VMRO-DPMNE i kundërpërgjigjet LSDM-së: “Nuk ka ikje nga zgjedhjet”

0

VMRO-DPMNE përmes një komunikate i është kundërpërgjigjur LSDM-së, se nuk ka ikje nga zgjedhjet dhe ballafaqimi me qytetarët.

Kjo parti thekson se ka bërë përpjekje dhe investime të mëdha për vendin për të marrë rekomandimin për anëtarësim në BE dhe se kjo sipas tyre ishte suksesi më i madh për të gjithë qytetarët dhe Maqedoninë.

VMRO-DPMNE gjithashtu nënvizon se është e qartë se sa dhemb kur dikush përpiqet të rrënojë të gjitha arritjet, për të përfituar përfitime të vogla personale dhe politike.

Sipas kësaj partie, në krye të prioriteteve të tyre gjithmonë kanë qenë interesat e Republikës së Maqedonisë dhe të qytetarëve të saj, dhe se siç thuhet LSDM nuk ndjenë asnjë përgjegjësi , as edhe në këtë ditë të shenjtë për të gjithë maqedonasit, por edhe për rekomandimin dhe të gjitha të arriturat gjatë 10 viteve të kaluara.

Në komunikatë më tej  thuhet se LSDM përmes njerëzve të saj të parë mund të vazhdojë të plasojë tezat për kryeministër shqiptar apo për gjuhën shqipe për të gjithë fëmijët që nga çerdhet, por sipas tyre, kjo nuk do të kalojë.

VMRO-DPMNE në fund thekson se nuk do të kalojnë këto nënçmime dhe se LSDM në prill duhet të përballet me qytetarët dhe të dëgjojë përgjigjen e tyre.

 

 

Kezharovski në "10 minuta": U përpoqën ta varrosin gazetarinë!

0

Gazetari Tomisllav Kezharovski deklaroi për emisionin “10 Minuta” se gazetaria do të ngrihet nga pika e vdekur dhe se më e rëndësishmja është që ka arritur sukses të mbetet faqebardhë.

Gazetari, të cilin e gjykuan për 4 vite e gjysmë dënim me burg për shkak të zbulimit të identitetit të një dëshmitari të mbrojtur, për emisionin “10 Minuta” thotë se ndihet i shqetësuar, por edhe krenar, sepse policia nuk arriti të krijojë frikë te përkrahësit e lirisë së fjalës.“U përpoqën ta varrosin gazetarinë, por unë jam i sigurt se mbetën njerëz të cilët do të ngrenë gazetarinë nga pika e vdekur dhe janë përgatitur në çdo aspekt”, thekson Kezharovski.

Ai shtoi se nuk do të heqë dorë nga gazetaria dhe se më e rëndësishmja për atë është se e ka ruajtur nderin e vet.“Unë dua t’i inkurajoj të gjithë kolegët e mi të cilët kanë pak frikë të qëndrojnë në anën e së vërtetës. Unë kam probleme me dhëmbët, me gjëndrën tiroide dhe me organet e brendshme, por më e rëndësishmja është se e ruajta të bardhë fytyrën time dhe se kolegët nuk më lanë vetë”, thotë Kezharovski.

Ai thotë se nuk do të tërhiqet nga gazetaria, se do të arrijë sukses dhe pastaj do të mendojë për tërheqje të mundshme.

Intervistoi: Aleksandra Smilevska

Dita e Luftës Revolucionare: Qytetarët të painformuar për domethënien

0

Përveç flamujve të ngritur, asgjë tjetër nuk tregon se në vend është festë. Përreth rrugëve kishte lëvizje të përditshme të qytetarëve që kishin dalë të shëtisin ose të kryejnë ndonjë punë.

Pjesa më e madhe e të anketuarve në Shkup nuk dinin diçka më shumë rreth rëndësisë së festës. Kryesisht kanë mendime të ndara.

Analisti Risto Nikovski mendon se asnjë vend në botë nuk ka një numër kaq të madh të festave shtetërore, ashtu siç ka Maqedonia.  Ai tha se kjo listë me pesëmbëdhjeta festa shtetërore duhet të pastrohet dhe të zgjedhen ato festa që janë më të rëndësishme për vendin tonë.

