Mbishkrime me përmbajtje diskredituese për nxënësit që mbështesin protestat e “Plenumit të gjimnazistëve” u paraqitën para gjimnazit Jos i Broz Tito. “1000 denarë për një gjimnazist”, “Nuk ka para – nuk ka paqe”, janë sloganet, që sot, në mëngjes u paraqitën para derës së shkollës.
Teano Kardula është nxënëse në vitin e katërt në gjimnazin Jos i Broz Tito. Ajo është pjesëtare e Plenumit të gjimnazistëve. Kardula flet për etiketimin dhe trysninë që po u bëhet pas protestës së djeshme. Një tjetër nxënës nga shkolla e mesme Zdravko Cvetkovski – GUC, dëshmon se si kanë qenë nën presion para protestës së djeshme.
Albulena Karaga nga Ambasada e parë për fëmijë ‘Megjashi’, thekson alarmin për këtë tentativë për diskreditim të nxënësve. Sipas Karagës institucionet duhet të marrin masa përkatëse për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të fëmijëve.
Sipas nxënësve, drejtoreshat dhe profesorët e shkollave të mesme “Josip Broz Tito” dhe GUC “Zdravko Cvetkovski” u kanë bërë presion që mos të dilnin në protestën e djeshme. Ata kanë qenë të shantazhuar që do të marrin mungesa pa arsye dhe se do të largohen nga shkolla. Ekipi ynë tentoi të marrë prononcimet e drejtoreshave të dy shkollave, por ato nuk ishin të kapshme.
Arbana Qerimi
