Hungaria ushqen refugjatët si të ishin kafshë (Video)

TË FUNDIT

Në një xhirim shqetësues, i cili ka vërshuar rrjetet sociale, tregon se me çfarë tretmani po përballen refugjatët në kampin kryesor për pranimin e tyre në Hungari, në brezin kufitar me Serbinë.
Xhirimi është përplot me skena, në të cilat mund të shihet se si policët hungarezë ushqejnë refugjatët, si të ishin kafshë në ndonjë ahur.
Xhirimi, i cili u bë fshehurazi nga një vullnetar nga Austria, i cili vizitoi kampin në Reske, tregon se si 150 refugjatë me të gjithë fuqinë shtyhen mes vete për të kapur qeset me ushqim, të cilat policët hungarezë i hedhin në hapësirën e kufizuar brenda kampit.
Në turmë kishte edhe gra dhe fëmijë, përderisa refugjatët e uritur tentonin të kapnin ushqimet, të cilat fluturonin në ajër.
Austriaku Aleksander Shpricendorfer e komentoi xhirimin me fjalët “Sikur të ushqejnë kafshët në ahur, një Guantanamo në Evropë. Shpricendorfer vendosi këtë xhirim në Ju Tjub, i cili më pas u përhap me shpejtësi dhe deri sot në mëngjes xhirimi pati mbi 20 mijë klikime.
Shpricenberger tha se në kampin në Reske kishte shkuar që të dërgojë ushqim, veshmbathje dhe ilaçe, me qëllim që të ndihmojë me mijëra refugjatë, të cilët po kalojnë kufirin.
Siç shpjegoi ai, përderisa ai po fliste me vullnetarë të Kryqit të Kuq, bashkëshortja e tij, Mihaela, kishte parë se si po zhvillohej situata dhe kishte vendosur ta xhirojë skenën./21Media

https://youtu.be/2VrhHiw84p4