edhe dje, ku të pranishëm ishin edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe kryetari i komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës, Fejzullah Hasani, të cilët inspektuan mbarëvajtjen e provimit të Jurisprudencës.

9 gjërat që duhet të mësojmë nga meshkujt!

0

1- Mos mendo, vepro

Në vend që të lodhni trurin në përpjekje për të kuptuar se përse ai është sjell në një mënyrë të caktuar, përse është aq indiferent, përse nuk kupton, duhet ta pyesni direkt atë! Mos i bini rrotull problemit, por jini të drejtpërdrejta dhe mbërrini direkt në aty ku doni. Shumë prej dyshimeve tuaja do të zhduken si me magji!

2- Mendoni për veten

Meshkujt vështirë se heqin dorë nga të menduarit për veten, për femrën që duan. Egoizmi i tyre! Kjo është një sjellje nga e cila ne duhet të gjejmë frymëzim për të mos e gjetur veten duke u kujdesur vetëm për të dhe duke harruar veten tonë.

3- Bëj një gjë dhe bëje mirë

Ne femrat jemi mësuar të bëjmë 1000 gjëra në të njëjtën kohë duke mos harruar faktin që askush s’na ndihmon. Ndërsa ndërrojmë pelenat përgatisim biberonin, ndërsa marrim pluhurat i hedhim një sy edhe derës, ndërsa bëjmë dashuri mendojmë për darkën. Mbivendosja e punëve bën që shpesh të mos kemi rezultat, kombinojmë shumë gjëra në pak kohë dhe rrezikojmë duke harruar disa gjëra të tjera gjithashtu të rëndësishme. Kurse meshkujt përqëndrohen në një objektiv të vetëm, arsye kjo se përse ia dalin më mirë. Mësoni të mos e vrisni mendjen, siç bëjnë ata, të paktën gjatë momenteve intime dhe nga kjo do të përfitojë shumë lidhja juaj.

4- Qëndro në heshtje

Kur ne acarohemi s’ka gjë apo njeri që të na ndalë. Themi fjalën e fundit të parën dhe gjejmë një sërë arsyesh se përse kemi të drejtë. Meshkujt, përkundrazi, përdorin taktikën e heshtjes, duke injoruar. Indiferenca është një armë delikate që e bën tjetrin të tërbohet më shumë sesa vërejtjet dhe 1000 fjalë. Dhe ta mendosh sesa energji humbasim!

5- Mos u përqëndroni te të metat e partnerit

Meshkujt në jetën e tyre të përditshme preferojnë të përqëndrohen te diçka tjetër, duke evituar të mbushen me nervozizëm apo pakënaqësi. Ne femrat jemi krejt ndryshe, harxhojmë shumë kohë duke menduar për të metat e tij si individ apo në shoqëri. Rezultati: Një zënkë e sigurt! Mos harroni nuk ekzistojnë vetëm ata, ka shumë për të menduar rreth vetes/Anabel.

6- Përballuni me problemet si t’ju vijnë

Marrëdhënia perfekte mes një çifti nuk ekziston dhe nuk ka për të ekzistuar asnjëherë. Mënyra më e mirë për të jetuar një raport të qetë është ta marrësh ashtu si të vjen, pa paranoja, pa shumë pritshmëri dhe pa shumë PSE! Meshkujt në këtë çështje janë mjeshtra, përballen me problemet që i dalin, në momentin që i vijnë.

7- Mësoni të jeni menefregiste

Është e kotë të ziheni për çorapet e lëna në dysheme nëse jeni të parat që i hiqni ato që aty. Zënkat janë të kota më pas dhe nuk shërbejnë për asgjë. Meshkujt as nuk e vrasin mendjen fare ndaj mundohuni të imitoni herë pas herë këtë indiferencë të tyren.

