Ndahen çmimet "23 tetori", festa pa praninë e opozitës

TË FUNDIT

Dita e luftës revolucionare të Maqedonisë kaloi pa praninë e opozitës. Në parkun “Gruaja luftëtare”, shënimi i festës kaloi në praninë e qytetarëve, të shoqatave – përkrahëse të VMRO-së.

Në krye të delegacionit qeveritar ishte zëvendëskryeministri dhe ministri i financave, Zoran Stavreski. Në delegacionin e qytetit të Shkupit, në krye të të cilit ishte prefekti Koce Trajanovski, nuk kishte përfaqësues nga LSDM-ja, kurse e njejta gjë ndodhi edhe me përbërjen e delegacionit të Kuvendit. Morën pjesë edhe delegacione nga kabineti i kryetarit të shtetit, delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së, si dhe ambasadori i Federatës Ruse.

Nga partia më e madhe opozitare thonë se dita e sotme nuk është festë shtetërore. Zëdhënësi i partisë, Petre Shillegov, thotë se VMRO DPMNE e keqpërdor festën për nevojat e partisë. Siç tha Shilegovi, ky hap i kontribuon ndarjes në vendin tonë. Sipas tij, kjo paraqet keqpërdorim klasik të shtetit për promovim të partisë. Me projektin “E vërteta për Maqedoninë”, siç theksoi Shilegovi, u tregua dhe dëshmua se për VMRO DPMNE-në, shteti dhe partia janë një. U shënua edhe dhënia e çmimit “23 tetori”.

Me ketë rast, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u dhanë çmimet për më të suksesshmit në fushën e kulturës dhe artit, shkencës dhe të arsimit. Çmimin shtetëror “23 tetori” e morën edhe artisti Stefan Haxhi Nikollov, shkrimtari Fejzi Bojku dhe kritiku letrar, gazetar dhe publicist, Kostadin Kostadinovski.“Kjo paraqet përfundim të valorizimit dhe verifikimit të arritjeve tona krijuese në 4-5 dekadat e fundit. Kultura paraqet pasqyrën dhe krenarinë e një kombi”, tha Kostadinovski.

Akademikja Vera Bitrakova Grozdanova theksoi se çdo gjë që është arritur deri sot, duhet të avancohet dhe, në kohën më të re të merret pjesë në gara të barabarta me të gjithë. Duke dërguar mesazhin e një personi, siç tha, shumë të edukuar, Bitrakova theksoi se në kohën moderne duhet të përpiqemi që të pushtetshmit t’i dëgjojnë më shumë të arsimuarit.

Vesna Jaqimovska