Nga ana tjetër, qytetarët të cilët respektojnë festën, janë të mendimit se ata duhen të frymëzohen dhe të ngrihet vetëdija tek ata, për festat të cilave në kohën e socializmit nuk iu është dhënë aspak rëndësi.

Ndërkohë, si edhe në festat e tjera, numri i madh i firmave private, shitoreve,  farmacive edhe sot punonin.

Gabriella Dimkoviq

 

Pas protestave të nxënësve, ministri Ademi premton vetëm debat

0

Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme do të vazhdojë protestat në rast se nuk ndodhin ndryshimet rreth testimit ekstern dhe modelit të maturës shtetërore.

Protestat u mbajtën dje dhe pardje në Shkup dhe Kumanovë , ku nxënësit e shkollave të mesme parashtruan kërkesat e tyre. Ata insistojnë që të jenë pjesë e përpilimit të modelit të ri për testimin ekstern dhe modelit të ri të matures shtetërore.

E ndërkohë, sot Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi  iu përgjigj Plenumit të nxënësve të shkollave të mesme dhe kërkesave të tyre. Ai deklaroi se tani për tani pritet të hapet debat gjithëpërfshirës për një koncept të ri të testimit ekstern.“Deri më tani ende nuk është hapur debat për vlerësimin ekstern flas për debat publik dhe po përpilohet një koncept i cili do të bazohet në kërkesat e deritanishme të palëve të tanguara dhe në momentin kur do të hapet debati do të kyqen të gjith apalët duke inkuadruar edhe nxënësit të cilët protestuan”, theksoi Ademi.

Koncepti i ri i testimit ekstern duhet të jetë i gatshëm për dy muaj, sepse në janar, për herë të parë maturantët do të përfshihen në testim.

Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme paralajmëroi se në rast se nuk do plotësohen kërkesat e tyre, protestat do të vazhdojnë gjatë tërë vitit shkollor, duke mos përjashtuar edhe ngritjen e tendave para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Zimer Jashari

"Ditët Austri – Maqedoni": Të rinjtë në qendër të debatit

0

Sot vazhdoi dita e dytë e projektit “Ditët Austri-Maqedoni”, qëllimi i të cilit  ishte thellimi i bashkëpunimit në mes dy shteteve.

Kryetari i Klubit Evropian “ALPBAH” Franc Fishler, deklaroi se po përpiqen që t’i bindin të rinjtë nga Maqedonia për të marrë pjesë në forumin, ku këtë vit morën pjesë 800 të rijnë nga 40 shtete. Numri i të rinjve nga Maqedonia të cilët jetojnë aktualisht në Austri, sipas Franz Fischler është rreth 20 mijë.

Sipas Adelina Markut nga Ministria për Punë të Jashtme, çështja e ikjes së trurit është problematikë në vete. “Duhet theksuar edhe kjo se në të njëjtin kurikulum ka hapësirë të madhe për të ashtuquajturën fushë të re të diplomacisë dhe ajo është diplomacia ekonomike dhe kur këto të dyja plotësojnë njëra tjetrën në teori janë shumë të suksesshme. Çështja e praktikës varet nga sistemi shtetëror” tha Marku.

Pishtar Lutfiu, kryetari i klubit  “ALPBACH” në Maqedoni, informoi se qëllimi i këtij projekti është  bashkëpunimi bilateral mes dy shteteve “Siç e dimë, Austria është një mbështetës mjaft i mirë i Maqedonisë edhe në rrafshin ndërkombëtar”, tha Lutfiu.

Në këtë forum ishte i pranishëm edhe ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi. Ai prezantoi  disa prej reformave në fushën e arsimit.