8- Vendosini vetes synime realiste

Jo vetëm në jetën e përditshme por edhe në atë në çift është e rëndësishme vendosja e objektivave realiste, ndaj duke hequr dorë dhe nga ideja për ta transformuar partnerin në një mashkull intelektual kur ai mezi di gramatikën!

9- Merrni hapsirat tuaja pa pyetur

Ne jemi eksperte në shtyrjen e pafundme të nevojave tona, për të përmbushur ato të partnerëve. Një diskutim absolutisht i gabuar sepse secili prej partnerëve ka të drejtën e shenjtë që të ketë hapsirën e vet. Meshkujt nuk i kërkojnë ato, i marrim. Bëj të njëjtën gjë edhe ti dhe nuk do të pendohesh!

Gjermani: Munihu i tejngarkuar me refugjatë

0

Policia e Gjermanisë sot ka tërhequr vërejtjen se qyteti i Munihut, është në fund të kapaciteteve të veta për t’i pritur migrantët që hyjnë nga Austria në Gjermani.

Policia gjermane tha se dje në Munih kanë arritur gjithsej 12, 200 migrantë.

Afro 700 vetë kanë arritur sot në mëngjes në stacionin kryesor hekurudhor në këtë qytet, ka njoftuar zëdhënësi i policisë federale gjermane, Simon Hegewald.

Njëherësh, dje nga Serbia në Hungari kanë hyrë 4 mijë migrantë.

Hungaria gjendet në proces të ndërtimit të murit të lartë prej katër metrave përgjatë kufirit me Serbinë, ndërsa prej datës 15 të këtij muaji, hyjnë në fuqi ligje të reja, që kalimin e kufirit e penalizojnë dhe e përshpejtojnë procesin e vendimit për azilkërkuesit.

Plagosje me armë në qendër të Shkodrës

0

Një person ka mbetur i plagosur rëndë mëngjesin e së dielës në qendër të qytetit të Shkodrës, në vendin e quajtur “Dollari”.

Bëhet me dije se i plagosuri i identifikuar si Lulzim Leckaj, është rreth 35 vjeç. Nga vendngjarja raportohet se i plagosuri është transportuar drejt spitalit me një makinë të rastit, ndërsa gjendja e tij paraqitet kritike.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që ka sekuestruar 2-3 gëzhoja plumbash. Për momentin nuk dihen autorët, policia i ka shpallur ata në kërkim, ndërsa po punon për të zbardhur shkaqet e plagosjes. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh.

Ekspozohen 100 piktura të Edi Ramës në Mynih

0

“Kampl Gallery” është galeria e artit ku prej të premtes në mbrëmje ka zgjedhur të ekspozojë mbi 100 piktura të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri Rama iu prezantua publikut gjerman në një tjetër dimension të tij, atë të artistit. Pas ekspozitës në Berlin pikturat e Edi Ramës qëndrojnë të ekspozuara tashmë në Munih.

Të premten në mbrëmje gjatë ceremonisë së hapjes së galerisë, i ftuar i veçantë ishte artisti dhe politikani Rama. Në çeljen e kësaj ekspozite merrnin pjesë, artistë, gazetarë, kritikë arti, koleksionistë, por edhe politikanë.

Gjatë një diskutimi tepër të hapur është prezantuar rrugëtimi paralel i një politikani dhe një artisti. Politika dhe shërimi i plagëve ekonomike dhe sociale përmes së bukurës që lanë shenjë fillimisht në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë ishin një pjesë e interesit dhe pyetjeve të të ftuarve për kryeministrin Rama.

“Në Tiranë ishte një moment shumë fantastik, sepse ishte gjithçka për t’u bërë nga e para. Situatat e vështira janë shumë interesa nte, sepse të krijojnë kushtet të bësh diferencë. Por nuk ishte një operacion artistik, ishte thjesht një operacion politik, po me ngjyra, jo me fjalë,”e vlerësoi Kryeministri, atë periudhë.

