Stavreski: 100 milionë euro linja kreditore për kompanitë vendore

TË FUNDIT

Qeveria e Maqedonisë ka paralajmëruar 100 milion euro në vit për të ndihmuar kompanitë vendore përmes linjave kreditore të Bankës Maqedonase për Mbështetje të Zhvillimit, fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik dhe programeve për vetëpunësim.

Ministri i Financave, Zoran Stavreski theksoi se bëhet fjalë për linjën më të madhe të plasuar në vend gjatë viteve të fundit. Sipas tij, më parë nga kjo linjë e tillë kreditore janë shfrytëzuar 319 milion euro nga ana e 1583 kompanive të vogla dhe të mesme në Maqedoni, me ç’rast janë punësuar mbi 6400 veta.

Nëpërmjet fondeve të siguruara do të përkrahen dhe subvencionohen projekte të ndryshme në bujqësi, ndërtimtari, punësime të reja përmes Agjencisë për Punësim. Një pjesë e madhe e fondeve do të dedikohen për projektet për vetëpunësim. Ky program parasheh tërheqjen e kredisë prej 3 mijë deri në 5 mijë euro varësisht nga veprimtaria e biznesit.