Ambasadori italian Beleli: BE nuk heq dorë nga Maqedonia

TË FUNDIT

Presion do të bëhet derisa nuk arrihet marrëveshje midis partive politike. Ky është qëndrimi i ambasadorit të Italisë në Maqedoni, Ernesto Masimo Beleli. Ai deklaroi sot se përveç faktit që katër hisedarët e procesit, tejkaluan afatin kohor për ta zbatuar paktin, dhe nuk arritën të merren vesh për pjesën më të madhe të çështjeve, vendet e Bashkimit Evropian nuk do të heqin dorë nga ideja që Maqedonia është pjesë e familjes evropiane.

Katër partitë politike nënshkruese të marrëveshjes për nxjerrjen e shtetit nga kriza politike, nuk kanë arritur që deri më 20 tetor, t’i përmbahen planit të veprimit. Për këtë gjë euro-komisari Johanes Han u shpreh i zhgënjyer, mirëpo ndërmjetësi evropian Peter Vanhaute po vazhdon negociatat. Vanhojte shtoi se në qoftë se nuk arrihet kompromis midis partive, përgjigja apo ndëshkimi i Bashkimin Evropian dhe Amerikës, do të jetë rigoroze. Ai madje nuk e përjashtoi as mundësinë që të aplikohet përfshirja e mosbashkëpunuesve në listë të zezë apo edhe bllokimi i xhirollogarive të tyre.

Aleksandra Smilevska