Momente që kanë shënjuar karrierën politike, por edhe mënyra tepër e veçantë e krijimit të pikturave të Kryeministrit të Shqipërisë ofruan një atmosferë bisede të lirshme, jo vetëm mbi pikturat, por edhe për hapat kryesore të politikanit Rama nga vitet ’90 deri më sot.

Kryeministri Rama shpjegoi se pikturat janë pjesë e tavolinës së tij të punës dhe procesi i krijimit është i pavarur nga procesi i mendimit. Ndërkohë që zhvillon takime apo diskuton për çështje të ndryshme me bashkëpunëtorë është dora dhe syri që në bashkëveprim harmonik me njëri tjetrin krijojnë këto vepra artistike.

Një nga kuratorët e ekspozitës në përfundim të kësaj bisede e mbylli me urimin: “Vazhdoni të punoni si Kryeministër, po asht u siç keni punuar si kryetar bashkie, në mënyrë që njerëzit të mund ta ndërtojnë jetën e tyre private me momente lumturie. Ne personalisht, ju urojmë dhe dëshirojmë që në ardhmen t’ju përshëndesim si anëtarë të Bashkimit Evropian.

GAP:Kryetarët e veriut me nga dy funksione, nga Kosova dhe Serbia

0

Përfaqësues të Institutit për Studime të Avancuara (GAP), gjatë një konference për media kanë deklaruar se pavarësisht bisedimeve në Bruksel, Serbia vazhdon me prezencën e saj në katër komunat në veri të Kosovës.

GAP sot ka prezantuar raportin lidhur me “Qeverisjen në katër komunat e veriut të Kosovës”, ku thuhet se dy vjet pas zgjedhje të nëntorit 2013, kryetarët e komunave të veriut nuk i kanë formuar organet komunale të ekzekutivit.

Te vetmet organe të formuara, sipas GAP-it, janë kuvendet komunale.

Gjithashtu, nga raporti del se Kryetarët e komunave Leposaviq, Zhubin Potok dhe Zveçan ushtrojnë funksione të dyfishta. Ata janë zgjedhur kryetar nga zgjedhjet lokale të Kosovës, paguhen nga buxheti i Kosovës dhe në të njëjtën kohë kanë pranuar funksione nga Qeveria e Serbisë për t’i udhëhequr me strukturat paralele.

Vesa Luma dhe Big Basta thonë “po”(Foto)

0
Këngëtarja Vesa Luma dhe reperi Big Basta (Gerald Xhari) janë zyrtarisht burrë e grua. Në një ceremoni elegante të mbajtur në kalanë e Lëkurësit në Sarandë, çifti i famshëm i thanë “po” njeri tjetrit.
Nata e kaluar ka qenë padiskutim një nga më të bukurat e jetës së tyre, pasi lidhjen e tyre disa vjeçare e kurorëzuan në martesë. foto 1 foto 2 foto 3 foto 5

Ja filmat pjesëmarrës në "Albanian Film Week"

0

anë përzgjedhur kësisoj filmat të cilët do të jenë pjesë e edicionit të katërt të Albanian Film Week në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Filmi “Tri dritare dhe një varje” me regji të Isa Qosjës, “Bota” nga Iris Elezi dhe “Amsterdam Express” nga Fatmir Koçi janë tre filmat e metrazhit të gjatë që do të jenë pjesë në AFË.
“Piano” nga Xhelal Haliti, “Me mujt me bo e kishim bo” nga Genc Berisha, “Reporteri” nga Leotrim Idrizi, “Where is Don” nga More Raça, “Kali” nga Alban Ukaj dhe të tjerë filma i përkasin kategorisë së filmave të metrazhit të shkurtër.

Dhjetë realizime dokumentarësh po ashtu janë pjesë e festivalit, mes tyre “Kang e defa”, “Mbresa”, “Beyond the Mountain” etj.
Festivali nis me 30 tetor e deri me 5 nëntor