Zimer Jashari

 

 

 

Përsëri gaz lotsjellës në sallen e Kuvendit, një orë pauzë

0

Menjeherë pasi që Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka arritur në sallë të Kuvendit,deputetët e opozitës shkuan afër tij duke komunikuar me të dhe penguar fillimin e rregulltë të seancës.
Në ndërkohë deputetja nga AAk-ja Donika Kadaj-Bujupi lëshoi gazin lotsjellës duke pa mundësur mbajtjen e seancës./21Media

AAK: Ne kemi forcën e Argumentit, kurse pushteti ka vetëm Argumentin e forcës

0

Aleanca per Ardhmerine e Kosoves- AAK, permes nje kumtese per opinion lidhur me situaten e krijuar pasdite ne ambientet e Kuvendit te Kosoves, ka thene se “sot barikaduan Kuvendin për t’i burgosur deputetët dhe mund ta bëjnë, madje mund ta burgosin edhe krejt opozitën. Por, nuk mund të mposhtin forcën e argumentit tonë.

Jemi të vetëdijshëm për barrën e rëndë të përgjegjësisë në ketë proces jo të lehtë. Mirëpo, përkushtimi për të mos lejuar humbjen e tokës dhe humbjen e resurseve tona kombëtare na shtynë të vazhdojmë, pavarësisht sfidave dhe çmimit në rrugën tonë të drejtë.

Si deputetë, jemi betuar që do t’i shërbejmë vendit. Sot vendi po rrezikohet nga këto vendime. Prandaj, do të vazhdojmë të rezistojmë deri në tërheqjen e këtyre marrëveshjeve.

E therrasim kryeministrin që, ndërmjet interesave të Serbisë dhe kërkesave racionale të qytetarëve tanë, të përcaktohet për këtë të fundit dhe t’i hapë rrugë kthimit të normalitetit në vend dhe kuvend”, thuhet ne kumtesen e AAK-së.

Prishtinë: Gaz lotsjellës në Kuvend ende pa filluar seanca

0

Në këto momente në Kuvendin e Kosovës opozita ka lëshuar gazin lotsjellës në korridoret e Kuvendit të Kosoves. Siç raporton gazetari i RTV21 Kushtrim Kadriu, gaz lotsjellës në kabinetin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli ka hjedhur deputetja Donika Kada -Bujupi.

Era ndihet edhe në hollë të Kuvendit, ku janë të bllokuar mediat, megjithatë nuk dihet sigurt vendi se nga është duke ardhur era e gazit lotsjellës.

Pra, në ambientet e Kuvendit tash për tash eshte një situate e tensionuar./ 21 Media

Avokati i Popullit: Të mos pengohet e drejta për të protestuar!

0

Në lidhje me informacionin se ndaj gjimnazistëve po ushtrohet presion dhe kërcënime për të mos dalë në protesta lidhur me testimin ekstern, Avokati i Popullit apelon që nxënësit të mos pengohen në të drejtën e tyre për shprehje paqësore të pakënaqësisë, përkatësisht të drejtën e lirisë së mendimit dhe lirinë e shprehjes në lidhje me të gjitha çështjet që prekin fëmijët dhe të rinjtë, në përputhje me ligjet dhe dokumentet ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti.

Avokati i Popullit thekson se shprehja paqësore e protestës është e drejtë e garantuar me kushtetutë, duke këshilluar që të dëgjohet mendimi i nxënësve për reformën e arsimit përmes dialogut të drejtpërdrejtë, për shkak se ata janë të prekur drejtpërdrejt nga ndryshimet në procesin mësimor dhe edukativ, që nga ana tjetër ndikon në zhvillimin e tyre dhe ndërtimin e personalitetit të tyre.

Së paku 42 persona e humbën jetën gjatë ndeshjes së kamionit dhe autobusit në Francë

0

Së paku 42 persona e humbën jetën gjatë ndeshjes së drejtpërdrejtë mes një kamioni dhe një autobusi në juglindje të Francës, në Lilburn, në rajonin Zhirond.

Në fatkeqësi, sipas të dhënave më të reja, janë tetë të mbijetuar, prej të cilëve pesë me lëndime më të lehta. Viktimat janë udhëtarë të autobusit dhe shoferët e kamionit dhe autobusit.

Ekipet e shpëtimit ndodhen në terren.

Kjo është ndër fatkeqësitë më të rënda në 30 vitet e fundit në Francë.