Ish-prokurori Nakov në "10 Minuta": Trajtimi ndaj Janevës i pahijshëm!

0

Ish-prokurori Alexander Nakov në  emisionin “10 minuta”. thotë së puna e prokurorit është shumë më e përgjegjshme se puna e gjykatësit, dhe se për këtë ka nevojë për ndershmëri, përgjegjësi, kompetencë, dhe siç thotë ai, mbi të gjitha – integritet.

Për moszgjedhjen e ekipit të prokurores Janeva, Nakov tha se është një akt i pahijshëm.”E gjithë kjo që po ndodh rreth zgjedhjes së prokurorëve të propozuar, përkatësisht zgjedhjes së saj dhe listës së saj,  është puna e pahijshme nga ana e Këshillit. Për shkak se ky është një ligj i veçantë, prokurori speciale – jashtë asaj që flitet në opinion”, tha Nakov.

Sipas Nakov, për të pasur gjyqësi të ndershme, të drejtë dhe efikase,  duhet të bëhen zgjedhjet të reja të përgjithshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët parimisht do ta theksojnë kuadrot e sinqertë dhe të aftë dhe të cilët do ta kryejnë punën e dhënë në mënyrë krenare.

Intervistoi: Iskra Opetçeska

Takim Mexhiti – Veliaj: Intensifikohet bashkëpunimi Çair – Tiranë

0

Intensifikimi i bashkëpunimit në projektet me interes të përbashkët, ishte marrëveshja që u diskutua gjatë takimit ndërmjet Izet Mexhitit, kryetar i komunës së Çairit dhe Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës.

Në takimin në Tiranë, Mexhiti dhe Veliaj diskutuan për vendosjen e lidhjeve më të ngushta të bashkëpunimit  si dhe shkëmbimit të përvojave që synojnë krijimin e kushteve për përmirësimin e zhvillimit ekonomik lokal.

Me kryetarin e Çairit në Tiranë ishte edhe dr. Skender Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, i cili në takim informoi për punën e këtij institucioni shkencor dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me institucionet të ngjashme në Shqipëri.

Në suaza të këtij takimi, fokus i veçantë iu përkushtua edhe bashkëpunimit të përbashkët në fushën e kulturës me qëllim të afrimit sa më të madh të qytetarëve dhe krijimin e vlerave të reja kulturore.

„Qëllimi ynë është të krijojmë projektet të përbashkëta të cilat do të jenë urë në mes qytetarëve dhe do të krijojnë mundësi për bashkëpunim, afërsi më të madhe dhe shkëmbimin e përvojave dhe njohurive.  Projektet e përbashkëta në mënyrë plotësuese bartin edhe mundësi për sigurimin e një baze të mirë për ndërtimin e vlerave që lidhin atë që quhet shpirti i vlerave evropiane si një prioritet i jonë i përbashkët”,  tha Mexhiti pas takimit.

Ai shfrytëzoi këtë takim edhe për ta informuar Veliajin për projektet vijuese që i realizon Komuna e Çairit, duke i vënë theks të veçantë projekteve të financuara nga IPA programet, si mundësi për bashkëpunim në të ardhmen.

Përkundër këtij takimi, Mexhiti dhe Asani u takuan edhe me Ilir Kernin, drejtor i Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë, ku shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe artit. Në kornizë të vizitës në Tiranë, Mexhiti realizoi takime edhe me Gudar Bekiraj, nënkryetarin e Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, ku u dakordua bashkëpunim në projekte të interesit të përbashkët.

Shtyhet seanca për “Puç”, Zaevi nuk u paraqit në gjyq

0

Për herë të tretë është shtyrë fillimi i procesit gjyqësor “Puç”. Sipas Marrëveshjes së Përzhinos, edhe ky proces duhet të shqyrtohet nga Prokurori Publik Special, Katica Janeva, edhe pse bëhet fjalë për vepra penale – spiunim dhe dhunë ndaj organeve shtetërore.

Siç paralajmëroi, Zaevi nuk u shfaq në seancën e sotme. Avokati i tij, Filip Medarski, thotë se nuk e di se a e ka pranuar Zaevi ftesën, por ka shtuar se edhe po të kishte pasur ftesë të rregullt, nuk do të kishte ardhur për arsye se ka pasur takim të rëndësishëm me përfaqësues të Fondit Ndërkombëtar Investues për Zhvillim.

 

Ambasada e SHBA: Palët t’i vendosin në vend të parë interesat e shtetit!

