Në qoftë se gjatë ditëve të ardhshme nuk gjendet zgjidhje për marrëveshjen e Përzhinos, është e mundur të thellohet kriza me skenarë për destabilizim, konsideron analisti Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”. Që të mos arrihet deri te ato, në rast më të keq si në Bjellorusi, nga Instituti kanë dërguar letër të hapur deri te liderët e 4 partive politike, ku kërkojnë të vetëdijesohen dhe të arrijnë marrëveshje të përbashkët.
Se deputetët nuk i ndryshojnë argumentet dhe nuk heqin dorë nga qëndrimi, i cili, në pjesë më të madhe është qëndrim politik, ka treguar edhe hulumtimi i zbatuar me projektin “Parlamenti nën thjerrëz”. Ata vijnë me pozita “të betonuara” dhe nuk tregojnë se janë përgatitur t’i pranojnë argumentet e palës tjetër, tregon ky studim. Jovan Bliznakovski nga Instituti për Demokraci tha se edhe të dhënat për argumentimin në fjalimet janë dëshpëruese. Ata propozojnë disa ndryshime për përkufizimin e kohëzgjatjes së diskutimeve.
Deputetja Sollza Grçeva thotë se në shumë raste, në vend që të diskutohet mbi ligjet, diskutohet rreth ngjarjeve politike ditore. Këtë e bëjnë edhe pushteti edhe opozita, shtoi ajo.
Nga Instituti për Demokraci theksuan se kjo ka qenë periudhë atipike në punën e parlamentit, duke pasur parasysh se koalicioni më i madh opozitar e bojkotoi punën e tij. Të dhënat më përfshirëse priten nga hulumtimi për vitin e ardhshëm.
Gabriella Dimkoviq
