Liderët e katër partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos sonte në mesnatë do të vazhdojnë bisedimet për zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos, informon agjencia e lajmeve MIA.
Bisedimet e liderëve do të vazhdojnë, pasi para disa ditëve me ndërmjetësimin e eurokomisarit Johanes Han, nuk u arrit marrëveshja për çështjet e hapura. Eksperti belg, Pitër Vanhaute ditëve të fundit ka pasur takime të veçanta me përfaqësuesit e partive politike të cilët janë pjesë e grupeve punuese për zbatimin e pikave të marrëveshjes.
Vanhaute në takimin me gazetarët theksoi se nëse deri në fillim të nëntorit, nuk formohet KSHZ dhe nuk realizohet Ligji për prokurorin special, do të vihet në pikëpyetje vlefshmëria e marrëveshjes dhe mbajtjes së zgjedhjeve.