0

Ambasada Amerikane në Shkup është shprehur e shqetësuar për shkak të mosrespektimit të afateve të marrëveshjes nga partitë politike. Ambasada inkurajon qeverinë që të vazhdojë dhe brenda sa më shpejtë të zbatojë reforma serioze në mënyrë që të themelohen  institucionet e pavarura, të cilat do ta përcaktojnë përgjegjësinë lidhur me përgjimet ilegale dhe që do t’i hetojnë akuzat të cilat dalin nga ato.

Ambasada nënvizon se Marrëveshja paraqet mënyrën më të mirë për daljen nga kriza, dhe një garanci për zgjedhje demokratike, në prill të vitit të ardhshëm. Sipas Ambasadës Amerikane, partitë lëshuan një afat të rëndësishëm për t’u marrë vesh mbi çështjet serioze që kanë të bëjnë me qeverinë dhe me mbrojtjen e denoncuesëve, duke shtuar se shpreson që të gjitha palët do t’i vendosin në vend të parë interesat e shtetit dhe t’u përkushtohen proceseve euro-atlantike të Maqedonisë.

BE porosit: Marrëveshja të zbatohet urgjentisht!

0

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, edhe një herë kërkoi nga katër partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së 2 qershorit/15 korrikut që në mënyrë urgjente të vazhdojnë me punë për zbatimin e pikave të marrëveshjes.

“Është e rëndësishme të gjitha palët të vazhdojnë me punë me qëllimin që kompensohet koha e humbur. Duhet të arrihen detyrimet që dalin nga Marrëveshja”, deklaroi Kocijançiq sot në Bruksel.

Protesta: 1,000 nxënës në Kumanovë i thonë 'jo' testit ekstern

0

Edhe pse me shi, moti nuk i ndali nxënësit e shkollave të mesme të Kumanovësm të dalin protestë për të kundërshtuar testimin ekstern. Protesta filloi para Gjimnazit “Goce Dellçev”, për të vazhduar me marsh drejt qendrës së qytetit. Ata vlerësojnë se testimi ekstern është mjet dënimi për nxënësit dhe profesorët.

Gjithashtu, ata kërkuan edhe dorëheqjen e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, sepse, sipas tyre, u bë një vit që ai nuk i dëgjon kërkesat e tyre.

Nxënësit e shkollave të mesme, nuk e përjashtojnë mundësinë e radikalizmin e protestave, me bojkotim të mësimit si dhe hapjen e tendave në Shkup para Ministrisë.

Me ndryshimet e fundit, matematika mbetet lëndë e tretë e detyrueshme e testimit ekstern vetëm për nxënësit e drejtimeve matematiko-natyrore.

Zimer Jashari

Fushatë e zezë ndaj gjimnazistëve, presion për të mos protestuar!

0

Mbishkrime me përmbajtje diskredituese për nxënësit që mbështesin protestat e “Plenumit të gjimnazistëve”  u paraqitën para gjimnazit Jos i Broz Tito. “1000 denarë për një gjimnazist”, “Nuk ka para – nuk ka paqe”, janë sloganet, që sot, në mëngjes u paraqitën para derës së shkollës.

Teano Kardula është nxënëse në vitin e katërt në gjimnazin Jos i Broz Tito. Ajo është pjesëtare e Plenumit të gjimnazistëve. Kardula flet për etiketimin dhe trysninë që po u bëhet pas protestës së djeshme. Një tjetër nxënës nga shkolla e mesme Zdravko Cvetkovski – GUC, dëshmon se si kanë qenë nën presion para protestës së djeshme.

Albulena Karaga nga Ambasada e parë për fëmijë ‘Megjashi’, thekson alarmin për këtë tentativë për diskreditim të nxënësve. Sipas Karagës institucionet duhet të marrin masa përkatëse për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të fëmijëve.

Sipas nxënësve, drejtoreshat dhe profesorët e shkollave të mesme “Josip Broz Tito” dhe GUC “Zdravko Cvetkovski” u kanë bërë presion që mos të dilnin në protestën e djeshme.  Ata kanë qenë të shantazhuar që do të marrin mungesa pa arsye dhe se do të largohen nga shkolla. Ekipi ynë tentoi të marrë prononcimet e drejtoreshave të dy shkollave, por ato nuk ishin të kapshme.

Arbana Qerimi

 

Ambasadori italian Beleli: BE nuk heq dorë nga Maqedonia

0

Presion do të bëhet derisa nuk arrihet marrëveshje midis partive politike. Ky është qëndrimi i ambasadorit të Italisë në Maqedoni, Ernesto Masimo Beleli. Ai deklaroi sot se përveç faktit që katër hisedarët e procesit, tejkaluan afatin kohor për ta zbatuar paktin, dhe nuk arritën të merren vesh për pjesën më të madhe të çështjeve, vendet e Bashkimit Evropian nuk do të heqin dorë nga ideja që Maqedonia është pjesë e familjes evropiane.

