Interpol Tirana ka ekstraduar sot nga Shqipëria drejt Italisë tre persona të cilët kanë qenë të përfshirë në trafik droge. 2 prej tyre janë shqiptarë dhe një tjetër italian. Bëhet fjalë për shtetasin Vincenzo Catello Elefante, 50 vjeç.
Elefante është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë me 6 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”. Ndërsa ministria e Drejtësisë i ka njohur kërkesën e shtetasit italian për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në shtetin e origjinës.
Elefante u dënua pasi specialistët e Sektorit të Narkotikëve më datën 31.08.2013 në pikën kufitare të Kapshticës gjatë kontrollit në automjetin e tij me targa BK 045 YC iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës 36 pako me peshë 37.850 kg lëndë narkotike e dyshuar si “Canabis Sattiva”.
Ndërkohë që dy shtetasit shqiptarë të cilët janë ekstraduar drejt Italisë janë Kujtim Jangozi dhe Eljot (Andrea) Xhafaj, 39 vjeç . Kujtim Jangozi është ekstraduar pasi më 06.05.2015 Gjykata e Riminit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën e penale të shkeljes së mbi narkotikët.
Kurse 39-vjecari Xhafaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar Gjykata e Apelit në Milano të Italisë, më datën 09.11.2006 e ka dënuar me 13 vjet burg për veprën penale “Trafikim drogë në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 110 e 81 te Kodit Penal.
