Kezharovski në "10 minuta": U përpoqën ta varrosin gazetarinë!

TË FUNDIT

Gazetari Tomisllav Kezharovski deklaroi për emisionin “10 Minuta” se gazetaria do të ngrihet nga pika e vdekur dhe se më e rëndësishmja është që ka arritur sukses të mbetet faqebardhë.

Gazetari, të cilin e gjykuan për 4 vite e gjysmë dënim me burg për shkak të zbulimit të identitetit të një dëshmitari të mbrojtur, për emisionin “10 Minuta” thotë se ndihet i shqetësuar, por edhe krenar, sepse policia nuk arriti të krijojë frikë te përkrahësit e lirisë së fjalës.“U përpoqën ta varrosin gazetarinë, por unë jam i sigurt se mbetën njerëz të cilët do të ngrenë gazetarinë nga pika e vdekur dhe janë përgatitur në çdo aspekt”, thekson Kezharovski.

Ai shtoi se nuk do të heqë dorë nga gazetaria dhe se më e rëndësishmja për atë është se e ka ruajtur nderin e vet.“Unë dua t’i inkurajoj të gjithë kolegët e mi të cilët kanë pak frikë të qëndrojnë në anën e së vërtetës. Unë kam probleme me dhëmbët, me gjëndrën tiroide dhe me organet e brendshme, por më e rëndësishmja është se e ruajta të bardhë fytyrën time dhe se kolegët nuk më lanë vetë”, thotë Kezharovski.

Ai thotë se nuk do të tërhiqet nga gazetaria, se do të arrijë sukses dhe pastaj do të mendojë për tërheqje të mundshme.

Intervistoi: Aleksandra Smilevska