GAP:Kryetarët e veriut me nga dy funksione, nga Kosova dhe Serbia

TË FUNDIT

Përfaqësues të Institutit për Studime të Avancuara (GAP), gjatë një konference për media kanë deklaruar se pavarësisht bisedimeve në Bruksel, Serbia vazhdon me prezencën e saj në katër komunat në veri të Kosovës.

GAP sot ka prezantuar raportin lidhur me “Qeverisjen në katër komunat e veriut të Kosovës”, ku thuhet se dy vjet pas zgjedhje të nëntorit 2013, kryetarët e komunave të veriut nuk i kanë formuar organet komunale të ekzekutivit.

Te vetmet organe të formuara, sipas GAP-it, janë kuvendet komunale.

Gjithashtu, nga raporti del se Kryetarët e komunave Leposaviq, Zhubin Potok dhe Zveçan ushtrojnë funksione të dyfishta. Ata janë zgjedhur kryetar nga zgjedhjet lokale të Kosovës, paguhen nga buxheti i Kosovës dhe në të njëjtën kohë kanë pranuar funksione nga Qeveria e Serbisë për t’i udhëhequr me strukturat paralele.