AAK përkujton viktimat e 11 Shtatorit

TË FUNDIT

Çdo 11 shtator e kujtojmë, jo vetëm se është përvjetor i një ngjarjeje të dhimbshme, por sepse është një thirrje e kujtesës se sa e rëndë mund të jetë tragjedia jonë e përbashkët, nëse nuk jemi Një në luftën kundër terrorizmit global.

Ky ka qenë mesazhi i dhjetëra anëtarëve dhe aktivistëve të AAK-së, të cilët me ndezje qirinjësh, përpara Teatrit Kombëtar në Prishtinë, kanë përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.

Aleanca e Gruas, ajo e të Rinjëve të AAK-së, si dhe drejtues e simpatizantë të kësaj partie, me këtë akt simbolik, për disa minuta janë bërë pjesë e kujtimit të Kosovës, në këtë përvjetor të 14-të të tragjedisë që në kujtesën kolektive është memoruar si 9-11.