Katër partitë politike nënshkruese të marrëveshjes për nxjerrjen e shtetit nga kriza politike, nuk kanë arritur që deri më 20 tetor, t’i përmbahen planit të veprimit. Për këtë gjë euro-komisari Johanes Han u shpreh i zhgënjyer, mirëpo ndërmjetësi evropian Peter Vanhaute po vazhdon negociatat. Vanhojte shtoi se në qoftë se nuk arrihet kompromis midis partive, përgjigja apo ndëshkimi i Bashkimin Evropian dhe Amerikës, do të jetë rigoroze. Ai madje nuk e përjashtoi as mundësinë që të aplikohet përfshirja e mosbashkëpunuesve në listë të zezë apo edhe bllokimi i xhirollogarive të tyre.

Aleksandra Smilevska

Shtohet numri i padive në Strazburg, Maqedonia paguan gjysmë milion euro për dëme!

0

Përafërsisht 500 padi në nivel vjetor, është numri i padive të dërguara në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, në vitin 2014, dhe fundi i këtij viti do të përfundojë me pothuajse 700 padi.

Kështu njoftoi sot drejtori i Byrosë për përfaqësim në Strasburg, Kostadin Bogdanov. Ai thotë se numri më i madh i padive nuk paraqitet si rezultat i shkeljes më të madhe të të drejtave të njeriut, veç i rritjes së vetëdijes së qytetarëve mbi rolin dhe kompetencat që i ka gjykata në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut.

Bogdanovi e shikon numrin më të madh të padive në atë që Kuvendi ende nuk ka vepruar sipas rekomandimit të Gjykatës evropiane në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë për të zgjeruar të drejtat që do të mbrohen para Gjykatës Kushtetuese të vendit.

Në vend të padive për zgjatjen e procedurave gjyqësore dhe mbajtjen e paarsyeshme në paraburgim, tani qytetarët më shumë padi paraqesin në Strasburg lidhur me procese e padrejtë të gjykimit dhe padi kundër torturës. Ka edhe persona që ankohen për shkak të shkeljes së të drejtave të pronës.

E gjithë kjo i kushton Maqedonisë madje deri në 400.000 euro, por siç thotë Bogdanovi, krahasuar me vendet që janë afërsisht të mëdha sa Maqedonia, këto nuk janë shumë para. Ai e krahasoi Maqedoninë me Maltën, Portugalinë dhe Serbinë që vetëm në vitin 2014 kanë paguar rreth 2 milionë euro për dëmshpërblim me vendim nga Gjykata e të drejtave të njeriut.

Iskra Opetçeska

 

Analizë e OJQ: Deputetët me fjalime “të zbrazëta” dhe qëndrime të betonuara

0

Në qoftë se gjatë ditëve të ardhshme nuk gjendet zgjidhje për marrëveshjen e Përzhinos, është e mundur të thellohet kriza me skenarë për destabilizim, konsideron analisti Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”. Që të mos arrihet deri te ato, në rast më të keq si në Bjellorusi, nga Instituti kanë dërguar letër të hapur deri te liderët e 4 partive politike, ku kërkojnë të vetëdijesohen dhe të arrijnë marrëveshje të përbashkët.

Se deputetët nuk i ndryshojnë argumentet dhe nuk heqin dorë nga qëndrimi, i cili, në pjesë më të madhe është qëndrim politik, ka treguar edhe hulumtimi i zbatuar me projektin “Parlamenti nën thjerrëz”. Ata vijnë me pozita “të betonuara” dhe nuk tregojnë se janë përgatitur t’i pranojnë argumentet e palës tjetër, tregon ky studim. Jovan Bliznakovski nga Instituti për Demokraci tha se edhe të dhënat për argumentimin në fjalimet janë dëshpëruese. Ata propozojnë disa ndryshime për përkufizimin e kohëzgjatjes së diskutimeve.

Deputetja Sollza Grçeva thotë se në shumë raste, në vend që të diskutohet mbi ligjet, diskutohet rreth ngjarjeve politike ditore. Këtë e bëjnë edhe pushteti edhe opozita, shtoi ajo.

Nga Instituti për Demokraci theksuan se kjo ka qenë periudhë atipike në punën e parlamentit, duke pasur parasysh se koalicioni më i madh opozitar e bojkotoi punën e tij. Të dhënat më përfshirëse priten nga hulumtimi për vitin e ardhshëm.

Gabriella Dimkoviq