Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës Liria e Prizrenit, ka shënuar fitore kundër Istogut me rezultat 3:1, i cili ndeshjet po i zhvillon në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë.
Të parët në epërsi kaluan prizrenasit përmes Florim Bërbatovcit në minutën e 10-të dhe me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë. Në pjesën e dytë, sërish futbollistët e Lirisë dyfishojnë epërsinë në minutën e 63-të ku shënoi Liridon Fetahaj.
Mikpritësit ngushtojnë epërsinë e prizrenasve në minutën e 82-të me golin e Fatlum Gashit. Ndërsa. Në minutat shtesë të ndeshjes 94-të ishte Fisnik Ramadanaj ai që vulosi epilogun e këtij takimi në 3:1 për Lirinë.
