VMRO-DPMNE përmes një komunikate i është kundërpërgjigjur LSDM-së, se nuk ka ikje nga zgjedhjet dhe ballafaqimi me qytetarët.
Kjo parti thekson se ka bërë përpjekje dhe investime të mëdha për vendin për të marrë rekomandimin për anëtarësim në BE dhe se kjo sipas tyre ishte suksesi më i madh për të gjithë qytetarët dhe Maqedoninë.
VMRO-DPMNE gjithashtu nënvizon se është e qartë se sa dhemb kur dikush përpiqet të rrënojë të gjitha arritjet, për të përfituar përfitime të vogla personale dhe politike.
Sipas kësaj partie, në krye të prioriteteve të tyre gjithmonë kanë qenë interesat e Republikës së Maqedonisë dhe të qytetarëve të saj, dhe se siç thuhet LSDM nuk ndjenë asnjë përgjegjësi , as edhe në këtë ditë të shenjtë për të gjithë maqedonasit, por edhe për rekomandimin dhe të gjitha të arriturat gjatë 10 viteve të kaluara.
Në komunikatë më tej thuhet se LSDM përmes njerëzve të saj të parë mund të vazhdojë të plasojë tezat për kryeministër shqiptar apo për gjuhën shqipe për të gjithë fëmijët që nga çerdhet, por sipas tyre, kjo nuk do të kalojë.
VMRO-DPMNE në fund thekson se nuk do të kalojnë këto nënçmime dhe se LSDM në prill duhet të përballet me qytetarët dhe të dëgjojë përgjigjen e tyre.
