Para pak në Qeveri mbaroi takimi i befasishëm i korit diplomatik me kryeministrin Gruevski.
“Ishim këtu për t’ia prezantuar pozitat tona Qeverisë. Nuk kemi deklaratë të veçantë sonte, ishte takim vetëm për të përçuar mesazhin e urgjencës së çështjes dhe të gjetjes së zgjidhjes. Do t’ju informojmë në të ardhmen, varësisht nga takimi i liderëve”, tha ambasadori italian Beleli për Nova TV.
Mes disa abasadorëve që vizituan Qeverinë vonë në mbrëmje ishte edhe përfaqësuesi i BE në vend, Aivo Orav.
Për në mesnatë është paralajmëruar takim i liderëve të ‘katërshes’ të liderëve partiakë, të cilët do të tentojnë të zgjidhin ngërçin e negociatave për zbatimin e marrëveshjes së Przhinos.
