Policia: Aksioni i Vetëvendosjes, 1 polic i lënduar dhe 15 të arrestuar

TË FUNDIT

Policia e Kosovës thotë se rreth 40 persona, aktivist të Lëvizjes Vetëvendosja, kanë hyrë me dhunë brenda oborrit të objektit të ish- Rilindjes dhe kanë filluar që t’i dëmtojnë gomat e veturave me targa zyrtare, ku rreth 55 veturave iu janë dëmtuar gomat.

Polica e Kosovës në bazë të detyrave dhe autorizimeve të përgjithshme ka ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore për të menaxhuar me këtë situatë dhe gjatë kryerjes së detyrës një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore.

“Gjatë këtyre zhvillimeve janë shoqëruar për në stacion policor 15 persona, të cilët po intervistohen sipas proceduarve të parapara dhe të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të kryhen në pajtim me ligjin”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.