Liderë të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit do të diskutojnë në lidhje me mbështetjen e krijimit të një operacioni të ri të kontrollit kufitar në kufirin e Greqisë me Maqedoninë dhe me Shqipërinë, njoftojnë nga agjencia e lajmeve DPA, duke u thirrur në projekt-rezolutën e përgatitur për bisedimet në Bruksel.
Operacioni i ri i agjencisë kufitare “Fronteks” do ta vendosë theksin në kontrollin e personave që e lëshojnë vendin, si edhe në regjistrimin e refugjatëve dhe të emigrantëve, të cilët akoma nuk janë të regjistruar në Greqi.
I njëjti dokument parashikon se 400 kufitarë, deri të mërkurën, mund të dërgohen në Slloveni, nëse vendi vendos ta shfrytëzojë mekanizmin e “Fronteksit”, për dërgim imediat të ekipeve.
Liderët që do të mblidhen në Bruksel, duhet të miratojnë se “politika e lënies së refugjatëve vendeve fqinje është e papranueshme”, theksohet në projekt-rezolutë.
Ka ende kohë që dokumenti të ndryshojë, para takimit të nesërm, njoftojnë nga agjencia e lajmeve DPA.
Ndërkohë, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni kanë hyrë 2370 refugjatë, numri më i madh prej tyre nga Siria.
